Pse fryhet barku?

Intervista - - FAQE 1 -

Fryrja e barkut dhe e trupit është një nga gjërat më të bezdisshme që ndodh në trup. Kjo fryrje shpesh është e bëhej barku kështu). Kjo fryrje e paarësyeshme, e papritur dhe në përgjithësi e padëshiruar dhe e paftuar (në rregull, e lashë) nuk ikën me asgjë! Cilat janë ushqimet që nuk të e zorrëve? Lexoni më poshtë:

1. Limoni. Ai të lehtëson nga simptomat e patretshmërisë, ndihmon në lëvizshmërinë e zorrëve dhe ndihmon organizmin të tretë edhe ushqimet më të ndërlikuara.

2. Pjepri: I njohur për sasinë e lartë të kaliumit që përmban, ai vepron edhe kundër fryrjes dhe ka edhe veprim diuretik, sepse është plot me ujë dhe të shëndosh vetëm nëse ha me shumicë (gjë që s’ndodh kurrë).

3. Selinoja: Vitamina A që selinoja ka me shumicë, bën çhelmimin e trupit dhe pengon mbajtjen e ujit.

4. Banania: Një tjetër frut më shumë kalium, e cila, ashtu si pjepri, pengon fryrjen, sidomos nëse ajo ka ardhur si pasojë e konsumimit të ushqimeve me shumë kripë.

5. Karkalecat: Janë të mira veza dhe pula, por ka edhe burime të tjera proteinash të cilat mund t’i hash të pjekura, pa zbërthyer kopsën e pantallonave, si karkalecat.

6. Vaji i ullirit: Me një sasi të arësyeshme (domethënë 1-2 lugë gjelle për racion), vaji i ullirit mund të ndikojë në uljen e dhjamit të barkut, falë acidit oleik, i cili, ndër të tjera, forcon edhe kujtesën.

7. Rukola: Sallata jonë jeshile e preferuar këshillohet me pak djathë cottage, në vend të qumështit me drithëra dhe do të shohësh ndryshimin në mëngjes.

8. Orizi kaf: Ky është një nga burimet më të mira të sheqernave nga ato që shkaktojnë më pak fryrje. Si sheqer i përbërë që është do kohë të tretet nga organizmi, pra nuk do të kesh uri.

9. Salmoni: Ke dëgjuar ndonjëherë ndonjë njeri që të ketë pësuar fryrje barku nga salmoni, apo toni? Yndyrnat omega3 që ata përmbajnë nuk janë nga ato që “qëndrojnë” në bark.

10. Kosi i shtëpisë: Nëse kosi i zakonshëm i lopës mund të shkaktojë fryrje dhe gazra, ai që bëhet në shtëpi me farë ka brenda mikroorganizma të shëndetshëm që luftojnë simptomat e zorrëve të irrituara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.