Gentjana Gjergji: Publiku e dallon këngëtaren nga modelja

Intervista - - MUZIKË -

Fabjola Kuburi:- Ke arritur një sukses dhe në SHBA. E konsideron një arritje në karrierën tënde?

Gentjana Gjergji:Kudo që jam e ftuar dhe këtu në Amerikë objektivi im është që i gjithë publiku të paktën për një ditë të vetme të harrojë çdo problem e streset që sjell një ditë pune. Dua që të argëtohen aq shumë sa ta mbajnë mend gjatë këtë event dhe ja kam arritur sepse kudo kam përformuar publiku është elektrizuar duke kërcyer e kënduar me mua.

- Më trego ndonjë episod të këndshëm që ti do ta mbash mend për shumë kohë, gjatë qëndrimit tënd në Amerikë, që të ka ndodhur me publikun tënd atje?

-Ç’është e vërteta ka shumë episode të bukura dhe sdi kë të veçoj.

- Sapo ke publikuar këngë “Martesa e djalit”, po e ndjen suksesin e saj?

-Po, kënga martesa e djalit erdhi natyrshrm, një duet me babin, i punuar me shumë dashuri. Jam e surprizuar dhe shumë e lumtur nga komplimentet pafund që kam marrë për këtë këngë. Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që më mbështesni.

- Sa rëndësi ka për Gentjanën pamja e jashtme, kur është e ftuar në një koncert?

-Po normale që ka rëndesi por për mua jo më shumë se sa pregatitja vokale dhe shpirtërore e imja sepse dua që nëpërmjet zërit dhe performancës live, të përcjell energji pozitive dhe dua që publiku të më kërkoj sërish për aftësitë e mia si këngëtare dhe jo si modele.

- Videoklipet e tua janë të realizuara dhe plot ngjyra. Sa lodhje “fshihet” pas gjithë kësaj pune?

-Po ka dhe kjo lodhjet e veta por kur publiku e pëlqen dhe e vlerëson në tërësi ja vlen.

- Siç e përmendëm dhe më sipër, ti je një këngëtare mjaft aktive në skenat e interpretimit “live”. Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes këngëtarëve dhe pjesëtarëve të orkestrës?

-Në fakt bashkëpunimi mes pjestarëve të grupit është parim kryesor për mua. Falë Zotit dhe eksperiencës pothuajse 15 vjeçare une dhe grupi im e kemi këtë. S’ka nevojë për fjalë, ne merremi vesh me sy me njëri-tjeterin.

- Nëse nuk do kishe prerjen e këngëtares, çfarë mendon se do doje të ushtroje si profesion?

-Shiko është si oksigjeni për mua dhe se besoj se do të kisha të njëjtën dashuri apo afeksion për një tjetër profesion.

- Të pengon fakti që ndoshta muzika sot vlerësohet më tepër nga aparenca e interpretuesit, dhe jo nga tingujt që ai përcjell tek publiku?

-Publiku shqiptar është shumë i zgjuar, ai kupton,vlerëson dhe di të dallojë këngëtaren nga modelja. Kështu që nuk më pengon aspak kjo pjesë sepse mund të mashtrosh një herë me paraqitjen skenike dhe me “zërin tënd” të super modi më të mira por s’ka herë të dytë.

- Çfarë tjetër duhet të dimë për ty?

-Duhet të dini që përveçse kengetare jam dhe një bashkëshorte, një nënë e re dhe një njeri shumë i dashur për të cilin ka shumë rëndësi korrektësia dhe thjeshtësia me publikun.

- Thonë që jeta e këngëtareve është shumë qejf! E tillë është dhe jeta jote?

-Qejf? Unë do e kombinoja lodhje, qejf dhe stres. Kolegët e mi e dijnë se për

Edhe pse të këndoj përpara publikut është ajo çfarë unë dua më shumë, në sezonin e dasmave kur kalon vakti i tretë o i katërt, duke kënduar drekë-darkë, drekë - darkë ka lodhjen e vet. Së pari duhet të jem e ngarkuar me shumë energji që nëpërmjet çdo kënge ta elektrizoj publikun e ti përcjell adrenalin e pozivitet. Për çdo dasëm apo koncert normal që pregatitjet ndryshojnë nga njëra-tjera dhe kjo varet nga vendi. Ndodh shpeshherë të qëndroj me muaj larg familjes sepse udhëtoj shpesh ose tjetra të jem në Shqipëri me dasma por ti shoh shumë pak. Kur publiku apo dasmorët mbeten të kënaqur dhe prontojnë sërisht për vitin tjetër për mua është një gjë që e vlerësoj dhe më motivon akoma më shumë për të vazhduar përpara.

- Të ardhmes, çfarë do t’i kërkoje?

-Shëndet të plotë, mbarësi e lumturi për mua dhe për familjen time e për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Sapo jam kthyer nga aktivitet muzikore që kisha në Amerikë dhe tani po përgatitem sepse sezoni i dasmave po afron po ashtu dhe për surpriza të bukura për gjitha ata që i duan këngët e mia. Nuk po them më shumë, ia lëmë të ard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.