Banjo e nxehtë zëvëndëson palestrën

Intervista - - FAQE 1 -

Nëse jeni të lodhur, nuk keni kohë, ose thjesht përtoni të shkoni në palestër, por ndjeheni në faj se nuk keni bërë diçka të mirë për shëndetin tuaj, atëherë provoni këtë zgjidhje alternative që e propozojnë specialistët. Mbusheni vaskën me ujë të nxehtë dhe relaksohuni. Sipas një studimi të ri, relaksimi një orë brenda vaskës me ujë të nxehtë, ka të njëjtin rezultat për shëndetin sa gjysmë ore ecje. Studimi, i botuar në revistën shkencore Temperature, që u realizua nga universiteti Lafbra, u realizua me 14 burra. Gjysma e tyre bënë një banjo me ujë të nxehtë dhe gjysma, biçikletë për një orë. Më pas u mat niveli i sheqerit në gjakun e tyre dhe sasia e kalorive që u dogjën. Megjithëse burrat që bënë biçikletë dogjën më shumë kalori, ata që bënë banjë dogjën të njëjtën sasi kalorish sa një gjysmë ore ecje (afro 140 kalori). Një gjetje interesante ishte fakti se pjesëmarrësit që bënë banjë, pas ngrënies kishin afro 10% nivel më të ultë sheqeri në gjak se ata që bënë gjimnastikë. Drejtuesi i studimit, doktor Stiv Folkner, shpjegoi për gazetarët se efektet pozitive të “ngrohjes pasive” janë një fushë relativisht e re e studimit shkencor. “Ngrohja pasive e përsëritur zakonisht bashkëngjitet me sëmundjet kronike, si diabeti i tipit 2”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.