Parajsa në breg të detit

Intervista - - TURIZËM -

I“Sa herë që kaloj nga Athinë ndaloj këtu, na thotë Astriti. Jo vetëm se jam shofer i rregullt dhe çdo dy orë në timon bëj pushim , por edhe sepse ky vend është magjepsës, si në dimër, pranverë, apo tani në verë. Që kur kalova herën e parë nga Korça në Athinë, ndalova këtu dhe nuk mund të rri pa ndaluar. Edhe tani që është bërë autostrada e re dhe më duhet të devijoj nga rruga, prapë ndaloj për një kafe këtu te kafe Asteria”. Astriti është nga Korça, por banon në Athinë. Ishte ulur ngjitur me ne në kafe e na dha vetë të njohur kur na dëgjoi të të lavdëronim pamjen…

Është vërtet pamje e rrallë. Ngjitur me tavolinat tona është deti, pak më tej rruga kombëtare e ngjitur me të një mal i lartë e plot pemë që ngrihet vertikalisht e i jep një pamje të rrallë qytetit të vogël të Kamena Vurlës…

“Veç bukurisë ky qytet ka edhe një mikroklimë te veçantë, na thotë ai. Në dimër, për shkak të detit dhe gjirit që krijohet këtu, është gjithmonë kohë e butë, ndërsa në verë, per shkak të malit, është gjithnjë fresk. Ka patur raste që në Athinë ka rënë borë dhe kam ardhur me xhup, ndërkohë që

Kryetari i bashkisë, Janis Sikiotis

këtu mund ta hiqje e të rrije normalisht pa të. Është mrekulli këtu. Parajsa nuk është me e bukur se ky fshat apo qytet, mendoj”…

Kështu është vërtet. Janë të shumtë ata që vizitojnë këtë parajsë. Kamena Vourla është një destinacion i lakmuar turistik, jo vetëm për dhjetra plazhet e saj me ujë të kulluar e rërë të argjendtë, por edhe për afërsinë me vendet e tjera turistike greke. Termopilet e famshme ku është zhvilluar lufta me persianët janë vetëm 10-15 minuta ëm me orakullin e tij, një orë e gjysëm larg, ishulli i Skiathos vetëm gjysëm ore larg etj, etj. Ndaj, edhe pse janë ende ditët e para të qershorit, rrugët janë mbushur plot me turistë të huaj. Këtu vijnë rreth 30.000 turistë në vit, nga të cilet 3000 janë vetëm nga Polonia…

“Turistët bëjnë që popullsia e këtij qyteti të shumë ë verës, na thotë nënkryetari i bashkisë, Athanas Karamanolis. Nga 3000 banorë që kemi zakonisht gjatë dimrit, në verë ky numër shkon në 15.000. Tani që ju vini pa vizë, presim edhe turistë shqiptarë…

Nënkryetari e thotë gjysëm me shaka, por Kamena Vurla mund të jetë vërtetë një destinacion turstik për shqiptarët. Është vetëm 5 orë nga Kakavia dhe Kapshtica dhe rruga është e gjitha autostradë . Veç kësaj tani çmimet e shtëpive të pushimit dhe hoteleve aty janë mjaft të lira, më të lira madje se në Shqipëri. Gjatë verës mund të gjesh hotel edhe me 10 euro nata, apo shtëpi me 15-20 euro në natë. Dhe këto fare pranë detit, pa patur nevojë që të marrësh makinën për të shkuar në plazh… Veç kësaj në Kamena Vurla shqiptarët do të ndjejnë vetën si në Shqipëri. Aty kudo dëgjon shqip, në rrugë, në plazh, nëpër kafe e dyqane….

Në Kamena Vurla ka një komunitet jo të vogël shqiptarësh. Sipas Adrian Toskës, kryetar i shoqatës së emigrantëve shqiptarë të Kamena Vourlës, ka rreth 2800 shqiptarë që jetojnë në atë qytet e rrotull tij. Vlen për t’u theksuar se ata gëzojnë respektin e të gjithëve dhe marrëdhëniet mes tyre e grekërve janë për t’u marrë shembull. “Miku më i madh i shqiptarëve është kryetari i bashkisë, Janis Sikiotis, na thotë Adriani. Ai e mori vesh që kishin ardhur gazetarë nga Shqipëria dhe na kërkoi te takoheshim…

Ishte një burrë që i ngjante shumë Edi Ramës, jo vetëm në veshje, por edhe në fytyrë e trup….

“I dua shumë shqiptarët, na tha ai, se janë njerëz të besës. Po të dhanë fjalën e mbajnë, po t’u bësh një të mirë, nuk ta harrojnë gjithë jetën dhe mundohen të të shpërblejnë me se të kenë mundësi…”

Kryetari i bashkisë është njeri mjaft popullor aty edhe falë profesionit të tij si kardiolog. Është doktor shumë i mirë, na thanë, që i gjendet pranë cilido që ka nevojë.

