Në shënjestër.

Intervista - - POEZI -

Dikur, s’di pse, më gjuaje me gurë, kurrizin, pabesisht, bëre me sopa, midis nesh distancë, lartësove mur, të pafajshëm kalle, pagjurmë, në gropa. Mishin, ma mbushe tërë plumba, s’doje ta dije fare për dhimbjet, të shumtët, gjatë kohës, i shkunda, po ç’ti bëj plagës që lëvrojnë vemjet? Ndoshta t’u desh gjithë monucioni, urrejtjen ndaj dijes, të shkrehje patjetër. Çfarë tjetër, pa bërë, ka mbetur më thoni, që vazhdoj, akoma, të jem në shënjestër? Megjithëse, në duar, mban armë, përpara luanit dridhesh si lepur, i lagur, nën’ vete, kundërmon kërrmë, kur gojën hap bisha përfjetur. Çfarë i bëre o djall asaj bishe, gunë, pisrrenash turpi i veshe, kaq plumba në trup i ke mbjellë?

DIANA ZHITI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.