Patrik Sadikaj: Pse s’ka asgjë të keqe një qeveri PS-PD

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:-Patrik, vitin e fundit ju kemi parë që keni bërë lëvizje të shumta nga një televizion në tjetrin pse ka ndodhur kjo?

Patrik Sadikaj:- Në fakt u bënë 10 vite që nuk i ndahem Ora News. Nuk po e quaj lëvizje eksperiencën në Channel One që është pjesë e Ora Neës dhe unë kam qenë themelues i këtij Televizioni. Ora News mbushi 10 vjet dhe unë bashkë me të, pavarësisht punës që bëj në të, herë me lajmet herë me emisionet pak rëndësi ka, herë them mirëmbrëma nga Ora News e herë mirmëngjes, po nga Ora News.

- Mendoni të ndryshoni më programacion apo keni vendosur të qëndroni aty ku jeni për një kohë të gjatë?

-Unë jam nisur për rrugë të gjatë. Të shohim se deri ku arrin kjo rrugë e nisur. Nuk dua të bëj parashikime se zakonisht nuk më dalin. Unë uroj që po.

-Ne ju kemi parë prezent edhe në çadrën e protestës si do na e argumentonit që zgjati për rreth 3 muaj dhe mbaroi me një takim?

-Në çadër kam qenë i ftuar nga kryetari i PD-së dhe fola me shumë kënaqësi me qytetarët. Unë besoj se si gazetar por edhe si qytetar duhet të luajmë rolin tonë për lirinë e votës që është themeli demokra- cisë. Në krye të tre muajve liderët politikë mendoj se bënë gjënë e duhur. Vetëm në luftë të gjitha, në paqe ë të gjithë barabar dhe besoj se kështu ndodhi. Marrëveshje ideale nuk ka, por Rama e Basha i dhanë qetësinë zgjedhjeve.

-Mendon se do ketë koalicion PD-PS pas zgjedhjeve të 25 qershorit?

-Nuk di ta them nëse do ketë apo jo por ama uroj të ketë. Ne jemi shumë pak për të vrarë njëri-tjetrin për politikë. Ndaj një qeverisje PD-PS nuk sjell asnjë të keqe, madje besoj se do ishte rruga e duhur për ti dalë në fund tunelit të gjatë të tranzicionit. Gjermanët nuk kanë parë të keqe nga bashkëqeverisja e tillë apo jo? Unë them se ka ardhur koha që politikanët të punojnë sëbashku për këtë vend. Kështu shkojmë shpejt dhe në BE.

-Të ndahemi një moment nga politika dhe ti drejtohemi karrierës tuaj si gazetar kur nisi ajo dhe si?

-Ka që në tetor 1996. Një ditë ende me diell dhe e kujtoj si tani. Puna ime e parë ka qenë 21 vite më parë në Radio Tirana se në atë kohë ishte preferenca e studentëve të gazetarisë sepse mediat private ishin pak në atë kohë. Dita e parë mbahet mend kollaj por une e kujtoj mirë se si më i vogli që isha gjënë e parë që mësova në atë godinë gjigande ishte lokali ku bleva byrekë dhe dhallë për gjithë redaksinë. Kohë e bukur vërtet. Dita e dytë ishte edhe më optimiste, pasi kur lexova kronikën e parë Zamira Koleci që ishte drejtoreshë e Radios më vërviti një bobinë me shirit kokës duke më porositur: Mëso të lexosh mirë, malok. Kuptohej e kishte fjalën për dialektin.

- sionin e gazetarit në ditët e sotme?

-Më vjen keq ta them por sot të qënurit gazetar nuk është më një privilegj. Është kthyer në një punë me mërzitje për fat të keq. Ne po ecim pas në profesionalizmin tonë në gazetari dhe ndryshe nga koha kur e kam nisur jemi më pak të pavarur.

- Cili ka qenë momenti më i sikletshëm për ju gjatë një transmetimi direkt?

-Transmetimet direkte janë gjithnjë të vështira, por ka momente që gjendesh vërtet në siklet. Nuk është se kam pasur situata që të jem vënë në siklet se transmetimi direkt më duket si lëkurë e dytë dhe arrij të dal nga çdo situatë. Një që më kujtohet është në zgjedhjet e 2011 për bashkinë e Tiranës ku më është dashur të transmetoj pa ndërprerje shumë orë. Sapo dola nga studio diku pas mesnatës në njësinë 5 ia behu ambasadori amerikan Arvizu dhe kam nisur të ë nga oborri i TV ku djemtë e regjisë më sollën mikrofonin, pastaj nga korridori duke mos parë çfarë ndodhte në qëndrën e numërimit të votave.

- Ekrani ka qenë synimi juaj gjithmonë?

-Jo nuk ka qenë synimi im kryesor. Pra nuk kam qënë ekran o rashë e vdiqa. Kam punuar shumë vite në gazetë por edhe në TV pa dalë në ekran. Ekrani erdhi natyrshëm me pjekjen time si gazetar. Në ekran nuk del për sytë e bukur por për atë që di të transmetosh te publiku.

- Cili ka qenë modeli që keni ndjekur për të qenë ky që jeni sot?

