Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Pse thonë “Jeta është luftë!”? Atëhere i bie të dalësh me armë në dorë për të ecur përpara, se ndryshe nuk funksionon, apo e kam gabim? Cila do të ishte arma juaj për të arritur atë që doni? - Po çfarë është? Martin - Jeta është një luftë e cila duhet luftuar çdo ditë. Egli

- Është një thënie e cila i përshtatet këtij labirinthi në të cilin po jetojmë çdo ditë ne. Enea

- Arma me të cilën unë luftoj çdo ditë është krenaria dhe mospërulja. Renato

- Me njerëzit e sotëm jeta është kthyer vërtetë në një luft dhe arma më e mirë është buzëqeshja. Ersida

- Çdo hap që ne bëjmë është një luft në thelbin e vërtetë të saj. Blerim

- Mendoj se çdonjëri prej nesh ka një person ideal në mendje ose brenda shpirtit. Si do të donit të ishit ju, realisht?

- Siç jam me difektet e të mirat e mia, perfeksioni nuk ekziston. Idealja aq më pak. Gentian

- Nuk më pëlqen të ndryshosh. Përderisa Zoti më krijoi kështu nuk kam asnjë arsye pse të ndryshoj. Elda

- Më pëlqen ti ngjan babit tim sepse është një avokat shumë i zoti dhe unë dua të bëhem si ai. Drilon

- Nuk më ka pëlqyer kurrë të ndjek një shembull, më pëlqen të mësoj e të eci vet në rrugët e jetës. Enisa

- A jeni hakmarrës ndaj diçkaje të kaluar, apo qëndroni indiferent dhe vazhdoni përpara? Më mirë të jesh i tillë, apo jo?

- Eci përpara nuk mendoj për hakmarrje. Rezarta

- Hakmarrja nuk të sjell asnjë të mirë përveç stresit. Albi

- Gjithmonë lëndojmë dikë padashje dhe na lëndon padashje s’kemi pse hakmerremi. Françeska

- Po hakmerrem kur dikush ma bën borxh dhe mundohet të më bëj keq. Albana

- Hakmarrja është një sëmundje shumë e keqe për shëndetin e njeriut. Neritan

- Jo, asnjëherë nuk jam hakmarrë dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë. Kristi

- Hakmarrja vetëm sa të lë mbrapa. Silvens

- Po u more me hakmarrje nuk ke për të ecur kurrë në jetë. Erand

- Janë disa gjëra që nuk i harroj dot dhe më hapin plagën sa herë që i kujtoj ndaj dhe pse nuk dua më ndodh ndonjëherë që edhe të hakmerrem. Xhesi

- Nuk hakmerrem, ka një Zot lartë që shikon çdo gjë dhe ja lë në dorë atij të merret me padrejtësitë e njerëzve. Estrela

- Sa e dobishme ka qenë krenaria për ju, ju ka dëmtuar apo ju ka ndihmuar?

- Më ka ndihmuar, me anë të krenarisë jam kjo që jam. Shpresa

- Çdo gjë ka anën e saj të mirë dhe anën e saj të keqe. Gentian

- Kur kam qenë më e vogël kam patur një krenari shumë të theksuar sa që më ka prishur shumë gjëra me rëndësi në jetën time dhe për këtë ndihem e penduar edhe sot. Ermioni

- Krenaria nuk është dhe aq e mirë se fillon dhe kalon në tepricë dhe vetëm sa të prish punë më shumë se sa të rregullon. Rogert

- Më ka ndihmuar në disa gjëra por edhe më ka prishur punë në disa të tjera ndaj njerëzit nuk duhet të kenë krenari të tepruar Rei

- Njerëzit me krenari i bëjnë dëm vetes dhe një dit pendohen për këtë por koha nuk kthehet më mbrapa për të rregulluar gabimet. Eduart

- A mund të dashurosh dy persona njëkohësisht dhe a ju ka ndodhur ndonjëherë?

