Daniel Lumaj: Ndihem i vlerësuar nga publiku

Intervista - - MUZIKË -

Danieli është nga Shkodra dhe vjen për të treguar sa shumë e do muzikën, çfarë gjen te ajo dhe sa rëndësi ka për të muzika. Daniel Lumaj, është këngëtar i muzikës live dhe kjo është ajo që ai di të bëjë mirë, sepse mbrëmjet e mbushura me publik që duartrokasin pas performancave të tij, janë vlerësuesit e vërtetë.

- Daniel, ti ke relativisht disa vite në skenën muzikore për ju gjatë këtyre viteve si ndihesh me vlerësimet e publikut?

- Është e vërtetë që unë kam nisur diku në vitin 2009, jam angazhuar saktëisht nën logon e Bjeshkëve në Kelmend, Malësi e Madhe. Realisht, ndihesh i plotësuar kur vlerësohesh nga publiku gjatë performancave që bën. Kur merr aq shumë duartrokitje e vlersime të bën të ecësh para duke i thënë vetes ‘ ke akoma shumë për të dhënë”!

- Çfarë ka të veçantë dhe pse ju e doni kaq shumë muzikën?

- Çdo notë e muzikës që luhet shqip është e veçantë !!

- Si mendon se ka ndryshuar muzika në përgjithësi, me kalimin e viteve?

- Dua të mbroj muzikën e brezit tim ahahahaah atë që unë jetoj sot. Pavarësisht se kjo mund të tingëllojë keq tek disa të tjerë por më pëlqen kjo e ditëve të sotme. Ka më shumë ritëm më shumë prurje të reja. Sot e ke mundësinë të provosh për të sjellë diçka te re.

- Përveçse muzikës popullore të pëlqen të këndosh edhe rryma të tjera apo je vetëm tek ajo që mendon se të përshtatet më shumë?

- I këndoj të gjitha rrymat, varet nga kërkesa e publikut!

- Në tregun muzikor shqiptar ka shumë këngëtarë, të cilët kanë nxjerrë edhe shumë videoklipe. Ju çmendoni për cilësinë e tyre?

- Sot ka të drejtë kushdo të vetafirmohet si këngëtare dhe më pas tentojnë të kapin tregun muzikor aty ku per të kaluar është rruga më e vështirë për ta kapërcyer .

- Të jesh artist i njohur, ç’do të thotë për ju?

- Mbi të gjitha përgjegjësi!!

- Çfarë bëni për të rritur më shumë imazhin tuaj si këngëtar?

- Primare kam thjeshtësinë. Të jesh i thjesht arrin gjithmonë atje ku do.

- Këngën e ushtron vetëm për pasion apo është edhe ana financiare?

- Kur ndihesh i kënaqur me atë që ti bën është pasion por që të dalë një këngë në treg, duhet të kemi parasysh që duhet financuar e më pas ti marrësh mbrapa ato financime që hedh. Kështu që llogaritë më dalin, për aq kohë sa i ushtroj për të dyja.

- Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?

- Kur kordat e zërit mos të nxjerrin me melodinë Buzëqesh)

- Ku jane fokusuar ambiciet e tua? Çfarë do kemi në të ardhmen nga Daniel Lumaj?

- Për të qenë një familjar i denjë për familjen time. Aty është fokusuar ambicia ime. Ndërsa për planet që kam në muzikë do preferoja t’ia lija të flasë e ardhmja, ajo çon çdo gjë në vend të vet.

- Çfarë të mbeti merak nga kjo intervistë?

- Sa mirë që është dhe kjo pyetje.( Buzëqesh) Doja të bëja vetëm një falendërim nga zemra për të gjithë publikun tim që më ndjek e më mbështet kudo. Ata janë vlerësimi dhe kritika ime, pa ata nuk mund të eci para. e duhur!!(-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.