Një vezë në ditë?

Intervista - - FAQE 1 -

Fëmijët e vegjël që konsumojnë një vezë në ditë zhvillohen më shumë në krahasim me ata që nuk i hanë fare. Në këtë përfundim ka arritur një studimi i ri amerikan, në të cilin thuhet edhe se të mirat e vezëve janë edhe më të mëdha sesa kishin treguar studimet e mëparshme.

Studiuesit, me një krye profesoreshën Lora Ianoti të universitetit të Uashingtonit në Sent Luis, që publikuan studimin e tyre në revistën Pediatrics tëk Akademisë Amerikane të Pediatrisë, realizuan një depistim të rastësishën në Ekuador. Studiuesit i kishin ndarë 160 fëmijët e moshës 6-9 muaj në dy grupe me 80 vetë: Njëri grup konsumoi një vezë në ditë për gjashtë muaj ( rrufkë, të zier, apo në formë tjetër), ndërsa grupi tjetër nuk hëngri fare vezë. U vërtetua se fëmijët që hanin vezë ishin më të gjatë dhe kishin peshë më të madhe. Mundësia që një fëmijë të kishte zhvillim të vonuar dhe të ishte nën peshë zvogëlohej me 47% dhe 74% respektivisht. “Vezët zakonisht janë të lira dhe të lehta për t’u gjetur. Ato gjithashtu përbëjnë një burim të mirë substancash ushqyese për zhvillimin e fëmijëve të vegjël dhe kanë mundësi të ndihmojnë në pakësimin e zhvillimit të vonuar që mësojnë shumë fëmijë në botë”, deklaroi Ianoti, e cila është eksperte në fushën e ushqimit të fëmijëve. Studiuesit ndoqën fëmijët që morën pjesë në studim për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik, por asgjë e tillë nuk ndodhi. Sipas OBSH, afro 155 milionë fëmijë deri në pesë vjeç në botë shfaqin një zhvillim të vonuar, domethënë një gjatësi më të vogël se ajo normale për moshën e tyre. Dy vitet e para të jetës së një fëmije janë kritike për gjatësinë të vonshëm, kjo është diçka që nuk rregullohet më vonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.