Poezia juaj... Muzë e dashur

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Mos ma vë re ndonjeherë e dashur Kur të kërkoj si i çmendur vëndeve ku shëtit. Nga pritja, lëkura e zemrës më është trashur Dhe ndjej, si të rrahurat humbin ditë për ditë ... Rritme monotone...Sy që lagen dendur Ndjenjat duan vargje e vargjet ty të duan Të kërkoj e dashur kokë e këmbë i çmendur Pa ty vuan vargu por dhe shpirti vuan Vëndet ku ti endesh unë i di të gjitha Janë brenda meje, por dhe larg të tjera Muzë e arratisur, sonte të thërrita E mbi sytë e lagur, fryje ti si era ! Ja, një pjesë e shpirtit sonte ra mbi letër Ti m’i gdhënde vargjet, ashtu si di ti Sonte të thërrita muza ime e vjetër Më kishe munguar !... Shpirti im e di !

BLEDI YLLI

dhe gjithçka kthehet në vegim. Më sheh si iki, si një rrëke që vërshon malit tatëpjetë. Çdo gjurmë të lënë mbuloj me dhe Më sheh si iki, të gjej pak jetë!

ANGJELINA NDOJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.