Karkaleca me salcë konjaku

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje Intervista, jam Irisi nga Berati dhe kam parë këtë javë për herë ta parë rubrikën e gatimit në gazetën tuaj. Prindërit e mi amkohen gjithmonë se nuk di as të bëj punë e as të gatuaj. Dua të blej disa karkaleca fshehurazi këtë fundjavë dhe të bëj një gatim special që ti bëj prindërit e mi të ndihen mirë por nuk di si ti bëj? Ju lutem mund të më jepni ndonjë recetë të thjeshtë që edhe unë si për herë të parë që do gatuaj të dali e mirë që edhe një herë që mundohem mos m’a shajnë gatimin. Faleminderit

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje t’iu falënderoj për vëmendjen. Mua më vjen mirë kur shoh njerëz që kanë dëshirë për të gatuar dhe s’kam pse mos ti vijë në ndihmë. Kuzhina është një art dhe arti më i bukur doja të thoja. Një recetë me karkaleca unë do veçoja atë me salcën e konjakut. Për ta përgatitur atë duhen këta përbërës: 400 gr karkaleca të pastruar 200 gr majonezë 100 gr ketchup 10 ml konjak Sallatë jeshile Kripë Tabasko Domate

Përgatitja kërkon vëmendjen e duhur. Karkalecat i spërkasim me konjak dhe i vëmë të ziejnë në ujë me pak kripë për 5-7 minuta. Përziejmë ndërkohë majonezën me ketchup deri sa ngjyrë rozë. Shtojmë pjesën tjetër të konjakut, disa pika tabasko(salcë pikante) dhe i përziejmë sëbashku. Sallatën jeshile e grijmë imët - maten në feta dhe e vendosim në një kupë me fund të rrumbullakët. Sallatën jeshile e hedhim në kupë. Mbi të vendosim karkalecat e zier dhe i mbulojmë me salcën e krijuar. Pjata është gati. Ju bëftë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.