Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-E preferoni jetën e natës dhe nëse po ku preferoni më shumë të dilni? Mua personalisht më lodh shumë. Merita

- A duhen ndëshkuar prindërit që janë të dhunshëm me fëmijët e tyre? Kam një rast në pallatin tim dhe nuk di si të veproj. Komshija ime e mbyt çunin 5 vjeç në dru. Arlinda. - Cila është frika juaj më e madhe në jetë? Denisi. - Ujku qimen e ndërron, por Kësulkuqen s’e harron. Si e komentoni? Klodi

- A mund të dashurosh dy persona njëkohësisht dhe a ju ka ndodhur ndonjëherë? Si keni vepruar? Kozeta.

- Sa e dobishme ka qenë krenaria për ju, ju ka dëmtuar apo ju ka ndihmuar? Marseli.

- A jeni hakmarrës ndaj diçkaje të kaluar, apo qëndroni indiferent dhe vazhdoni përpara? Më mirë të jesh i tillë, apo jo? Ema

- Mendoj se çdonjëri prej nesh ka një person ideal në mendje ose brenda shpirtit. Si do të donit të ishit ju, realisht? Melisa

- Pse thonë “Jeta është luftë!”? Atëhere i bie të dalësh me armë në dorë për të ecur përpara, se ndryshe nuk funksionon, apo e kam gabim? Cila do të ishte arma juaj për të arritur atë që doni? Greta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.