Albina: Dashuri me shikim të parë?!

Intervista - - FAQE 1 -

Albina, njihet si këngëtare që është prezantuar në muzikë me klipe sensuale, ku si duket ëndshëm i saj e ka ndihmuar që të sjellë të tilla performanca. Pas një mungese në ekran muzikore, ajo sjell një këngë të re një bashkëpunim me Bledin. “Je më e bukura në Shqipëri” titullohet klipi më i ri që i dedikohet bukurisë së femrës shqiptare e Albina është një prej tyre.

Fabjola Kuburi:-Albina, menduam se një bukuroshe dhe këngëtare si ty e kishte lënë muzikën por jo, këtë herë ti erdhe në një bashkëpunim me Bledin, si t’u duk ky bashkëpunim?

Albina:- Bashkëpunimin me Bledin e prita me dëshirë sepse është muzikant dhe këngëtar me nivel. Bashkëpunimet janë gjithmonë pozitive sepse ndërthurin emrat e këngëtarëve, zhanrin dhe domosdo sukses do ketë.

- A ishte gjithçka ashtu si e prisje?

-Pritshmëria nuk përcaktohet nga ne. Kërkon dhe ajo kohën e saj dhe sigurisht që është në përpjesëtim me punën që ke realizuar për ta sjellë produktin ashtu siç duhet tek publiku.

- Me sa kemi parë këngët e tua i dedikohen dashurisë, duket që ta paskan marrë zemrën …?

-Pa dashuri nuk ka ekzistencë. Ajo është forca dominuese edhe për mua. Dashuria mund të jetë edhe një nga faktorët kryesorë që më nxisin që të sjell sa më shumë këngë. Dashuria është frymëzim.

-Tani që u riktheve sërisht ke ardhur me ndonjë plan?

-Nuk jam shkëputur nga kënga dhe muzika ishte një pauzë pa u shfaqur në hapsirën televizive. Unë gjatë gjithë kohës kam kënduar, e ftuar në Greqi ku edhe jetoj prej vitesh, por fakti që unë zgjedh të shfaqem rrallë në ekran do të thotë që nuk dua të konsumoj imazhin. Në kohën e duhur gjithçka.

-Sa vend zë muzika në jetën tënde të përditshme domethënë sa orë përkushtohesh për të?

-Sigurisht më shumë kohë i kushtoj muzikës sepse ashtusi çdo profesion tjetër kërkon përkushtim, kërkon përkujdesje dhe gjithçka tjetër për të nxjerrë në dritë maksimumin.

- Cila është arma më e fortë që mendon se tërheq publikun për të dëgjuar këngët e tua?

-Mendoj se përgjigja e kësaj pyetje i takon publikut, ai e di se pse më pëlqen ose më saktë çfarë i pëlqen tek muzika ime, tek zëri apo performance ime.

-E nise karrierën si këngëtare dhe do doje ta përfundoje si …?

-Karrierën e kam nisur me këngë dhe si e tillë shpresoj ta përfundoj.

- Për t’u bërë këngëtar në ditët e sotme çfarë duhet të kesh parasysh?

- Për t’u bërë këngëtar në ditët e sotme besoj se çdokush që dëshiron të bëhet i tillë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Siç e thashë edhe më lart, duhet punë duhet impenjim dhe shumë vullnet, përveç talentit kuptohet, sepse nëse nuk ke zë, mund të mundohesh sa të duash por nuk arrin të bësh asgjë. Duhet edhe shumë investim, sepse pa investuar nuk mund të kërkosh rezultate. Për ata që duan ti hyjnë muzikës mesazhi im është ta ndjekin atë aq sa e duan.

-Çfarë të pëlqen të bësh në kohën kur nuk je e impenjuar nga aktivitetet e muzikës?

-Kam mbaruar studimet për Informatikë dhe një pjesë të kohës së lirë ia kushtoj asaj, gjithashtu pasion kam dhe gjimnastikën dhe së shpejti shpresoj të marr edhe diplomën.

- Prandaj ke linja kaq të bukura ti?

- I përkushtohem sportit e kam pasion dhe e dua trupin e bukur. - nanciare për klipet e tua?

- Më pëlqen që më pyete për këtë...

Unë jam nga ato femra që u pëlqen shumë pavarësia dhe gjithçka që kam punuar e kursyer, e kam hedhur për të realizuar klipet e mia e për këtë jam bazuar vetëm te puna ime dhe te mundi im.

- Cila ka qenë puna më e keqe që ke bërë?

- Sigurisht që kam punuar, kam punuar njëkohësisht edhe kur studioja për Informatikë. Zakonisht, kam punuar në punë dhe ambiente të mira.

- Çfarë do të thotë për ty, shprehja “provinciale”?

- Është shprehje që unë e kam dëgjuar, që nuk më bën asnjë përshtypje dhe më duket normale; mjafton që ti të ndihesh mirë dhe kaq.

- Dimë që shqiponja të shoqëron kudo ku shkon. Sa krenare je që je shqiptare?

- Shqiponjën e kam pasur, e kam dhe do ta kem gjithmonë me vete në çdo hap timin. Jam shumë krenare që jam shqiptare, nuk e kam fshehur kurrë!

- Presim në të ardhmen ndonjë surprizë nga Albina... foto të “nxehta” apo këngë hot?

- Ti, si thua? Ia lëmë kohës më mirë!(Buzëqesh)

- Do preferoje një histori sentimentale pasionante apo racionale?

- Historitë e dashurisë nuk mund t’i zgjedhësh dhe as rrjedhojat e saj sepse ato vijnë në mënyrë natyrale.

-Nëse do ishe mashkull cilën nga femrat e shoUbiz-it do doje ta kishe të dashur?

- Mendoj se vetë e thoni nëqoftëse, përderisa nuk jam nuk mund të mendoj dot si mashkull. Të them të vërtetën, këtë pyetje nuk ma kishte bërë askush dhe nuk e kam menduar asnjëherë.

-Beson në dashurinë me shikim të parë?

- Besoj në këtë ndjenjë por nuk e di se sa mund të të mbaj kjo dashuri.

-Çfarë e bën të veçantë mashkullin ideal për ty?

- Normalisht që pamja e parë është ajo që të tërheqë dhe virtytet janë ato që të mbajnë.

-Do preferoje me shumë një shëtitje romantike buzë detit apo një party me pizhame në shtëpi?

- Varet nga dëshira e momentit por tani them se do preferoja një shëtitje romantike buzë detit.

-Ke bërë ndonjëherë dikë të gjinisë së kundërt të qajë?

- Ndoshta edhe po por deri tani nuk kam marr vesh gjë.(Qesh)

-Do jetoje me dikë pa u martuar?

- Normale që po, në kohën e sotme, në bashkëjetesë dalin gjërat në pah, aty shikohet se sa përputhesh në të vërtetë me partnerin. -A jep shance të dyta kollaj? - Jap shance të dyta kur dua të shikoj anën pozitive të gjërave por jo pa u menduar. Sigurisht që varet edhe nga rasti.

-Çfarë do jetë duke bërë Albina pas 10 vjetësh?

-Koha do ta tregojë, por me muzikën do jem njëherë dhe me një familje të bukur.

-Cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e gazetës “Intervista”?

-Ndërsa ajo që do u thoja unë lexuesve është që të vazhdojnë ta lexojnë këtë gazetë duke qenë se nga ajo marrin informacione të reja reale nga fusha të ndryshme si showbizi, kultura, e të tjera..

Ju falënderoj për intervistën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.