Hipoteka nuk më regjistron pronën

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje zoti avokat. Unë që po ju shkruaj jam Arbeni nga Tirana. Kam një pronë të cilën e kam blerë me kontratë shitblerje në vitin 1996 dhe e kam nxjerrë vërtetimin hipotekor për këtë pronë. Sipërfaqja e pronës eshtë 110 m2, pas dy viteve nga blerja e pronës jam paditur disa herë nga një komshi i cili pretendonte se 10 m2 i cili korrespondon me ankesin ishte i atij, ai ka bërë gjyqe për disa vite. Së pari ka ngritur padinë për kthimin e sendit. Këtë padi ai e humbi deri në gjykatën e lartë. Pasi humbi këtë proces ai ngriti një padi tjetër më objekt cënim pronësie, ku edhe këtë padi e humbi deri në gjykatën e lartë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, më ka lëshuar ç ën e pronës pas hedhjes në sistem të zonës dhe ma ka nxjerrë 100 m2 pa 10 m2. Pas interesimit me shkrim më ka kthyer përgjigje dhe më thotë që për 10 m2 ka mbiven- dosje. Unë kam depozituar të gjitha vendimet e gjykatave, por zyra e pronave më thotë që duhe t’i drejtoheni gjykatës. Ju lutem më këshilloni si të veproj dhe a merret zyra juaj me këto çështje?!I nderuar zoti Arben. Ju falenderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Sipas mënyrës së paraqitjes së problemit nëse këto janë kështu siç i rendisni ju mund t’ju them se më vjen shumë keq që Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk ju ka dhene zgjidhje edhe pse ju keni depozituar vendimet e gjykatave në mënyrë që zyra të bënte korrigjimet përkatëse në kartelën dhe hartën treguese sepse mund të ketë ndodhur që gjatë procesit të hedhjes së pronës në sistem të ketë patur gabim njerëzor nga grupi i punës që është marrë me këtë punë.

Nëse e keni ndjekur rrugën administrative, pra ankimin administrativ atëherë është t’i drejtoheni gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nëse jo atëherë duhet t’i drejtoheni zyrtarisht kësaj zyre ku të kërkoni detyrimin e zyrës të regjistroje sipërfaqen prej 10 m2 ku bashkëlidhur kërkesës duhet të bashkëlidhni: ç ën e pronësisë, vendimet e gjykatave për të tre shkallët e gjykimit dhe duhet të bëni aplikim pranë zyrës së regjistrimit pra pagesën e tarifës përkatëse. Duhet të prisni 10 ditë nga aplikimi dhe nëse nuk merrni zgjidhje atëherë duhe t’i drejtoheni Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë ku të paditur do të thërrisni zyrën e regjistrimit dhe person të tretë - tarët. Jeni i mirëpritur të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” pasi ne ne mund t’ju ofrojmë shërbim juridik për rastin tuaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.