De Biazi largohet pas Izraelit, Bushi zëvendësuesi?

Intervista - - SPORT -

Epoka e trajnerit Xhani De Biazi në stolin e Shqipërisë po mbërrin drejt fundit. Më saktë janë edhe 90 minuta për të kuptuar se çfarë do të ndodhë por, dita e mirë shihet që në mëngjes dhe me shumë mundësi ndeshja me Izraelin e çon teknikut vetëm në një drejtim: divorc i pashmangshëm. Drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit, janë dakord me këtë gjë. Në ekip nuk ekziston më harmonia dhe këtë e dinë të gjithë protagonistët: federata, trajneri dhe lojtarët. Përveç largimit të De Biasit burime pranë FSHF-së tregojnë edhe emrin e pasardhësit të De Biazit. Trajneri aktual i shpresave, Alban Bushi, pritet që të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë. Ky është verdikti i presidentit të FSHF-së, që ka vendosur t’i japë një shans atij, pas punës për 4 vite në ë si trajner i shpresave. Nëse Bushi nuk bind për 4 muaj, atëherë do të shihet mundësia për “importimin” e një tjetër trajneri nga vendi fqinj përtej Adriatikut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.