Katër simptomat e dashurisë me shikim të parë

Intervista - - SEKS -

Si të transformosh një dashuri me shikim të parë, në një lidhje afatgjatë?

Kur ju përjetoni një dashuri me shikim të parë, e idealizoni partnerin dhe shihni vetëm cilësi pozitive tek ai. Gjithçka është e mrekullueshme dhe ju nuk doni asbolutisht asgjë të ndryshoni tek kjo qenie e jashtëzakonshme që patët privilegjin të takonit... Por, pas disa muash, ajo që ju ka joshur në fillim, mund të bëhet lehtësisht acaruese. Poemat që ai ju shkruan çdo ditë, transformohen në torturë të përditshme për mendjen tuaj dhe ju do të donit nganjëherë që ai të ishte më shumë Rambo sesa Rimbo ( poet francez)! Që t’i lejoni dashurisë suaj me shikim të parë të bëhet një histori e bukur dashurie, duhet që të arrini të kapërceni fazën e qëndrimit ngjitur me njëri- tjetrin që kishit në fillim ( pra të pranoni që ajo ka marrë fund) që të krijoni një formë tjetër lidhjeje. Duhet që pasioni t’ia lërë vendin dashurisë.

Reaksioni kimik për të zgjatur dashurinë me shikim të parë

Shkencëtarët thonë se efektet biologjike të dashurisë me shikim të parë në trup dhe shpirt kanë një jetëgjatësi prej 18 muajsh dhe zhduken krejtësisht pas 4 vjetësh. Megjithëse kjo nuk është pak, jemi larg dashurisë 50 vjeçare të prindërve tanë! Pikërisht këtu futet përsëri në punë kimia me oksitocinën, substancën që krijon afërsinë me tjetrin. Kjo substancë është shkaktare e ndjenjave të butësisë, mirëqenies dhe dëshirës që partneri bën të lindin tek ju, kur jeni bashkë. Falë saj, pasioni i fillimit mund t’ia lërë vendin një lidhjeje afatgjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.