Kushi kupton se dashuron Arnavin

Vazhdimi i “Si ta quaj këtë dashuri?”

Intervista - - TELENOVELA -

Arnavi kujton Kushin e përlotur që iu hodh në krahë dhe sheh lotët e saj në pulovrën e tij. Ndërkohë, Madhumati kujton se si Shashi kishtre treguar me gisht Shamin dhe ky i fundit për asaj dhe Garimës se mbase Shashi donte që ai dhe Kushi të martoheshin. Shami i tregon Shashit unazën me të cilën do të fejohet me Kushin dhe i thotë atij se ai do t’i mbajë të dyja, edhe Anxhalin, edhe Kushin.

Kushi mëson se Arnavi ka paguar spitalin e Shashit. Akashi i kërkon falje Pajalit në emër të Manoramës. Më vonë, Madhumati i thotë Kushit për martesën e saj me Shamin, por ajo i thotë se ende nuk ndjehet gati për këtë.

Pajali ngushëllon Kushin, pasi ajo është e shqetësuar për martesën e saj me Shamin. Asaj i rri mendja vetëm tek Arnavi. Manorama vazhdon t’i Akashit, por ai nuk duket i interesuar. Më pas ai i tregon Anxhalit për ndjenjat që ushqen ndaj Pajalit. Më vonë, Kushi është e shqetësuar sepse nuk ka blerë ndonjë gjë të argjendtë apo Dhanterës, si është zakoni. Kushi thyen pa dashje vazon e preferuar të Arnavit dhe të gjithë çuditen kur ai nuk i bërtet asaj. Kushi ble disa kuti detergjenti me shpresën se mos gjejë diçka aty dhe në fakt, tek e fundit gjen dy monedha argjendi dhe kërcen nga gëzimi. Ajo nuk e di se ato i ka futur aty pak më parë Arnavi. Ajo çuditet që janë dy sepse reklamat thonë vetëm një, kështu që mendon ta kthejë njërën nga monedhat, por nuk e lë Arnavi dhe më pas Anxhali e bind që ky ishte fati i saj.

Anxhali e cakton Kushin të varë dritat zbukuruese, por ajo ngatërrohet me to dhe e ndihmon Arna- vi. Ndërkohë, Madhumati Kushit fejesën me Shamin, por ajo refuzon. Më vonë, kur është duke i dhënë ila- çin Shashit, Kushi i thotë atij se nuk do të martohet me Shamin, por ky i fundit dëgjon bisedën e tyre dhe nervozohet.

Kushi i shpjegon Lavanias domethënien e festivalit të Divalit. Ajo më pas kërkon ndihmën e Arnavit për të zbukuruar sallonin. Ndërkohë, Pajalit i pëlqen një llambë vaji në pazar, por i duket shtrenjtë, atëherë Akashi i jep një pjesë të parave shitësit dhe ajo e ble. Megjithatë, kur e merr vesh, ajo e kthen llambën. për dashurinë dhe martesën dhe bisedën e tyre e dëgjon Arnavi. Më pas ai dhe Kushi rrëzohen mbi një lule karakteristike prej rëre që bëhen në festivalin e Dilvalit.

Lavania i jep Kushit një sari për ta provuar dhe Arnavi befasohet kur e sheh me të. Kushi kupton se është e dashuruar me Arnavin dhe i imagjinon veten në çift me të. Ajo e sheh atë gjithandej. Shami përpiqet ta bëjë për vete duke blerë ëmbëlsira dhe duke zbukuruar shtëpinë. Ai i kap dorën, por ajo e tërheq.

Anxhali pyet Arnavin pse është i shqetësuar. Kushi e kënaq Nanin duke i treguar për planet e saj për të bërë llamba vaji. Lavania i kërkon asaj të vjedhë baltën nga lulet e Arnavit për llambat. Ndërkohë, Madhumati zemërohet kur merr vesh se Kushi ka refuzuar propozimin e Shamit. Ky i fundit i jep asaj disa byzy

Kushi vjedh dheun nga lulet e Arnavit. Në vend që të zemërohet, ai e lejon, bile edhe heq dheun që ka rënë në syrin e saj. Kushi mendon se Arnavi po bën magji të zezë. Ajo i hedh pluhur në gotën me lëng frutash dhe ai mbytet. Më vonë, Arnavi befasohet kur e sheh skenën të regjistruar në laptopin e tij. Kushi i kërkon falje Arnavit për atë që ka bërë dhe pi pjesën tjetër të lëngut në shenjë pendese. Më vonë ajo merr dhurata të festës së Divalit nga Anxhalia. Madhumati mallëngjehet kur mendon për Shashin dhe i kërkon Kushit të martohet me Shamin. Pajali e këshillon të dëgjojë zemrën e saj. Ndërkohë Anxhali ka ngatërruar gabimisht sarin e Lavanias me atë të Kushit.

Kushit e bën festën e Divalit me familjen Raizada. Shami, kur sheh që vjen Kushi, ha me qëllim ëmbëlsirë me ananas, duke e ditur që është alergjik ndaj tij, vetëm që të evitojë Kushin. Kjo e fundit dhe Nani kënaqen kur Lavania u bërtet shoqeve të saj që tallen me Nanin. Ajo përgëzon Kushin për punën e mirë që ka bërë. Më pas Kushi ndez gjithë llambat e vajit, por bllokohet brenda tyre dhe Arnavi e ndihmon të dalë prej andej.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.