Veç bota brenda vetes!

Intervista - - POEZI -

Asgjë nga dita, asgjë nga nata, nuk ka mbetur më asgjë, veç bota brenda vetes, kjo dritë shpirti pa zë! Gjithçka të çon vetëm aty, te koha pa kohë, te shikimi pa sy, në ëndrrën që përsëritet përsëri, ku shkrep mendimi, në çdo çast të ri. Në mjegull po duket pak qartësi, çdo ndryshim i ri në vështirësi, edhe në paqe ka zhurmë e marrëzi, s’është e thënë të jetosh në vetmi! Valë e qetë zhurmon e shqetësuar, në mendimin dhe fjalën e pambaruar. Veç bota brenda vetes, veç ajo, shenjë në kohë, në jetë pa kohë! ISIDOR KOTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.