Eshtë e vërtetë, apo fantashkencë?

Intervista - - SHKENCE -

1. Një artist krijoi një vesh të vërtetë të Vinsent Van Gogut duke përdorur një printer 3D: a. E vërtetë b. Fantashkencë

2. Keni probleme me kockën e ijës? Një ditë do të mund të riformohet kocka e konsumuar: a. E vërtetë b. Fantashkencë

3. Injeksione të mbushura me robotë mikroskopikë mund të bëhen pjesë e rutinës suaj të përvitshme: a. E vërtetë b. Fantashkencë

4. Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të rritur organe njerëzore tek minjtë robotë: a. E vërtetë b. Fantashkencë

5. Në shfaqjen e vitit ‘ 70 “Burri prej 6 milionë $”, një pilot përplaset dhe rindërtohet me pjesë bionike. Diçka e tillë mund të ndodhë edhe tani. a. E vërtetë b. Fantashkencë

6. Studiuesit janë duke punuar me mjeshtra elektriçistë për të krijuar një kartë të sistemit elektrik të trupit: a. E vërtetë b. Fantashkencë

7. Malaria, që prek mbi 500 milionë njerëz çdo vit, mund të zhduket sivjet: a. E vërtetë b. Fantashkencë

8. Shkencëtarët dhe kuzhinierët po punojnë për të gatuar proteina të reja me origjinë bimore, jo shtazore. Cilat ushqime po zëvendësohen të parët: a. Mishi i pulës b. Vezët c. Soja d. Asnjë nga më sipër

9. Në një të ardhme jo shumë të largët, ja si do të funksionojë trajtimi për të gjitha llojet e kancereve:

a. Do të zbulohet nëse keni disa gene që shkaktojnë kancer

b. Një biopsi indesh do të zëvendësojë tonelata me analiza c. Kimioterapia do të jetë e veçantë për çdo njeri. d. Të gjitha më sipër

10. Ky është emri i një roboti të vockël, gjysmë kafshë, gjysmë makinë: a. Bio- bot b. Lëvizësi c. Makina soft

11. Tani, realiteti virtual përdoret për të luftuar fobitë: a. E vërtetë b. Fantashkencë

12. Në disa spitale, në vend të kirurgëve, operojnë robotë:

a. E vërtetë b. Fantashkencë Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b- ja Printimi 3D mund të mos revolucionojë botën e artit, por mund ta çojë mjekësinë në një nivel të ri. Deri më sot janë krijuar lëkurë, kocka, enë gjaku, inde zemre dhe mëlçie, si edhe gjymtyrë artificiale, implante dhe vegla kirugjikale. Gjithashtu është krijuar një vesh, i marrë nga ADN- ja e stërnipit të vëllait të Van Gogut. Një ditë do të printohen edhe organe funk- sionale njerëzore. 2. Përgjigjja e saktë është a- ja “Ofiçinat e trupit”, ato që riparojnë njerëzit e dëmtuar, jo makinat, do të përdorin shumë mënyra për të riparuar “shasinë” tuaj. Shkencëtarët që tani mund të krijojnë shabllone për pjesë të skeletit dhe kyçeve. Ato përdorin qelizat burimore të të rriturve për të krijuar kocka dhe kërce për të mbushur vendet e ngrëna ose të thyera të kockave, riparuar thyerjet dhe krisjet. 3. Përgjigjja e saktë është a- ja Nanobotët, më të veckël se qelizat tona, mund të programohen të veprojnë si robokopë ( për të ruajtur trupin kundër sëmundjeve dhe qelizave që ndryshojnë), gjuetarë ( t’i gjejnë ato në trupin tonë) dhe vrasës ( të heqin qafe trupat e huaj). Në të ardhmen, doktorët do t’i fusin këto robotë në shiringa dhe do t’i injektojnë në trupin tonë. Këta mbrojtës do të maskohen për t’i mbijetuar sistemit tonë imunitar dhe më pas do të krijojnë dhe lëshojnë ilaçin. 4. Përgjigjja e saktë është b- ja Kjo nuk është e vërtetë, por organet në çip janë të vërtetë. Një mikroçip vishet me qelizat burimore nga mushkëritë ose veshkat dhe kështu mund të keni një zëvendësues për të bërë eksperimente në atë organ. Nëse i lidhni së bashku këto organe mund të ndërtoni një trup njeriu virtual. Organet në çip do të përdoren për të testuar ilaçet e reja, kimikatet dhe produktet kozmetike, për t’u siguruar se janë të sigurta për t’u përdorur dhe funksionojnë ashtu siç duhet. 5. Përgjigjja e saktë është a- ja Falë veshjeve si koracë, të quajtura eksoskeletë, është bërë e mundur të ecin përsëri disa njerëz që kanë humbur këmbët, ose që kanë qenë të paralizuar. Një skelet ofron mbështetje për kurrizin dhe këmbët, ndërsa patericat e mbajnë personin të qëndrueshëm. Një kompjuter sinjalizon lëvizjet e muskujve dhe kyçeve. Teknologjia e njëjtë me syrin bionik të Stiv Ostin është gjithashtu reale, falë një sistemi që bashkërendon një implant syri pa fill me një kamera të vockël dhe një kompjuter të vendosur në një palë syzesh.

