Sirena buzë detit

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Shtrirë buzë detit një sirenë, Gjysmën e trupit deti ja puth. Rëra e nxehtë dhe kokërzore, Gjysmën tjetër të trupit,përkëdhel,me ngut. Dhe unë piktor i pamjes tënde dehëse, Penelin mbështes mbi telajon e butë, Dhe ngjyrat tendosen për mbi të, Formojnë dy sytë e tu ngjyrë blu. Dy buzë të hapura që ngjajnë me perlë, Një qafë të gjatë të hollë, të ngushtë. Flokët e gjatë mbledhur gërshet, Hedhur mbi gjoksin e bardhë në blu. Rreth mesit tënd përgjatë,gërsheti, Dhe unë xheloz deri në kulm. Penelin rrëshqas me ngjyra deti, Dhe telajo e butë,e ndjen më shumë, Afrohem mjekrën të ta prek Dua ta kthej pak,këtej,nga jam unë, Por ti shpejt rrëshket dhe futesh në det, Krahu im mbetet si degë e këputur. Pranë telajos të mbetur përgjysëm shkoj Trishtimi më kap,e zemra më rreh, Shoh dy sytë blu pikturuar mbi të, Dhe ti nga mesi i detit kokën më nxjerr.

ANILA KARARAPIDOU

Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.