“Si është më vështirë e pyesim, të mer- resh me zemrën e pacientit, apo me zemrën e qytetit?”. Ai buzëqesh, mendohet për një çast, të sheh në sy e thotë: Më vështirë është të merresh me zemrat e qytetarëve, t’i bësh Mitsis Galini Uellness Spa & Resort ata të të duan me gjithë zemër... Veç kësaj, i sëmuri të dëgjon, ndërsa qytetarët duhet t’i dëgjosh e t’u plotësosh kërkesat. Kjo është e vështira…”.

Dhe qytetarët, në përgjithësi, janë të kënaqur me punën e kryebashkiakut. Edhe shqiptarët që këtu nuk i dëgjon atë ankohen as për probleme dokumentaciini e as për racizëm… Ata në përgjithësi, edhe pse ekonomia greke është në vështirëesi këtu, ndryshe nga Athina, ankohen pak. Shumica e tyre punojnë në turizëm dhe në shërbime dhe ato ecin mirë pavarësisht krizës… Në çdo kafene apo restorant që të shkosh patjetër do të gjesh një shqiptar që të shërben plot mirësjellje e profesionalizëm. Ata të ëherë në shqip sapo e mësojnë se je shqiptar dhe me dëshirë të rekomandojnë edhe specialitetet e Kamena Vurlës e ndër to lukumadhet, si u thonë këtu petullave që vërtetë kanë një shije të veçantë sidomos ato që provuam në ë ër ushqimin e Kamena Vurlës nuk mund të mos përmendim edhe restorantin “Altana”, i cili me erën e mishit të pjekur të fton nga larg për ta provuar. Këtu nuk mund të harrojmë edhe mishin e derrit të egër i cili është karakteristik për atë zonë pasi mali mbi qytet është i mbushur plot me derra të egër…

Kamena Vurla nuk do të ishte kjo që është po të mos ishin ujërat termale. Para 100 vjetesh ky qytet nuk ekzistonte. Ishin aty vetëm dy- tre baraka peshkatarësh dhe asgjë tjetër. Me zbulimin e ujrave termale Adrian Toskës, kryetar i shoqatës së emigrantëve shqiptarë që dolën si pasojë e një tërmeti të fuqishë ë ngrihen edhe vilat e para të athiniotëve të pasur që u pasuan pastaj me shtëpi e hotele për t’u bërë ky qytet që është edhe sot. Ujrat termale të Karmena Vurlës janë të rralla jo vetëm në Greqi, por edhe në Ballkan e më gjerë për nga përberja dhe vetitë. Janë të ngrohta 32 -34 gradë pasi dalin nga burimi dhe kanë në përbërjen e tyre minerale nga më të ndryshmet. Vendasit thonë se janë dy - tre llojesh: një palë për shërimin e sëmundjeve të lëkurës e tjerat për sëmundjet e brendshme, që nga artritet e deri te sëmundjet gjinekologjike. Madje një prej tyre ka edhe përmbajtje shumë të lartë radioaktive dhe, që të bëhet i përdorueshëm, e përziejnë me ujëra të tjerë…

Interesante është se këtu ujrat termale janë pronë shtetërore dhe askujt nuk i lejohet t’i shfrytezojë. Ekskluzivitetin e ka vetëm një hotel, pronë shtetërore, “Mitsis Galini Uellness Spa & Resort”, që është marrë me qera nga privatët dhe që ështe edhe krenaria e Kamena Vurlës. Një hotel që, me shërbimin, pishinat dhe ambjentet e tij ndihmëse, i meriton plotësisht pesë yjet…. Nënkryetari i bashkisë, Athanas Karamanolis.

Po ata që s’kanë para për të shkuar në hotel e për t’u larë në pishinat e tij, do të thoni ju ? Për ata ka menduar bashkia e qytetit. Ajo ka ndërtuar pishina falas për të gjithë ata që duan të shfrytezojnë ujrat termale. E jo vetëm kaq, por ka shtruar edhe rrugët dhe ka ngritur gjithë infrastrukturën e nevojshme, si kabina zhveshjeje e dushe në të tre burimet e ujrave termale që dimër e verë i gjen plot me njerëz që shtrirë në ujin e ngrohtë shohin nga njëra anë malin e lartë mbi kokat e tyre e nga ana tjetër detin e kaltër…

Rrotull burimeve nuk ka asnjë ndërtim që të pengon të shijosh natyrën e egër. Meritë për këtë, thonë, ka një njeri i pasur, ish pronari i tokave rreth e qark, që ja ka falur ato toka shtetit me një kusht: Që të mos bëhej aty asnjë ndërtim. Dhe testamenti i tij është ruajtur me fanatizëm… Shikon ato bukuri natyrore të lëna ashtu siç i ka bërë nëna natyrë, dhe në mend të vjen menjëherë Tirana e mbushur me beton dhe thua: “Si s’po le edhe aty ndonjëri ndonjë testament për të mos bërë ndërtime, por lulishte, pas vdekjes?!” Se vetëm kështu do shpëtonim nga betoni? Apo do ja grisnin që në gjallje testamentin?!... Artan KRISTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.