Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Endrra Dy shokë takohen në rrugë. Njëri është i zbehtë dhe duket i lodhur dhe pa gjumë:

- Çfarë të ka ndodhur që je kështu?- e pyet tjetri.

- Lëre, lëre, çdo natë shoh të njëjtën makth dhe nuk mund të mbyll sy... - Çfarë ëndrre sheh? - Shoh sikur jam kamionist dhe çdo natë marr maunen time dhe duhet të shkarkoj fruta në Mynih. Derisa arrij kaq larg, ka zbardhur dita dhe unë nuk vë gjumë në sy.

- Shoku im, njoh një doktor shumë të mirë, një psikiatër që do të shërojë - i thotë shoku tjetër. I jep numrin e telefonit dhe adresën e doktorin dhe ndahen. Shkon pacienti tek doktori, i thotë makthin e tij dhe doktori i jep zgjidhjen:

- Do ta çosh maunen deri në Durrës dhe që andej do ta marr unë dhe do ta çoj në Mynih.

Pacienti ynë rigjeti gjumin e tij. Shihte ëndrrën e keqe 1-2 orë, deri në Durrës, ku e dorëzonte maunen dhe Pas disa ditësh dy shokët përsëri takohen në rrugë. Tani është i zbehtë dhe pa gjumë shoku tjetër, ai që njihte doktorin. - Çfarë po të ndodh? - Lëre fare, - i thotë aishoh të njëjtën ëndërr të keqe çdo natë, kam humbur gjumin.

- Po pse nuk shkon tek doktori që më prezantove mua, ai është i mrekullueshëm? Më vë t’i jap maunes 1-2 orë deri në Durrës dhe pastaj ia jap atij dhe

- Shiko pak,- i thotë tjetrit- unë shihja në ëndërr sikur isha ushtar dhe më vinin të punoja në kuzhinë, të qëroja një thes me patate. Derisa i qëroja, zbardhej. Shkova tek doktori dhe më tha të pastroj 2-3 kile dhe më pas...

- ndërpret shoku i tij.

- Jo ore, më pas marr maunen me fruta në Durrës dhe i jap deri në Mynih...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.