Faqe nga ditari i Lali Erit: Mami im ka vuajtur shumë...

Intervista - - HUMOR -

E po si janë ca njerëz, o ditar! Vetëm për veten e tyre mendojnë. Lexova sot që duan edhe dëmshpërblim për vitet e burgimit që bënë në kohë të monizmit, pale. Po pse mami im që vuante për të blerë dy kile qumësht, nuk vuajti?! E pse mos t’i japin edhe mamit dëmshpërblim?! Çohej mami që në orën dy të sabahut për dy kile qumësht, që të më ushqente. Nuk e lanë rehat vuajtjet. Gjithë jetën duke vuajtur e ka kaluar mami.

Mbaj mend njëherë kur erdhi nga dyqani i qumështit. Në një shishe kishte diçka të bardhë. Në shishen tjetër jo. Unë si çamarrok që isha ju afrova shishes së bardhës. Mami nuk e kishte mendjen.

E godita shishen me këmbë. Ajo ra në dysheme. U thye dhe nga ajo doli qumështi. Mami nuk më bërtiti. Të nesërmen në orën 1 të natës, mbaj mend që erdhi pranë krevatit tim dhe me zërin e saj mamor me thirri të zgjohesha. Atëherë isha dy vjeç e ca muaj. U ngrita nga gjumi dhe me mamin për dore, dola jashtë shtëpisë. Si MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU sot e mbaj mend atë natë. Me mamin shkuam te dyqani i mëhallës. Vendosëm aty një gur dhe po prisnim. “Erdhiiiii erdhiiii!”- bërtitën disa gra dhe ja bënë me dorë dre shtyheshin në radhë. Mami në një dorë mbante çantën me shishe dhe me dorën tjetër mbante mua. Kur u afruam pranë shitëses, ajo tha: “Qumështi mbaroi”. E mbaj mend si sot që mami u mërzit shumë. Me mua për dore dhe me shishet bosh u nisëm për në shtëpi. Kisha ndënjtur mbi tre orë në radhë, pa marrë dot qumësht.

M’u kujtua sot kjo gjë o ditar, jo vetëm se mora vesh që duan

Zotin Bujar Nishani, në detyrë President të Republikës, e gjeta në lulishten e Pallatit të Brigadave. Ishte shtrirë mbi një stol dhe po dremiste. Ju afrova me dy mendje. Ta shqetësoja, apo ta shqetësoja shumë. Vendosa të bëja të parën.

Kaso Kosa: - Përshëndetje zoti Nishani!

Bujari Nishani: - Nuk kam medalje tani. Dil pas nja një ore.

- Nuk erdha për medalje zoti President. Për një intervistë jam këtu.

- E kush vjen për intervistë tani! Rri, aman, më qafsh. Të gjithë për të marrë ndonjë dekoratë vijnë dhe më takojnë.

- Zgjohuni zoti President! Jam Kasoja...

- Ti qenke o aguridhe! Kujtova se kishte ardhur ndoënjeri të më futej mik për ndonjë dekoratë. Më fal që më gjete pak në këtë gjendje.

- Më falni përsëri që ju zgjova, zoti President!

- Shyqyr që më zgjove, se kushedi kur do zgjohesha. Kam ca ditë e kam djallosur fare në pije. Edhe kush unë, që s’pija as gotën e tretë të rakisë. Kam pirë këtë javë mbi pesë litra uiski. Jam bërë tapë. lekë ish-të persekutuarit, por sepse mora vesh që disa njerëz ishin mërzitur që në parkimin poshtë sheshit Skënderbej kishte radhë dhe makinat mezi hynin e dilnin. Harrojnë njerëzit se sa kanë vuajtur në radhë.

Tani i duan gjerat tak-fap. Kështu më tha edhe mami. “Eh mor bir, sa kemi vuajtur duke pritur makinën e qumështit”, më tha, ndërsa tani hedhin vickla për 1 orë

Mbaj mend që kur isha te dyqani i qumështit me mamin, të gjitha gratë dhe burrat më përqafonin. Nuk e di arsyen përse. “Je i ëmbël mor bir”, më tha mami. Dhe i tillë kam mbetur.

I ëmbël. Kur isha te radha e qumështit dy gra nuk më përqafuan. Unë i pashë që që ato po rrinin si të shushatura dhe ju afrova dhe i përqafova vetë. Që nga ajo ditë më ka mbetur zakon që të përqafoj çdo grua dhe burrë që më del përpara.

Eh, sa ka vuajtur mami im. Jo se mamit e të tjerëve nuk kanë vuajtur, por e imja i vazhdoi vuajtjet dhe më pas. Me shpirt nëpër dhëmbë arriti që të hiqte mënjanë nga pensioni nga 100 mijë euro dhe të më bënte dasmën. Herë tjetër o ditar, do shkruaj edhe për ditën e dasmës. Në fakt, natën e dasmës, pasi atë e bëra natën. Kur më tha mami që kishte mënjanë mbi 100 mijë euro, desh më ra pika në kokë. Mora Arjolën në telefon dhe me zërin që më dridhej, ja thashë që mami im kështu e kështu. Ajo u gëzua shumë. Si mos të gëzohej! U ndje krenare per mamin tim dhe vjehrrën e saj. Kush nga mamatë arrin tq heqë mënjanë për fëmijën kaq para. E moj mami! Falë teje dasma u bë mbretërore. Nga Amerika më merrnin në telefon ish-shokët e shkollës dhe më pyesnin. Kur ju thosha që mami po më bënte dasmën, ju dridhej zëri. “Ëell done your mum”, më thoshin. Dmth, “Bravo mamit tënd!”.

Tani po iki o ditar, se më duhet të hekuros një pulovër. Do shkoj ca pallate që do ndërtojmë. Me pulovër dukem djalë “trendi”. Le ëë unë s’kam nevojë që të dukem. Unë jam i tillë. Ika, o ditar. Mirëupafshim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.