Bukë të bardhë apo të zezë?

Intervista - - FAQE 1 -

Pyetjes se cili lloj buke është më i shëndetshëm është përpjekur t’i japë përgjigje një studim shkencor i vogël izraelit dhe rezultati është se kjo varet nga organizmi i çdo njeriu, pasi çdo njeri reagon ndryshe nga llojeve të ndryshme të bukës. Studiuesit e institutit me famë ndërkombëtare, Weizmann, realizuan një provë klinike të rastësishme me 20 vullnetarë, për të krahasuar efektet që ka në trup konsumimi i bukës së bardhë me maja dhe asaj të zezë (integrale) me brumë të ardhur. Shkencëtarët, me një krye profesoreshën e biologjisë kompjuterike, Eran Segal, që bënë botimin e rezultateve të tyre në revistën “Cell Metabolism” (Metabolizmi i qelizave), i ndanë pjesëmarrësit në dy skuadra. Njëri grup konsumoi bukë të bardhë dhe tjetri, të zezë për një javë. Pas një hapësire kohore prej 15 ditësh pa bukë fare, vazhdoi një javë e dytë ku rolet u ndërruan, domethënë ata që kishin ngrënë bukë të bardhë, hëngrën të zezë dhe anasjelltas.

Përpara, gjatë dhe pas studimit, studiuesit regjistruan efektet e konsumimit të bukëve në organizmin e vullnetarëve: Nivelet e sheqerit, kolesterolit, kalçiumit, hekurit, yndyrnave, enzimat e veshkave dhe mëlçisë, nivelin e in - habinë e shkencëtarëve, nuk u vunë re ndryshime të rëndësishme klinike, përsa i përket efekteve të bukës dhe bardhë dhe të zezë në treguesit shëndetsorë. Megjithatë, një analizë më e kujdesshme tregoi se afro gjysma e njerëzve reagonin më mirë ndaj bukës së bardhë (pra kishte efekte më pozitive në shëndetin e tyre), ndërkohë që gjysma tjetër reaguan më mirë ndaj bukës me brumë të ardhur (që për ta ishte më e shëndetshme). “Këto gjetje janë shumë interesante dhe mbase shumë të rëndësishme sepse zbulojnë se njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe edhe ndaj të njëjtave ushqime”, deklaroi Eran Segal. Gjithashtu studiuesit krijuan një algoritëm që ndihmon të parashikohet si mund të reagojë organizmi i një njeriu ndaj bukës së bardhë dhe të zezë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.