Me verë trazuar...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Sonte me verë po të pi ndaj dhe ndjehem ngatëruar. Është kjo verë kaq e mirë ? A me ty jam dashuruar ?!... Gotën vë në buz’t e mia shije e saj më turbullon. Është kjo verë kaq e ëmbël ? A buza puthjen po shijon ? Shumë mundohem të kuptoj Zoti i madh kët’ verë bekoi ? Apo ndoshta krejt padashur verën me ty e ngatëroi ? Oh, sa lëmsh u bëm sonte unë dhe ti, me verë trazuar ! falmë Zot në është mëkat që të jesh i dashuruar !

LETA GURANJAKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.