- Jo nuk është e mundur, nëse do një person ske sy për asnjë tjetër dhe jo s’më ka ndodhur asnjëherë. Gianna

- Po mundet, dashuria nuk përkufizohet veç në një njeri. Gentian

- Është e mundur! Ndoshta e keni parë në lajme një anglez që bashkëjeton me dy femra! Unë e besoj! Martin

- Seks mund të bësh por vetëm një do kesh në zemër. Shpresa

- Zemra është e madhe ka hapësirë dhe për dy. Jeta është e bukur se është e shumëllojshme në ngjyra, në shije, në veprime, në shikim. Martin

- Nuk mund të dashurosh dot dy njerëz në të njëjtën kohë se zemra është bërë për një dhe jo për dy. Ata që thonë duam dy dhe sdim kë të zgjedhim kanë probleme në tru dhe me veten. Orinda

- Po më ka ndodhur njëherë dhe e kam patur shumë të vështirë të ndahesha por në fund zgjodha atë që kisha lidhje më të gjatë. Mela

- Unë nuk e kam provuar ndonjëherë dhe nuk mund të them gjë por se besoj se ndodh të duash dy njerëz në të njëjtën kohë. Ardit

- Më shumë se sa të duash besoj se është fiksim dhe mësohesh me praninë e një personi dhe nuk do që të largohet. Klaus

- Ujku qimen e ndërron, por Kësulkuqen s’e harron. Si e komentoni?

- Sipas meje ai që kërkon kësulkuqen është gjithmonë në rregull. Martin

- Ai që e ka zakon se harron. Shpresa

- Një njeri që ka një ves sado mundohet ta largoj prapë do e bëj. Olsi

- E kam nga eksperienca ime dhe kjo shprehje është mëse e vërtetë që çfarëdo gjëje që të bësh për dikë prapë vesin e vet do vazhoj. Miri

-A duhen ndëshkuar prindërit që janë të dhunshëm me fëmijët e tyre? Kam një rast në pallatin tim dhe nuk di si të veproj. Komshija ime e mbyt çunin 5 vjeç në dru.

- Duhet dënuar! Këtu ku banoj unë shërbimi social i merr dhe fëmijën! Bën mirë që ta denoncosh që të shpëtoj fëmija nga tortura por kujdes se mos të kthehet ty kur ta kuptoj që e ke denoncuar. Bëje anonim. Marti

- Nuk edukohet fëmija me dhunë thuaj komshies tënde e aq më tepër që qenka dhe i vogël. Serxho

- Jo mos e denonco se nuk ke arsye le ta zgjidhin vet familjarët e saj. Kur nuk i dhimbset asaj që e ka bërë dhe e ka rritur aq atë fëmijë do të dhimbset ty që se ke gjë. Fundja të gjithë e dijnë vet si i rrisin fëmijët. Jugela

- Nuk mund ta denoncosh se do të thotë po ti ku e di e shumë pyetje të tjera. Mirjeta

- Thuaj komshies tënde që përpara se ta rrahi ta edu- koj njëherë me fjalë.

- Fëmija bindet kur i flet urtë e butë. Amalia

- Ndonjëherë ke edhe fëmijë që ta sjellin shpirtin në majë të hundës dhe nuk ke çfarë i bën e detyrohesh ti qëllosh. Anna

- Fëmijët nuk duhen mësuar kurrë me dru se kur të rriten atë edukatë do i japin edhe fëmijëve të tyre. Afërdita

-E preferoni jetën e natës dhe nëse po ku preferoni më shumë të dilni? Mua personalisht më lodh shumë.

- Jeta e natës do shumë luks dhe nuk ja dalim dot. Klaudja

- Jo nuk më pëlqen të dal natën preferoj të dal ditën. Erisa

- Kanë thënë pleqt një shprehje që nuk e kanë thënë kotë, dita është juaja nata është e huaja ndaj dhe mua nuk më pëlqen të dal natën port ë dal ditën. Elvira

- Ndonjëherë kur jam me shoqëri të mirë më pëlqen të dal natën me shoqëri e të shkojmë të dëfrehemi në ndonjë pub deri vonë dhe pastaj të kthehem në shtëpi. Keli

- Më pëlqen të dal në fundjavë me të dashurën time dhe të ikim jashtë Tirane e të eksplorojmë në natyrë. Enxho

- Unë punoj kamarier në një lokal nate dhe tani jam lodhur nga jeta e natës nuk më pëlqen fare të dal. Zoti ka bërë ditën për të dalë e jo natën. Indrit

- Jeta e natës nuk është për të dalë se dalin lloj- lloj pijanecësh e të droguarish e jot ë thonë një fjalë në pije e sipër e do fillosh të zihesh pastaj me njerëzit e të vritesh. Emiljo

- Po më pëlqen jeta e natës, dal çdo fundjavë në muzikë live me shokët e mi. Marjus

- Më parë kam dal natën shumë dhe jam lodhur e tani nuk dua ta dëgjoj më fjalën natë dhe jo më të dalë. Rixhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.