Faqe nga ditari i Lali Erit: Sheshi, ka “ikur për lesh”

Intervista - - HUMOR -

Na grriu vapa, o ditar. Mezi po menjëhëre. Mua dielli më këput fare. U trullosa para disa orësh. Isha për inspektim të një rrugicë. Po ndrronin pusetën. Desh rrashë brenda. M’u morrën mendtë nga vapa. Shyqyr që u mbajta te një plakë. Ju lëshova asaj në krahë. Ajo kujtoi se po e përqafoja. Fap, fap, fap bënin blicët e kamerave që më vijnë nga pas. E shyqyr kam popullin dhe mbështetem te ai, se ku të mbështetem. Më tërë këtë vapë, s’rri dot në këmbë. E bela! Kam për të shkuar edhe te inagurimi i sheshit. Shesh leshi. Si sytë e tyre e kanë bërë. Vajta para disa ditësh dhe e pashë. M’u duk si banjot në kohën e Enverit.

Mungonte vetën vendi ku kryejmë nevojat. Nga i kanë gjetur ato pllaka!? I kemi marrë nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, më thanë nga dy punëtorë aty, kur i pyeta. E di unë: i kanë marrë badjava. Le që pllakat nuk ishin vendosur në drejtimin e duhur. Do i kenë vendosur punëtorë që janë me LSi-në. Ata nuk dinë ç’është drejtimi i duhur.

Mami më tha që shumë pllaka ishin të thyera. Dikush ma ka me të futur. Të jetë Sajme qorri, vallë? Po si ka mundur të fusë në rradhët e punëtorëve, simpatizantët e tij?!

Le që ai është i gatshëm të bëjë gjithçka të më shkatërrojë. Do ketë marrë si punëtorë, ish policë nga Tepelena. I ka paguar që të më shkatërrojnë. Mami më tha që të bëhem i fortë. Ti ja dole kur Eeee o mami! Aq e lehtë të duket ty. Po sikur të mos të ma pëlqejnë njerëzit sheshin? Iku karriera ime. Le që ç’ja fus kot edhe unë. Kush të ndëshkon këtu për një shesh. Këtu madje votojnë më shumë atë person që i çon punët për lesh.

Disa duan edhe shesh të mirë, pale. Në një vend ku ikin akoma dritat dhe është për lesh Keshi, përshesh do jete edhe sheshi.

Unë e bëra timen o ditar. Njerëzit do kenë mundësi që poshtë sheshit të parkojnë makinat e tyre dhe të blejnë ndonjë gjë në dyqane. Se do ndërtojmë edhe dyqane edhe restorante aty.

Po të them një sekret, o ditar: Së shpejti parkimin do e jap me ditar. Ku më lë mua shef Rama të bëj gjë pa lejen e tij. Ishallah ma lë mua ai që ta jap unë me koncension. Kam përshtypjen se do ja japë Vilmës. Eh ç’më gjeti! Nuk bëj dot një gjë vetë, se më ndërhyn Edi. Ndaj duhet me patjetër ta marrë unë partinë, sa më shpejt.

Të thonë ç’të duan. Me atë shesh kam zgjidhur problemin e ambulantëve që shisnin misra. Nuk do përdorin me qymyr që t’i pjekin. Mjafton që t’i lënë mbi pllakat e sheshit, e misri piqet vetë. Kështu ulim edhe ndotjen e karbonit të qymyrit në ajër. Me këtë rast nuk do ketë më shitës ambulantë mistrash që do marrin gjoba, se pse pjekin misra në zgarra.

Lexova në një palo gazetë që te ai shesh do rrëzohen shumë fëmijë që do luajnë me patina, pasi sheshi ka pjerrësi. E çfarë pastaj se do rrëzohen. Eeeuuu sa herë jam rrezuar unë kur isha fëmijë. Po nuk rranë, nuk kaliten. Pastaj edhe po ranë dhe të thyejnë ndonjë kockë, djemte e doktor Cenit aty afër e kane shtëpinë. Le të shkojne të kurohen. Po s’deshën te kurohen te ata, le të shkojnë në spital.

Unë kam mendimin që sheshit t’ja vëmë emrin; «Sheshi i skuq». Më josh ky emër. Në Moskë është «Sheshi i Kuq», këtu «Sheshi i skuq». E meriton të quhet kështu, meqë aty skuqesh nga dielli brenda 5 minutash. Skënderbeu po deshi le të iki me gjithë kalë dhe të gjejë shesh tjetër. Tani do iki të inaguroj sheshin. Do takoj edhe ata të ës që bënë punimet që t’i them një porosi që ma dha mami. «Mbill një ër kujtim të ë ke shitur»-më tha. të besojë që unë vërtet kam shitur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.