Lulzim Basha: Kush shan Edin, ka punë me mua

Intervista - - FAQE 1 - Bisedoi me shaka KASO KOSA

Zotin Basha shkova e takova më zyrën e tij. Po fliste më telefon. Ma bëri me shënjë me mirësjellje, që të prisja një minutë. Prita sa të mbaronte. Nga toni i zërit dukej që ishte nervoz.

Lulzim Basha: - Hë, Kaso, mirë je? Më fal që të bëra të prisje, por disa legenë demokratë ma bënë borxh që në pikë të sabahut.

Kaso Kosa: - Ç› ka ndodhur zoti Basha?

- Të zakonshmet Kaso. Këto ditë është nërë rutinë që të nxehem. E po pikë e zezë. Flenë në mendere demokratët e mi.

- Që flenë, është e vërtetë. Nuk jeni aspak aktiv në fushatë. Asnjë llaf kumdër Ramës nuk keni thënë.

- Ja edhe ti Kaso të njejtin gabim si ata që po flisja në telefon, po bën.

- Ç› po bëj unë i ziu. Unë një mendim shpreha, zoti Basha. Jeni inaktivë...

- Këtë e di unë që jemi. Ama, e kam zgjedhur vetë të jem. Jua kam thënë edhe strukturave të partisë sonë në zona. Asnjë mos të shajë Edin, se ndryshe ka punë me mua.

- Po nese nuk shajnë, nuk ka debat...

- Dëgjon ti o aguridhe kur flas unë, apo e ke mendjen firifiu. Le të shajnë po deshën, se ja u tregoj unë. Edhe ty Kaso, po ta them miqësisht: Edin mos e vë më në lojë!

- Po këtë pune kam unë, zoti Basha...

- Do dëgjosh mua ti, apo do ta pësosh si disa demokratë nga Tepelena që i bëra çipllëk. - Çfarë i bëtë?! - I zhdëpa në dru. - Ju i rrahët? - Unë, posi. Më shikon kështu pa muskuj ti mua. Po ta dish ti ç’forcë kam unë. Kam dy javë që stërvitem përditë, për të rrahur demokratët që shajnë Edin.

- Ju keni filluar të stërviteni?! Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua.

- Ti lajmin ta nxjerr si me grep, Kaso. Deri tani kam rrahur 30 vetë. Nga tre demokratë në ditë. - I rrihni të gjithë bashkë, apo një nga një? - Si të jetë. Ka pasur raste që kam rrahur tre vetë në sabah. Në drekë dhe në darkë, e kam bërë pushim, s’kam rrahur asnjë. Ama, shpirti ma di si kam duruar pa rrahur. U mësova me të rrahur, e tani s’rri dot. Të shtunë dhe të dielë nuk rrah, se iki për në Hollandë. - Po Rama e di këtë gjë? Domethënë a e di ai që ju rrihni demokratët që e shajnë. - E di si jo. Ai i rreh për vete edhe socialistët që më shajnë mua. Ama nuk i rreh fort si unë. - Edhe Rama i rreh?! - Ai një herë në telefon i ulëriti shoqes Nikolla, ish- Ministres së Arsimit, vetëm për një llaf goje. - Pse çfarë tha ajo? - Ku di unë ç’kishte prrallisur për mua. E bëri për një lek Edi. “O ti bionde,- i tha. Më Lulin mos e kruaj. Godit vetëm Ben Blushin dhe Like Metën. - Po ajo si ju përgjigj? - Ajo doli dje dhe nëri deklarate kundër Blushit. Mos të bënte po të donte. Mësuese në fshat e dërgon Edi, nëse më shan mua.

- Paskeni lidhur besën me ç’shoh.

- Shqiptari kur jep llafin, çan malet, Kaso. Nesa është virtyt i yni, me të cilën duhet të krenohemi.

- Mirë është të krenohemi edhe me mirëqënien...

- Edhe me atë krenohemi unë dhe Edi...

- Thashë të krenohen njerëzit...

- Pas katër vitesh që do jem unë Kryeministër edhe njerëzit e thjeshtë do krenohen për mirëqënien Kaso. Tani le të shtyhen me Edin. S’kam ç’bëj. Nuk mund t’i dal nga llafi Edit dhe të punoj që të fitoj zgjedhjet e tanishme. Burri që është burrë, një llaf ka. Dhe atë e mban deri në zgjedhjet e 2021- shit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.