Kunata me mori djalin

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Të nderuar lexues, fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë për një prind, nuk është thjesht trashëgimtari i emrit dhe i pronës, siç e shohin shqiptarët. Dhe mua kjo më ka vrarë gjithë jetën. Shpirti nuk m’u preh për asnjë minutë për atë djalë që s’arrita ta rrisja vetë.

Sot jam tetëdhjetë vjeçe, dhe jetoj me djalin e vogël. Burri im ndërroi jetë para dy vitesh pas një aksidenti rrugor. U nis të shkonte për vizitë të vëllai i tij, dhe ndërsa përpiqej të kalonte rrugën e përplasi një makinë. Përplasja qe fatale për të, vdiq në vend. Por në një anë them e ndihmoi Zoti për mirë se nuk e la çyryk në krevat se do kishte vuajtur shumë më tepër vetë dhe të gjithë në familjarët me të. Fëmijët e mi kanë ndenjur në tokat që ne u lamë, shyqyr kemi patur tokë boll. Jetojmë të gjithë në një fshat afër Tiranës dhe i kemi shtëpitë afër e afër. Të tre djemtë kanë bërë shtëpi të reja dy katëshe. Kanë punuar në emigracion qysh kur hyri demokracia dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të shkojnë me muaj të veçantë, d.m.th., punë sezonale. Ne nuk arritëm t’u jepnim skollë as djemve dhe as vajzave. Aq ishte mundësia jonë, jo vetëm ekonomike, por edhe aq kemi ditur. Tjetër gjë sot që mëson vetëm duke parë televizor. Më duket sikur kam shëtitur gjithë botën duke parë

Në shtëpinë ku u martova unë ishin gjashtë vëllezër e dy motra. Motrat dhe pesë vëllezërit e mëdhenj ishin të martuar. Burri im ka qenë shumë punëtor dhe qysh para se të martohej i kishte hedhur themelet e një shtëpie të vogël, në fund të oborrit të shtëpisë së vjetër dhe pas dasmës ai punoi bashkë me vëllanë e vogël dhe me dy të tjerët që jetonin në fshat me ne dhe e mbaruan shtëpinë për një vit. Sigurisht jo mbaruar siç mund të quhet sot një shtëpi e mbaruar, e jona ishte shumë e varfër. Po kishim një kuzhinë, korridor dhe një dhomë gjumi. Banjoja ishte në cepin tjetër të oborrit. Shyqyr kemi patur pus në oborr dhe uji nuk na ka munguar asnjëherë as verë e as dimër. Aty në atë shtëpi të vogël i rrita të tre djemtë dhe dy vajzat. Me njerëzit e burrit e kam kaluar mirë gjithë kohën se kanë qenë njerëz të butë. Por burri im me njërën nga motrat ka kaluar më mirë se me të tjerët. Kur vinte në të parë te prindërit e saj më shumë rrinte në shtëpinë tonë e lozte me fëmijët sesa me prindërit e saj. Kur unë mbeta shtatzënë herën e tretë linda djalë. Vjehrra ime kishim dy vajza dhe të mendoni para gjashtëdhjetë vitesh dukej sikur ishte bërë nami të kishte dy vajza rresht.

-Po unë kam gjashtë djem, si nuk më ngjatë mua fare, - thoshte vazhdimisht nëpër oborr. Kunatat e mia që kishin edhe djem edhe vajza i thoshin vjehjrrës se unë nuk isha plakë të rreshtoja gjshtë djemtë tani si ajo. Dhe kur lindi djali, vjehrra ime përqafoi nusen e parë duke i thënë që ajo i kishte fjalë e napolon sa herë hapte gojën.

Kur djali im u be një vjeç u martua dhe kunati më i vogël. Pleqtë na shihnin të gjithëve çdo ditë dhe kënaqeshin që i kishin të gjithë mirë. Edhe dy kunetërit që ishin në qytet në Tiranë vinin shpesh. Por vjehrrës time i qante zemra për vajzën e madhe që nuk kishte fëmijë. Po bënte dhjetë vjet martesë dhe akoma hic. Nuk lanë mjek pa shkuar dhe nuk lanë mjek popullor pa shkuar. Gjithë llojet e barërave i provoi por patën fatin e keq e të mos kishin asnjë fëmijë të tyrin. Ndërkohë unë linda dhe djalin e dytë. U bëmë me katër fëmijë. Shtëpia kishte mbetur ajo që kishim bërë në ë e kuzhinë dhe tashmë me katër çilimij brenda më dukej gjithmonë e më e vogël.

-Mos u mërzit se s’ke shtëpi, - më thoshte nëna ime sa herë shkoja, - ja shiko kunatën tëndë që s’ka fare. Ai është hall.

