Pyetje për instruktorin Çfarë duhet të bëj për kaviljen?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Instruktor Skerdi, i lexoj çdo javë përgjigjet tuaja dhe kam parë që përveç se një instruktor i mirë ju jeni afër lexuesit edhe në trajtën e një psikologu. Unë kam një problem në kavilje. Doktori më tha që quhet flamatim ligamentesh, bëra terapi the pati rezultat por tani më është rikthyer problemi dhe doktori thotë që duhet të kthehem në terapi përsëri. Ti si specialist, çfarë më këshillon, do më ndihmojë për kaviljen?

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje, kam luajtur për shumë vite futboll dhe unë kam vuajtur nga dëmtime. Dëmtime të kaviljeve kam patur shumë herë. Ti duhet të dish që kavilja nëse dëmtohet duhet minimumi 3 ditë mos e vësh në tokë, mos shkelësh por ti e ke kaluar këtë fazë. Nëse doktori të ka thënë të rikthehesh dhe njëherë në terapi ti duhet ta bësh me 100% besim. Doktori kuron, natyra shëron. Ki besim te këshillat e doktorit edhe do të bëj mirë terapia. Jam i sigurtë që në terapinë e parë nuk i ke zbatuar me përpikmëri gjërat. Pasi të mbarosh me terapinë menjëherë do i kërkosh doktorit një listë me ushqime që të ndimojnë me forcimin e ligamenteve dhe asgjesimin e flamacionit. Personalisht do të këshilloja në mëngjes të pish një lugë çaj shafran indian në një gotë me qumësht të tretur. Pra kur ti të vazhdosh aktivitetin normal post terapisë, të duhen ushtrime për të rikthyer tonifikimin në kavilje. 1- Do e fillosh me ushtrime statike. 2- Do përdorësh ushtrime me llastik. 3- Të duhet të bësh ushtrime për tonifikimin e muskulit të pulpës. Muskuli i pulpës është kryesori që mban kaviljen dhe e parandalon traumën. Nëse luani futboll në fusha të vogla të duhet të bësh edhe ushtrime profilaktike ( parandalues të traumave). Përkushtimi juaj, besimi tek terapia, pak vëmendje në ushqim do bëjnë të shërohesh shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.