Keni ndonjë pyetje që ju shqetëson dhe nuk i jepni dot përgjigje? Mos ngurroni të na shkruani. Specialistet më të mirë të vendit do ju përgjigjen. Na i dërgoni pyetjet me letër në adresën Gazeta Intervista, Rruga «Qemal Stafa» Nr.331, Tiranë, me email në

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, kam parë në ëndërr sikur hyra në një apartament I cili nuk ishte I imi. E dija që në dhomë ishte vjehrri im me të shoqen, në dhomën tjetër ishte ish dhëndri. Hyra me kujdes në dhomën e ish dhëndrit se nuk doja të më shikonte djali. Hapa një raft rrobash dhe aty shoh një çant udhëtimi ngjyrë gri e hapur. E hap me kujdes prej djalit mos më dëgjonte. Brenda kishte disa bluza dhe pantallona, duke parë me kujdes shoh një bluze të vajzës sime me një palë pupa fëmijësh. Në fund fare I paska vën rrobat e vajzës thashë me vete. Rrobat e vajzës dhe të mbesës ishin të bukura. Si shpjegohet kjo.

Ty të mungon prania e vajzës ndaj edhe e sheh në ëndërr e e kërkon aty. Ju thoni se shkoni te ish dhëndri që bën edhe diferencën e kjo tregon se ti dëshiron të kthehet edhe njëherë ajo marrëdhënie. Ju jeni e shqetësuar e keni nevojë për tu rehatuar. Ju jeni në merak për nipin dhe ju duket i pambrojtur. Ju nuk jeni e qartë me veten se çfarë do të ndodh me fatin e vajzës tuaj. Çanta në dhomë tregon një udhëtim e kjo do të thotë se do ndodhi një largesë e ju keni frikë se dhëndri mund të marri djalin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.