6. Përgjigjja e saktë është b- ja

Kjo nuk është e vërtetë, por specialistë të Institutit Amerikan të Shëndetit Kombëtar kanë nisur një projekt, të quajtur SPARC ( Stimulimi i aktivitetit periferik për të lehtësuar sëmundjet). është një përpjekje për të bërë një hartë të kontrollit elektrik të organeve tona. Kjo njohuri do t’i ndihmojë ata të krijojnë implante të vockla, të quajtura elektroceutikalë që i dërgojnë lëkundje elektrike nervave për të rregulluar problemet mjekësore. Një aparat i tillë, me madhësinë e një kapëseje dokumentesh po përdoret që tani për të trajtuar dhimbjen kronike të shpinës dhe këmbës. 7. Përgjigjja e saktë është b- ja Kjo do të kërkojë pak më shumë kohë, mbase një brez. Megjithatë, ditët e malaries janë të numëruara. Për qindra vjet, përbërësi kyç për ilaçin e malarjes gjendej vetëm në një bimë. Tani mund të prodhohet një version i tij në laborator duke futur gene të ndryshme në maja. Ndërkohë po punohet për të zbuluar analiza të reja për diagnostikimin e sëmundjeve dhe ilaçe për të ngordhur parazitet që e shkaktojnë. Ndër ata që po financojnë këto projekte janë edhe Bill dhe Melinda Gejts. 8. Përgjigjja e saktë është a- ja Pionerë të shkencës së ushqimit po punojnë për të gjetur zëvendësues të denjë të mishit, duke evituar kështu kolesterolin, yndyrnat e ngopura dhe gjëra të tjera që nuk janë të mira për shëndetin tonë. Duke bashkërenduar inteligjencën artificiale me puprrat e shijimit, ata kanë krijuar që tani ushqime që disa njerëz betohen se “kanë shijen e pulës”, si edhe majonezë pa vezë, ëmbëlsira, etj. 9. Përgjigjja e saktë është d- ja Doktorët që tani mund të indentifikojnë genet që shkaktojnë shumë lloje kanceri të trashëgueshëm dhe po punojnë fort për të zbuluar të tjerë. Trajtimet e së nesërmes do të jenë më të personalizuar, të veçanta për çdo pacient dhe të dizenjuar për të goditur edhe objektivat më të vegjël, që nga qelizat, tek molekulat brenda tyre. Efektet dytësore të ilaçeve të reja do të jenë më pak të rënda se ato të kimioterapisë së sotme. 10. Përgjigjja e saktë është a- ja Bio- boti është krijuar si një krimb i vogël dhe është një përzierje e materialeve të përdorur në lentet e kontatit dhe qelizat e muskujve të marra nga minjtë. Qelizat janë dizenjuar të tkurren, kështu që, kur aplikohet një korent elektrik në to, bio- boti mund të lëvizë. Përdorimi në të ardhmen: Ato mund të jetojnë brenda trupit tonë, të ndjejnë një helm dhe ta eliminojnë atë me ilaçe, thonë studiuesit. 11. Përgjigjja e saktë është a- ja Vetëm në Francë ka tre spitale që përdorin realitetin virtual për të trajtuar fobitë, një në Marsejë dhe dy në Paris. Me këtë teknologji të re, mjekët mendojnë se mund të shërojnë varësitë ushqimore, ose edhe depresionin. Edhe ushtria është interesuar për të trajtuar ushtarët që vijnë nga fusha e luftës dhe janë të prekur nga stresi post- traumatik. 12. Përgjigjja e saktë është a- ja Robotët- kirurgë janë gjithnjë e më të pranishëm në spitale. Roboti më i përkryer për momentin ka katër krahë të cilët manovrojnë instrumentet krirgjikale. Këta krahë nuk operojnë vetëm, është kirurgu që i komandon nëpërmjet kompjuterit të tij. Ky robot ka bërë operacione për heqjen e pankreasit, veshkës, bile ka operuar edhe një bebe që kishte lindur para disa orësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.