Poezia juaj... S’kam cilësinë e verës

Intervista - - POEZI -

Desha s’desha dhe këtë herë kryqin putha menjëherë! Iku vajza me nxitim ! nga pas i shkova për shpjegim. Dhe i thashë- jam i krishterë si i tillë jetoj me nder ! Se nga Jezusi tash’ mësoj si nga mëkatet të shpëtoj. Të shkoj në kishë të bëj një lutje e në çdo kryq të jap një puthje ! Ndaj para kryqit u gjunjëzova dhe Zotin tënd falenderova. Veç nje sekret o miqtë e mi me vajzën rash në dashuri ! LETA GURANJAKU Ti më je si ajo vera e vjetër Që koha e bënë dhe më të ëmbël Ndaj s’të krahasoj me tjetër Aq më pak me një aguridhe femër! Si ti i vjetër bëhem dhe unë Por kurrsesi s’kam cilësitë e verës Me uthullë përgjaj më shumë Dhe s’më mbanë brendësia e enës! Ashtu si uthulla enën time thyej Kur s’gjej rrugëdalje të tjera Ndaj ti po deshe më shaj e më fyej Por unë s’kam cilësitë që ka vera!

SKENDER LAZAJ TREBESHINA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.