-Jo moj nënë s’po qahem se kam katër fëmijë si drita dhe shyqyr kanë ardhur fëmijë të mbarë e të shëndetshëm, kam edhe një burrë të mirë që kujdeset për shtëpinë e për ne. Loz me fëmijët, më ndihmon mua, kujdeset edhe prindërit e vet, - e sqaroja gjithmonë se helbete njeriu mendjen e mban tek ato gjëra që nuk i ka. – Ja, të atin që ka mbetur qorr me të dy sytë çdo ditë e nxjerr dhe i bën dy apo tri rrugë sa fuqi të ketë deri në fund të rrugës, që mos të - lojnë t’i dhemnbin këmbët. Të jëmës i blejmë sa herë marrim rrogën ndonjë pako biskota ose më shpesh një konservë se ajo për ato mbaron. Plaku kafe e duhan do, nuk do tjetër. Pastaj të tjerat ia plotëson djali tjetër që ka në shtëpi. Kur ka kohën e mbjelljes së duhan shkoj unë dhe e punojmë e mbjellim me gjithë kunatën se edhe ajo me dy fëmijë të vegjël. Ja mundohemi o nëën që t’u bëjmë hyzmetin se di sa të kanqur janë.

-Epo mirë bija ime, bëjua hyzmetin duke më menduar mua, dhe të jesh e sigurt që do të duan e do të japin uratën kur të vdesin, edhe pse nuk i ke në shtëpi, - më mësonte gjithmonë nëna ime.

Kur djali i dytë u bë tre vjeç mbeta prap shtatzënë. Në fakt ne i kishim dy djem e tri vajza dhe nuk deshëm fëmijë tjetër. Po ne që s’dinim c’është aborti apo të tilla gjëra dhe burri im tha i pari:

-Po sikur t’ia japim motrës time, s’ma merr mendja se do kenë më shans për fëmijë. Pastaj mjekët ia kanë prerë shpresat. Edhe Tixhja është mërzitur jashtë mase.

-Po, ka tre muaj pa ardhur. E marr me mend që ëstë mërzitur, po qysh u jepka fëmija. Nuk është një tas miell hua, jo jo s’mundemi,- thashë.

-Po unë e kam motrër dhe ti e di që e kam për zemër atë vajzë, jam i sigurt që do ta duan këtë fëmijë sikur të ishte i tyre. Edhe Halimi është burri i mirë, është djalë i shtruar. Po të kishte qenë ndonjë pizeveng do e kishte ndarë motrën time e do kishte marrë grua tjetër. Po në fakt po e kalojnë të dy bashkë hallin që u ka rënë.

-Nuk mundem, mos kërko kështu gjërash. Ti e di që unë s’kam ndërruar fjalë jo vetëm me Tixhen po me asnjë nga njerëzit e tu, po deri këtu nuk mundem të shkoj, nuk e kam zemrën det.

E kështu burri m’u lut netë me radhë.

-Pastaj të jesh e sigurt që do të rritet me mirë duke qenë fë- mijë i vetëm te Tixhja sesa duke qenë fëmija i pestë i joni që do rritet me rrobat e lëna pas nga të motrat e të vëllezërit nëse u mbatur ndonjë cep, me bukën thatë në dorë duke lozur nëpër oborr... – tha burri.

-Po mirë do ta kem par syve, pastaj nuk është se i dua më pak këta të tjerët që i kam rritur me bukën thatë në dorë dhe do të dua më shumë këtë që do t’ia fal dikujt tjetër, ç’më ë tani.

Debati vazhdoi për dy apo tri muaj rresht. Një fundjavë erdhi Tixhja të shihte të ëmën se i ra një grip dhe mbeti shtrirë ca ditë. Meqenëse im shoq e zuri në oborr i tha të vinte të neve me fëmijët. Si gjithmonë ajo erdhi. Pasi i zuri gjumi fëmijët në kuzhinë burri im i tregoi që isha prap shtatzënë. I tha dhe për debatet që të bënim për idenë e tij. Dhe e mbylli në fund:

-Se ndoshta po zihem kot me gruan time unë e ju nuk doni të merrni fëmijë tjetër? E keni menduar ndonjë herë?

Kunata ime me sytë me lot u kthye nga unë: -Ne kemi menduar të marrim një fëmijë në shtëpinë e fëmijës dhe po mendohemi se nuk e dimë se ç’gjak do na qëllojë fëmijë i mirë apo s’di ç’them. Po ti moj kunatë të jesh e sigurt që nëse do të ma bësh këtë dhuratë që as Zoti nuk ma bëri të jesh e sigurt që unë do ta dua e do ta mbaj siç dua dritën e syve të mi, - dhe lotë t’i rridhnin çurk.

-Nuk është se nuk të dua apo nuk të rspektoj, moj kunatë, po është e vështirë të japësh fëmijën, - i thashë e zënë ngushtë nga ato që burri kishte dërdëllitur për mua më parë. –E di që je grua e jashtëzakonshme, je punëtore, je e dashur se unë të kam parë sa loz me fëmijët e mi e të vëllait tënd sa herë vjen të takosh nënën tënde, po prap me duket vendim i vështirë.

Atë natë ndenjëm pothuajse zgjuar që të tre. Burri im me të motrën në një anë që përpiqeshin të më bindnin mua e unë e pavendosur për të ndërmarrë këtë hap...

(Vazhdon javen tjeter)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.