Burim Kukeli: Kur do bëjmë kthesën?

Intervista - - FAQE 1 -

Është sakrifkuar dhe vazhdon të Mesfushori i kthyer në mbrojtës nga trajneri De Biazi rrëfen se nuk e ka problem këtë pjesë dhe për Kombëtaren do të luajë edhe portier nëse i kërkohet. I urtë, fjalëpak dhe me një pozivitet që e karakterizon, ai “zhgënjen” paksa tifozët shqiptarë kur e thotë hapur se nuk ka shanse për kua ë fakt kjo, një e vërtetë e pakundërshtueshme. Gabimin me Luksemburgin nuk e konsideron shumë të madh, ndërsa ndeshja me Izraelin është “për jetë a vdekje”.

Eraldo Harlicaj : -Përshëndetje Burim, si po shkon grumbullimi?

Burim Kukeli: - Përshëndet- je, në aspektin e harmonisë brenda grupit është gjithçka përfekte, ndërsa për rezultate, ndeshja ndaj Luksemburgut na la të gjithëve të zhgënjyer.

- E thoni harmoninë se duhet thënë, apo është realisht? - Nuk po ju kuptoj. - Një ndër gjërat që i mungon kësaj kombëtareje tani, mendohet se është harmonia…

- Jo, jo absolutisht. Jeni i gabuar.

- Atëherë si shpjegohen të gjithë këto përplasje të lojtarëve me trajnerin?

- Në çdo familje ka probleme, nuk është e thjeshtë të administrosh kaq shumë lojtarë dhe me karaktere kaq të ndryshme. Mendoj se do të ketë ndonjë problem, por e përgjithshmja është shumë pozitive dhe kjo na gëzon.

ër rastin Xhaka, apo Kaçe?

- Ndoshta fola më shumë se duhet. Po ë përgjithësi, nuk më takon mua të gjykoj veprimet e njërit apo tjetrit.

- Në mes të gjithë këtyre situatave, vjen edhe humbja me Luksemburgun…

- Ishte një humbje e papritur, por më mirë në miqësore se në ndeshje elimintarore. Nuk duhet ta dramatizojmë shumë, pasi trajneri provoi shumë skema, disa i dolën, disa jo. Ndeshje miqësore ishte, prandaj më mirë që na ndodhi përpara Izraelit.

- Takim miqësor, por tashmë kemi 5 humbje radhazi…

- Rezultatet i kemi pasur të këqija dhe jemi të vetdishëm për këtë gjë. Kemi përjetuar humbje të vështira dhe që na kanë djegur shumë, si ajo ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”.

- Ndeshjen e radhës me Izraelin, çfare rezultati prisni?

- ës ndaj Izraelit është ndeshja jonë. Duhet të bëjmë kthesën dhe t’i tregojmë të gjithëve se këto rezultate kanë qenë një rastësi. Kam besim te ky grup lojtarësh dhe jam i sigurt se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje dhe të rikthehemi brenda objektivave tonë.

- Kush janë objektivat e kombëtares për momentin?

- Duam të kapim vendin e tretë që është krejtësisht i mundshëm dhe duhet të mposhtim Izraelin për këtë. Pastaj të mendojmë për më lart, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.

- Mbase arritja e “Euro 2016” na bëri të ë më shumë se sa duhet?

- Mendoj se pari një farë euforie që ë në shpalljen e objektivave. Dëgjoja njerëzit që kë ë botëror kur ke në grup Spanjën dhe Italinë.

-A është e vërtetë që futbollistët s’kanë motivim?

- Nuk është aspak e vërtetë. Të luash përballë ekipve të tilla si Spanja dhe Italia vetvetiu është motivim në vete. Prandaj besoj se është një mundësi e mirë për të gjithë.

- Keni problem që De Biazi ju ka pozicionuar në mbrojtje?

- Jo aspak, pasi trajneri ka mendimin e tij dhe unë e respektoj. Nuk e kam problem edhe sikur të luaj portier për ekipin kombëtar.

- Keni pasur disa pasiguri në ndeshjet e fundit…

- Shkaku i pozicionit të ri, por e them që s’e kam problem. Mundohem të bëj më të mirën në çdo pozicion që më caktohet nga trajneri.

- Për të kaluar te karriera me Zyrihun, jeni ngjitur përsëri në Superligë…

- Po kemi bërë një sezon të mirë dhe arritëm të kthehemi aty ku na takon.

Ka qenë një sezon i vështirë, pasi Zyrihu është një ekip me shumë traditë dhe i rëndësishëm në Zvicër.

- Do të jeni edhe vitin tjetër në Zyrih?

- Po do vazhdoj të jem pjesë e zvicerianëve.

- Avash, avash vitet kalojnë dhe vjen momenti për të varur këpucët…

- Nuk kam gjetur akoma gozhdën për ta ngulur që të mendoj për këpucët që duhet të varen (qesh).

- Ky është edicioni i fundit që bëni me kombëtaren?

- Nuk e di, të shoh kondicionin me ekipin përfaqësues.

-Burim të dëshirojmë shumë fat.

- Faleminderit dhe ju për intervistën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.