Arnavi fejohet me Lavanian dhe Kushi me Shamin

Intervista - - TELENOVELA -

Nani lavdëron Lavanian para Arnavit dhe i thotë asaj se është dakort që ai të martohet me Arnavin. Kushi trishtohet kur e dëgjon këtë prej saj. Më pas Kushi shkon në dhomën e Anxhalit për të folur me të dhe gati sa nuk zbulon Shamin, i cili mbulohet me jorgan dhe dhe Arnavi nuk ia heqin sytë njëri-tjetrit. Ajo përdredh kyçin e këmbës dhe Arnavi e ndihmon për t’ia vënë në vend. Ndërkohë Arnavi nxjerr nga xhepi byzylykun e saj të këmbës dhe ia vë. Kushi habitet se si ai ka byzylykun e saj. Ata të dy kalojnë një moment të bukur dashurie. Arnavi ia merr fytyrën në duar dhe afrohet ta puthë, por s’e lë zilja e telefonit. Ai pyet veten se çfarë po i ndodh. Ndërkohë edhe Kushi i bën atij shumë pyetje për atë që ndodhi, por ai i thotë ta lërë të qetë. Një e ftuar akuzon Lavanian se po bashkëjeton pa u martuar, ndërkohë Arnavi vjen dhe shpall fejesën me të, gjë që e trondit Kushin.

Të gjithë përgëzojnë Arnavin, ndërkohë që ai sheh lotët në sytë e Kushit. Ato i sheh edhe Lavania, por Kushi i thotë se janë lot gëzimi. Megjithatë, Arnavi i thotë Nanit të mos caktojë ende datën e martesës. Lavania i qeras të gjithë me ëmbëlsira, ndërsa Arnavit i jep nga ato që ka përgatitur Kushi, pa sheqer. Edhe Shami gëzohet për fejesën e Arnavit. Më vonë, kur Arnavi shoqëron Kushin në shtëpi, i përmend byzylykun e këmbës. Kushi i thotë atij se me Lavanian janë një çift i mirë dhe mundohet të qeshë me zor. Në atë kohë ai frenon papritur makinën dhe kërkon asaj të dalë prej saj. Kushi del, po i bie portofoli në makinë. Në shtëpi përsëri Mad- humata përpiqet ta bindë të martohet me Shamin. Në atë kohë bie dera dhe para Kushit shfaqet Arnavi që i jep asaj portofolin. Ai futet brenda me ftesën e Madhu- matit dhe takon prindërit e Kushit. Ai sheh të atin e saj dhe u thotë familjarëve që, nëse kanë nevojë për ndonjë gjë, t’i drejtohen atij. Më pas ai i thotë Kushit se ajo nuk është asgjë për të, gjë që e trishton shumë atë. Në shtëpi vjen Shami me disa ëmbëlsira. Më vonë Madhumati bërtet kur sheh emrat e Kushit dhe Shamit në murin e shtëpisë, të rrethuar me një zemër. Shami u bërtet kalimtarëve sikur e kishin ata fajin që bënë këtë në mur. Buaxhi i kërkon Kushit të martohet me Shamin. Ky i fundit i jep një copë ëmbëlsirë Shashit dhe ai mbytet. Nën presionin e hallës, Kushi pranon të martohet me Shamin.

Madhumati dhe Garima janë të lumtura me vendimin e Kushit për t’u martuar me Shamin, por Shashi trishtohet. Arnavi kujton gjëra nga e shkuara me Kushin dhe shqetësohet. E motra e pyet nëse është i lumtur dhe ai i thotë se po. Shami dhe bashkëpunëtorja e tij i zhvasin një shumë parash Anxhalit, por, si gjithmonë, Shami del pa lagur. Ai ka ndërmend që me këto para t’i blejë unazën Kushit.

Me kërkesën e Anxhalit dhe Nanit Kushi bën një vizitë në shtëpinë Raizada. Ajo dëgjon fshehurazi Arnavin që zemërohet me Anxhalin pse e ftoi atë. Më vonë, Nani, Anxhali dhe Lavania i japin dhurata lamtumire Kushit. Vetëm Manorama nuk i dhuron gjë dhe e fyen. Ndërkohë, Arnavi i kërkon asaj të largohet dhe zemërohet me të. Ai e shtyn dhe ajo lëndon dorën tek një gotë e thyer. Me zemër të lënduar ajo ndahet nga gratë e familjes dhe ikën nga shtëpia Raizada.

Ndërkohë Arnavi sheh çelësin e tij që ajo i ka lënë mbi tavolinë dhe kupton se ka lënduar dorën. Ai pendohet që është sjellë ashpër me të. Ai e gjen në tempull dhe i lidh dorën me një fasho. Ndërkohë, Madhumati i thotë Shamit se fejesa e tyre ose duhet të bëhej tani, ose duhet të shtyhet, por në atë moment Arnavi i lidh në gisht fashon Kushit. Shami zemërohet dhe i jep një ilaç të gabuar Shashit, gjë që e vë jetën e tij në rrezik.

Madhumati fajëson Kushin për gjendjen në të cilën ndodhet Shashi dhe i kërkon asaj të fejohet menjëherë me Shamin. Kushi nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, veçse të fejohet me Shamin. Ajo i zgjat atij dorën dhe të gjithë shohin të habitur fashën në gishtin e unazës. Madhumati i thotë asaj të zgjasë dorën tjetër dhe Shami i vë aty unazën. Ai i jep asaj një dhuratë që ta gëzojë. Më vonë, Anxhali pyet Shamin se ku e ka unazën e tij të martesës.

Ndërkohë që po festojnë festën e Bhai Duxhit (për lidhjen mes vëllezërve dhe motrave), Anxhali e qorton Arnavin se është sjellë ashpër me Kushin. Ndërkohë që Pajali i kërkon falje Akashit për sjelljen e saj, Lavania dhe Nani kurdisin një plan për ta bërë Kushin të rikthehet në shtëpinë Raizada. Ato të dyja bëjnë sikur grinden dhe Anxhali thërret në ndihmë Kushin, e cila detyrohet të shkojë atje. Arnavi sheh Kushin në shtëpi dhe e shan pse është rikthyer aty. - sin me njëri-tjetrin. Anxhali dhe Lavania përpiqen të bindin Kushin të vijë përsëri aty. Ndërkohë, Anxhali informon Shamin se ka ftuar Kushin për fejesën e Arnavit dhe ai i shpreh asaj pakënaqësinë e tij. Më pas ai qorton edhe Kushin që vazhdon të shkojë atje për para, por ajo i thotë se paratë nuk i interesojnë. Ndërkohë në televizor jepet lajmërimi i martesës mes Arnavit dhe Lavanias. Ajo i thotë se nuk do t’ia kishte dalë mbanë pa ndihmën e Kushit, por Arnavi e ndërpret i zemëruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.