7 sëmundje autoimunitare që prekin më shumë gratë

Intervista - - SHENDET -

Sëmundjet autoimunitare shkaktohen kur sistemi imunitar sulmojë qelizat e shëndetshme. Ato mund të prekin çdokënd, sepse afro 80% e atyre që vuajnë prej tyre janë gra. Askush nuk e di me saktësi shkakun e tyre, por kohët e fundit është treguar se mund të ketë lidhje me mënyrën se si veprojnë disa gene të caktuara tek gratë. Cilado qoftë arësyeja, lajmet e fundit nuk janë të mira, sepse rastet me këto sëmundje janë në rritje. Sipas të dhënave, këta 50 vjetët e fundit, numri i pacientëve që Ekzistojnë të paktën 80 sëmundje të tilla autoimunitare. Megjithëse, secila prej tyre është e veçantë, shumë kanë simptoma të ngjashme, si lodhje, marrje mendsh dhe temperaturë. Simptomat klasike të shumë prej tyre shkaktojë skuqje në zonën e prekur, ndjesi djegieje, dhimbje dhe enjtje. Terapia është e veçantë për çdo sëmundje, por zakonisht përfshin ilaçe antiin - primin e antitrupave, ose ilaçe më të fundit biologjikë, të cilat imitojnë substancat që prodhon vetë trupi i njeriut, ose që bllokojnë veprimin e substancave të tjera që bëjnë pjesë në sistemin imunitar. Ekziston një tendencë për të përdorur terapi natyrale, si pakësimi i ushqimeve që sh (për shembull, me shumë sheqer dhe yndyrna të ngopura), i ankthit, helmeve, ndërkohë që shumë terapi alternative rigjenerojnë shëndetin e zorrëve. Siçe e thonë edhe specialistët, 80% e sistemit tonë imunitar gjendet në zorrë. Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve është mënyra më e mirë për të vonuar evolucionin e tyre, por duhet të dish ç‘kërkon. 1. Artriti reumatoid Afro 4% e grave paraqesim simptoma të artritit reumatoid (AR) gjatë jetës së tyre, sipas një studimi që u pulbikuar në revistën Arthritis and Rheumatism. sëmundje paraqet simptoma trypit, sidomos në duar, gishta, bërryla, gjunjë dhe ije. AR dallohet nga artriti i kockave, një sëmundje që haset shpesh dhe karakterizohet nga konsumimi i kyçeve. Simptomat e AR janë lodhja, temperatura, rënia në peshë dhe mungesa e oreksit. Ato kanë tendencë të shfaqen shpejt dhe të përkeqësohen brenda pak javëve, në vend që të zhvillohet ngadalë dhe me kalimin e kohës. AR shkakton gjithashtu edhe simptoma simetrike, gjë që do të thotë se preken të dyja anë te trupit. Terapia për AR përfshin ilaçe pa steroide për uljen e enjtjen dhe dhimbjeve, të cilat jepen me recetë, të cilat ndërpresin sulimin - min e lëvizshmërisë së trupit. Ndryshimet në mënyrën e je dhe kujdesi i përgjithshëm për shëndetin luajnë një rol shumë të rëndësishëm. 2. Lupusi sistematik erimatoz Nëntë nga dhjetë njerëzit që vuajnë nga lupusi janë gra dhe ndër to, gratë me ngjyrë kanë 2-3 herë më shumë gjasë të vuajnë prej tij. Kjo sëmundje mund të prekë kyçet, lëkurën, veshkat, zemrën, mushkëritë dhe pjesë të tjera të trupit. Fondacioni i Lupusit në SHBA vlerëson se prej saj vuajnë të paktën 1.5 milionë amerikane, por numri i vërtetë mund të jetë edhe më i lartë. (Selena Gomez ka folur hapur për luftën e saj me sëmundjen). Lupusi mund të prekë shumë organe, kështu që shpesh shoqërohet me një rang të gjerë simptomash, gjë që mund të vështirësojë diagnostikimin e tij. Simptomat mund të përfshijnë lodhje të tepruar, dhimbje koke, dhimbje dhe enjtje kyçesh, temperatyrë, anemi, enjtje të shputave të këmbës, pëllëmbëve të duarve dhe/ose rreth syve, dhimbje në gjoks kur merr frymë thellë, skuqje në - dë, ndjeshmëri ndaj diellit, rënie - shta që bëhen të bardhë ose/dhe blu kur bën ftohtë dhe plagë në gojë apo hundë. Terapia shpesh përfshin kritikosteroide dhe ilaçe të tjera që shkaktojnë uljen e enjtjeve, pengojnë veprimin e sistemit imunitar dhe pakësojnë dëmtimet në organe. 3. Sindroma Sjogren Sindroma Sjogren ose epitilidha autoimune shkakton sulmin e sistemit imunitar ndaj gjendrave që prodhojnë lot dhe pështymë. Kjo shkakton pakësimin si në sasi, ashtu edhe në cilësi të këtyre sekrecioneve, gjë që shkakton simptoma si tharjen e syve dhe gojës. Katër milionë njerëz në SHBA vuajnë nga kjo sindromë dhe mosha kur shfaqet më shpesh është nga fundi i të 40-tave. Shkencëtarët mendojnë se sëmundja shkaktohet nga një ndërveprim genesh me ekspozimin ndaj një virusi apio bakteri, por po studiojnë edhe mundësinë që luajnë rol substnacat endokrine dhe sistemi nervor. Terapia varet nga zona e trupit që është prekur. Për shembull, tharja e syve trajtohet me kolire dhe kremera, ose mbylljen pjesërisht të poreve të lotëve, që të grumbullohen më shumë lot në sy. Mund të nevojiten edhe ilaçe kundër enjtjes ose ndërhyrje kirurgjikale në rastet më të rënda. Tharja e gojës mund të përballohet me çamçakëzë dhe karamele (në të dyja rastet pa sheqer, sepse tharja e gojës shoqërohet me krijimin e karieve në dhëmbë). Mënyra të tjera përballjeje është pirja me shumicë e ujit, përdorimi i balsamit të buzëve, por ka edhe terapi të tjera si nxirin gjendjrat e pështymës. 4. Psoriaza Një sëmundje kronike e lëkurës, që i bën qelizat e saj të rinovohen shumë shpejt. Psoriaza është e vetmja nga sëmundjet autoimunitare që shfaqet njësoj si tek burrat, ashtu edhe tek gratë. Vlerësohet se prej saj vuajnë 7.5 milionë amerikane. Tipi i saj më i zakonshëm, pso - shtë, që paraqutet në formën e njollave të kuqe, të dukshme, të mbuluara me “lupsa” të argjendta, të përbëra nga qelizat e vdekura të lëkurës. Këto pllakëza, që zakonisht shkaktojnë kruarje, shkaktojnë dhimbje dhe hemoragji dhe hasen më shpesh në kafkën e kokës, gjunj, bërryla dhe në fund të shpinës. Format e buta të psoriazës zakonisht trajtohen me kremëra të veçanta dhe shampo, ndërsa ato mesatare deri në të rënda kërkojnë kombinimin e një terapie lokale, fototerapisë dhe ilaçeve.

