Bahar: I preferuari im tek Ezeli..

Intervista - - FAQE 1 -

Sedef Avxhi është një modele dhe aktore turke 35 vjeçare. Ajo Elite Model Look Turkey në vitin 1997 dhe ka përfaqësuar Turqinë në Mis Univers 2001. Deri tani pesë telenovela, ku më të rëndësishmet janë “Meneksheja dhe Halili” në rolin e protagonistes dhe si edhe atë të Baharit në telenovelën Ezel. Ajo është martuar me aktorin dhe modelin Kivanç Kasabali, me të cilin ka një djalë. Në intervistën e mëposhtme aktorja rrëfen për pjesëmarrjen në dhe “Bedel”, martesën dhe ndryshimet që ndodhën në jetën e saj pas lindjes së djalit.

- Ju keni diplomuar në universitetin e Kocaelit për Bëtë kurse speciale?

- Pasi mbarova universitetin bëra kurse me aktoren Ipek Bilgin (Meliha, mamaja e Ezelit) me të cilën më pas punova tek Ezeli dhe Meneksheja. Kam bërë edhe kurse trajnimi me mësues të ardhur nga jashtë.

- Me cilët nga aktorët e huaj do të donit të punonit?

- Meril Strip. Sigurisht, është një ëndërr e guximshme, por është aktorja që preferoj. Ndër burrat do të më pëlqente Xhad Lo.

- Kohët e fundit keni qenë e ngarkuar. Si ndjeheni?

- Vazhdojmë me xhirimet e pret një fëmijë që ka nevojë për vëmendjen time. Mund të them se ditët e mia janë të mbushura plot. - Si ndjeheni në rolin e nënës? - Shumë mirë, është një detyrim sa i lodhshëm, aq edhe i bukur, nga i cili nuk heq dot dorë. Mund të them që është një përgjegjësi goxha e madhe.

- Si arrini të ekuilibroni rolin e aktores, nënës, gruas, amvisës?

- Mundohem që t’i bëj të gjitha sa më mirë. Sigurisht, nuk mund t’i bëj të gjitha njëlloj, por këto janë marrë parasysh kur kam pranuar të punoj si aktore. Më duhet të kaloj kohë edhe më Xhanin (djali). Jam e lodhur, por të paktën mund të jem vetvetja dhe e lumtur, kështu që s’e kam shumë problem.

një histori zbavitëse?

- Është një komedi romantike. Ne luajmë rolin e disa terapistëve marëdhëniesh për pacientë të seksit të kundërt. Ne takohemi me njëri-tjetrin nëpërmjet pacientëve tanë dhe biem në dashuri. Jemi zbavitur shumë gjatë xhirimeve.

- Mendon se funksionon koncepti i doktorëve të dashurisë siç i quajnë njerëzit këta lloj terapistësh?

- Doktor dashurie është një koncept që nuk njihet shumë në Turqi, njerëzit këtu i njohin më shumë me emrin terapistë marëdhëniesh. Nganjëherë njerëzit shkëmbejnë mendime me një shok, ose shkojnë tek terapisti për të gjetur mbështetje. Nuk di të them nëse funksionojnë, se nuk i kam provuar vetë.

- Jeni ju një doktoreshë dashurie për shokët tuaj?

- Jo, nuk jam. Në fund të fundit secili e di më mirë lidhjen që ka. Unë i dëgjoj, mundohem t’i ndihmoj, por pastaj secili bën atë që do. Ja pse nuk më pëlqen t’i fus shumë hundët në lidhjen e tjetrit.

- Ju vetë jeni martuar mjaft e re, 23 vjeç. Ishit e dashuruar?

- Po. Unë isha kundër faktit që të martohesha e re dhe pastaj takova Kivançin në moshën 19 vjeçare. Ne kemi plot 16 vjet - uam të jetojmë në një shtëpi, por asgjë nuk ndryshoi në jetën tonë. Ne ishim si një trup i vetëm, i bënim gjërat bashkë dhe kjo është diçka e çmuar. Martesa jonë është bazuar tek respekti, mirëkuptimi dhe dashuria, prandaj e ndjej veten me fat. Ne nuk e pengojmë tjetrin të bëjë atë që do. Po të më pyesnin nëse do të martohesha po të mos kisha njohur Kivançin, përgjigjja do të ishte “jo”.

- Si kanë qenë komentet për

- Komentet kanë pozitive deri tani. Më pëlqen roli im, pasi deri tani kam luajtur role vajzash modeste, pak naive mund të thuash, ndërsa në këtë komedi romantike luaj rolin e një vajze të zgjuar, që i sjell djemtë vërdallë.

preferoni kur shkoni në ndonjë festë?

