Bujar Nishani: Fatos Nano do jetë President

Intervista - - HUMOR -

- Jeni bërë tapë! Çudi, se unë ju njoh për njeri të rregullt.

- Edhe unë për të atillë e njihja veten, deri përpara ca ditësh. Ama, tani po e njoh për një njeri tjetër. Boooo sa kam pirë. Po ai aty pas shkurreve ç’bën? Po na përgjon?

- Është një prej rojeve të institucionit tuaj, zoti Nishani. Qetësohuni. - Cilit institucion? - Presidencës pra. - Cilës Presidencë Kaso?

- Më duket se ju ka rënë dielli në kokë zoti Nishani dhe keni harruar që jeni President i Republikës.

- Uuuueeee vërtet, tani po më kujtohet si nëpër mjergull diçka e tillë. A Fatos ç’më bëre!

- Për kë ka rënë në qafë ndonjë fëmijë? Ndonjë fatos, e thënë ndryshe?

- sin, o Kaso. Për Fatos Nanon.

- Pse ç’ju ka bërë Fatosi?! A mund të ma thoni!

- Ta them, por ama mos t’ja thuash njeriu.

- Ti e di zoti Nishani që unë jam gojëkyçur, sikur nishane, nishane të ma bëjnë trupin nga torturat. - E di, Kaso. Ja ku po ta them: Më ka marrë në qafë Fatos Nano. Vajti ca ditë, vjen përditë këtu në Presidencë dhe më bën tapë me pije. - Vjen Fatos Nano në Presidencë? Po ky qenka lajm i thënë ekskuzivisht për mua. - Vjen që mos ardhttë ishallah, se më katandisi kështu. Ja fut me të pirë. ë sabah, e mbaron sabahun tjetër. Mirë që pi për vete, por më jep edhe mua. - Po ai le të pijë. Ju mos pranoni të pini, zoti President. - Një llaf goje, mos të pi. Po Tosi është i muhabetit dhe më shtyn në të pirë në mënyrë të pandërgje-

gjshme. - Keni të drejtë, në fakt. Është njeri i muhabetit. Vështirë t’i thuash jo. Ai takoi edhe Edi Ramën për shembull. Imagjinoni zoti President! Edi që ç’nuk ka thënë për Fatosin...

- Është takuar Fatos Nano me Edi Ramën? Ça thua o Kaso, po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. - Këtë e dinë të gjithë, zoti Nishani. - A mo Tosi ç’më bëre! Kam një javë që nuk di ç’bëhet në vend.

- Po Nano përse vjen në Presidencë, zoti Nishani? Apo kot...

- Si ore kot! Si mund të vijë kot, i biri i botës nga Viena në Tiranë. Vjen të njohë ambientet e Pallatait të Brigadave. Do bëhet President i Republikës. Kështu më duket. Ja kanë premtuar Edi me Lulin.

- Po President u zgjodh mesa...

- A ti ke pirë më duket. Meta po vazhdoi të shajë, jo President, por as roje në Presidencë nuk qëndron.

- Kuptoj! Desha t’ju pyesja në lidhje me dekoratat me titull “Mjeshtër i Madh” që dhatë përpara disa ditëve.

- Unë kam dhënë dekorata?! Ke pirë ti Kaso, s’ka mundësi. Mos ke takuar Tos Nanon edhe ti?

- Ju i dhatë, posi. Urdhëroni shikoni ceremoninë. E kam në video.

- Po, pra, qenka e vërtetë. Paskam dhënë, mesa shoh. Kam qënë nën efektin e alkoolit, Kaso. A mo Tos Nano ç’më bëre.

- Shkoni qetësohuni brenda në Pallat të Brigadave zoti Nishani!

- Aty është mbushur me tym duhani o Kaso xhani. Paf-puf i pinte purot Tosi. Për një orë vjen prapë.

- Po mbyllini derën, mos e lejoni të hyjë.

- Kush më pyet mua o Kaso. Unë vetëm për dekorata jam. Po do ndonjë ti, më thuaj! Le që ku kanë mbetur më dekorata në magazinë. është zoti. Meta. Ai

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.