-Nuk kam pasur një model të paktën për ekranin. Kam dashur të jem Patriku dhe askush tjetër që nuk mund të isha. Pra mendoj se në gazetari të jesh vetja është shumë e rëndësishme dhe modelet duhet të jetë vetëm një shtysë për të ecur përpara.

- Sa i kënaqur jeni me veten për arritjet që keni bërë deri tani?

-Nuk jam modest, por them se kam bërë shumë pak. Le të themi se jam

30 përqind i kënaqur me atë që kam bërë. Tani duhet të bëj edhe 79 përqind të tjerat qe mbeten.

- tin tuaj të emisionit të mëngjesit, duke qenë se bazohet tek hallet e pupullit dhe ju jeni mjaft aktiv për t’i ndihmuar me një zgjidhje?

-Unë preferoj ta quaj një këmbanë të fortë alarmi që shteti të bëjë detyrën ndaj qytetarëve të vet. Nuk e bën pothuajse kurrë dhe kjo ëahtë ëe një vend që do të bëhet vend i BE. Ndaj unë luftoj me shpirt që zëri i qytetarëve dhe i imi të buçasë fort tek ata që duhet të bëjnë detyrën. Të zbatojnë ligjin dhe të mos i marrin pa bërë asnjë punë taksat tona. Meqë është në mëngjes: po e quaj këmbana që zgjon ndërgjegjen e shtetit.

- Është thënë që emisioni juaj është një version modern i emisionit të gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha, por ju vetë ç’mendim keni?

-Më vjen mirë nëse dikush e thotë këtë. Ka qënë krejt spontan ky program dhe sigurisht pa asnjë qëllim për të rivalizuar një ikonë të mëngjesit si Bashkim Hoxha. Unë mundohem të jem real me qyetarët dhe preferoj të lexoj pak ndryshe gazetat. Nganjëherë kam krijuar pakënaqësi tek botuesit e shtypit por them se duhet të kuptojnë pak humorin dhe ata.

- Nëse do ju kërkonim të na e përshkruanit ditën tuaj të parë në profesionin tuaj si gazetar si do ishte ai përshkrim?

-Do ta them me një fjali: një pikë uji në oqean. Dita e parë e vërtetë në terren ka qënë një kronikë në sindikatën e transportit dhe ende me dridhen këmbët kur e kujtoj se sa vështirë e pata ta gjeja zyrën e kësaj sindikate. Sot është kollaj se është gjithcka online dhe informacioni të bie ballit.

-Nëse do ju duhej të falenderonit dikë për arritjet tuaja cili person do ishte?

-Nuk dua të jem fasadist e të them siç e do zakoni që familja, miqtë etj. ishin ata që më bënë të jem ky që jam sot. Ata e kanë rolin e tyre, por ama mund të them se ky që jam sot jam edhe prej shtytjes së madhe të Zamira Kolecit në Radio Tirana. Pastaj të gjithë ngapak më kanë dhënë nga një të shtyrë. Të shtyrën më të madhe ia kam dhënë vetes.

- Të ka ardhur ndonjëherë ndonjë propozim që eksperiencën tuaj ta shpalosni edhe jashtë Shqipërisë?

-Ka pasur, por nuk i kam dëgjuar asnjëherë. Kam ecur me moton: më mirë i pari i katundit sesa i fundit i qytetit.

- Që të zhvillosh një intervistë ose bisedë me një personazh mendon se duhet ta njohësh deri diku jetën e tij?

-Varet nga lloji i intervistës. Unë kam intervistuar shumë njerëz dhe shumica politikanë kështu që më është dashur të politik dhe profesional. Por nëse merr në intervistë një personazh për jeten e tij do ishte e pamundur nëse nuk di asgjë për të.

- Kë do quanit si momentin më të veçantë nga karriera juaj gazetareske?

-Kam disa të them të drejtën. Transmetimet maratonë të zgjedhjeve kanë qënë padyshim unike. Në 2011 kam transmetuar 99 orë live dhe tani kur e mendoj pyes veten si ia kam arritur. Mbaj mend që kam numëruar gjithë votar e njësisë 5 në Tiranë. Një tjetër moment është intervista me Pirro Baren. Nuk të ndodh shpesh të intervistosh dikë që ër tu vrarë.

- Kë nga të ftuarit do e vinit në listën e njerëzve që ju kanë bërë të ndiheni tepër në siklet dhe ju ka bërë për “ujë të ftohtë”?

-Ata që më kanë vënë në siklet padyshim që janë politikanët injorantë. Për fat të keq kemi shumë. Imagjinoni të bëni direkt intervistë 30 minuta me dikë që nuk ka as nivelin e një fë

- Çfarë këshille do i jepnit të gjithë atyre që duan të bëhen gazetarë/e?

-Të mos bëjnë kurrë kompromis me të vertetën. Nëse e bëjnë nuk janë më gazetarë

- Ndonjë merak për në fund të intervistës?

-Asgjë, vetëm dua të shpreh kënaqësinë për këtë intervistë në këtë gazetë që duke qënë gjithmonë e vërtëtë ka mbijetuar në këtë treg të vdekur të shtypit të vetvrarë shqiptar. Faleminderi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.