- Ëzgyr Masur është një miku im i ngushtë dhe nganjëherë nuk kam kohë as t’i provoj fustanet. Thjesht i them “Kam një ftesë të tillë” dhe ai gjen atë që më duhet, pasi i di masat e mia. Në jetën private vishem shumë sportive.

- Gjeni kohë për t’u kujdesur për lëkurën?

- Unë bëj grim gjashtë ditë në javë, për shkak të xhirimeve dhe kam një lëkurë shumë të ndjeshme. Kur jam e stresuar ajo enjtet dhe rripet, kështu që duhet të kushtoj shumë vëmendje për të. Bile përpiqem ta pastroj mes dy xhirimeve.

- Cili ka qenë udhëtimi juaj i fundit?

- Shkuam në Selanik me Kivançin. Të dyve na pëlqen Greqia, na pëlqen energjia dhe njerëzit.

- Çfarë kishit dëshirë bëheshit kur ishit e vogël?

- Më pëlqente piktura dhe baleti. Kur isha e vogël, ime më më çonte në recitalet dhe shfaqjet që jepeshin në Qendrën Kulturore Ataturk të Stambollit. Im atë sillte nga jashtë regjistrime të Shopenit, Bahut dhe unë i vija ato në shtëpi, vishja rrobat e baletit dhe kërceja. ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha balerinë.

- Nga jashtë ju dukeni si naive. Jeni vërtet e tillë?

- Varet nga personi me të cilin kam të bëj (qesh). Nuk di ta them, por nuk i fsheh kurrë ndjenjat e mia. Ato janë të hapura dhe jam gjithashtu bujare me njerëzit që dua.

- Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për ju nga modele të bëheshit aktore, apo jo?

- Keni të drejtë, nuk ka qenë role të vogla dhe gjithmonë kisha pengesa, por dalëngadalë kjo ndryshoi.

- Ju ka marrë malli për modelimin?

- Më ka marrë malli për atë periudhë. Ne ishim një grup i mirë, u rritëm së bashku. Mendo çfarë zbavitjeje është të punosh me të njerëzit që do. Pastaj ke shansin të vizitosh botën dhe të provosh eksperienca të reja, si edhe t’ia kalosh mirë. Periudha e modelimit është plot me kujtime të bukura dhe miqësira për mua.

- Nëse ju pëlqen skenari, do të pranonit edhe një rol dytësor që mendoni se ju përshtatet dhe të merrni pjesë në atë projekt pa hezitim? Apo kërkoni vetëm role protagonisteje?

- Me siguri do ta pranoja. Unë pëlqen një rol dhe mendoj se ai do të hapë dyer të reja për mua, nuk ka rëndësi nëse është kryesor, apo jo.

- Përveç komedive romantike ju keni marrë pjesë edhe në seriale dramatike, si “Meneksheja dhe Halili” dhe “Ezel”. Cili lloj roli ju pëlqen më shumë?

- Dy llojet e roleve janë të ndryshme nga njëri-tjetri, por më pëlqejnë që të dy. Në komeditë romantike që po luaj tani mund të qesh, pasi në dy serialet e mëparshme vetëm kam qarë. Mua më pëlqen të luaj role të ndryshëm.

- Është e vërtetë se tek Ezeli ju kishit shumë skena me qarje. Përdornit sprei për lotët në këto skena?

- Jo, thjesht sillja nëpër mend diçka që më ka bërë të qaj në të shkuarën, që më ka ngjallur emocione, por nuk mund t’i them, pasi janë gjëra private. Mund të them se kam pasur goxha vuajtje në jetë.

- Ekziston xhelozi mes teje dhe Xhansu Deresë (Ejshan)?

- Jo, nuk ka pasur kurrë xhelozi mes nesh. Ne jemi krejt ndryshe nga rolet që luajmë. Unë personalisht nuk ndjej fare xhelozi dhe e di që as Xhansuja nuk është njeri i tillë.

- Cili është personazhi i preferuar tek Ezeli?

- Aliu (Kerpeten). Ai është i pamëshirshëm dhe vret njerëz, por me Baharin ai kthehet në një fëmijë dhe shfaq gjithë emocionet e tij të fshehura.

- Mendoni se tani ndjeheni dhe shpreheni ndryshe nga më parë?

- Po, sidomos pasi u bëra nënë, e mia, prioritetet dhe objektivat ndryshuan krejtësisht. Tani ndjehem më e pjekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.