5. Artriti psoriatik

Nuk ka nevojë të kesh psorizë që të vuash nga artriti psoriatik, megjithëse 40% e njerëzve që vuajnë nga psoriaza vuajnë edhe zakonisht prek kyçet e mëdha. Në rastet më të rënda shkakton dhimbje, mungesë elasticiteti, në kyçe. Terapia e bërë në kohën e duhur, e cila përmban ilaçe për enjtjen dhe faktorët faktorët biologjikë mund të pakësojnë dëmtimin në kyçe që shkaktohen zakonisht kur sëmundja përparon. 6. Tiroidja Hashimoto Tiroidja Hashimoto shkaktohet kur sistemi imunitar sulmon tiroiden, një gjendër në qendër të fytit dhe zakonisht shkakton një mungesë të hormoneve të tiroides (hipotiroidizëm). Hashimoto prej 14 milionë amerikanë, gjë që do të thotë se është forma më e shpeshtë e çrregullimeve të tiroides (Modelja Xhixhi Hadid ka deklaruar se vuan nga tiroidja Hashimoto). Disa njerëz vënë re një enjtje në pjesën e përparme të fytit, por simptomat mund të përfshijnë lodhjen, shtimin në peshë, çrregullime të humorit, çekuilibrim të hormoneve, dhimbje në muskuj dhe kype, ftohje të duarve dhe këmbëve, thraje të lëkurën dhe thonjve, rënie të qimeve, kapsllëk dhe ndryshime të zërit. Problemet zakonisht rregullohet duke marrë zëvendësuesin sintetik të hormonit që mungon.

7. Sklerodermia- Ashpërsimi i lëkurës

Karakteristika kryesore e kësaj sëmundje është shtimi anormal i kolagjenit (ind që gjendet tek lëkura dhe enët e gjakut). Kjo sëmundje prek afro 24 në 100 mijë njerëz. Lëkura forcohet dhe trashët dhe kjo vështirëson lëvizjen. Inde të forta mund të zhvillohet në veshka, mushkëri, zemrë dhe sistemin tretës. Ilaçet zbusin simptomat, për shembull, ilaçet për presionin e gjakut mund të pakësojnë problemet në mushëri dhe zemër, ndërsa inhibitorët proteinikë mund të pakësojnë aciditetin e stomakut, që shkakton urth. Fizioterapia mund të ndihmojë në menaxhimin e dhimbjeve dhe përmirësojë fuqinë dhe lëvizshmërinë e pacientit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.