Avokat Alban Duraj i përgjigjet pyetjeve tuaja A do paguajnë trashëgimtarët?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Përshëndetje Avokat, unë që po ju shkruaj jam Genci nga Tirana. Problemi im është si mëposhtë vijon: Gjatë gjykimit të çështjes civile kur i padituri vdes, si bëhet zëvendësimi i trashëgimtarëve ligjore, nëse trashëgimtarët ligjorë të drejtperdrejtë nuk heqin dorë nga trashëgimia dhe refuzojnë të marrin pjesë në gjyq kur nga trashëgimtari ekziston një detyrim, atëhere trashëgimtarët duhet të përgjigjen mbi detyrimet që rendojne mbi pasurine trazhgimore? Unë e kam kërkuar në padinë time kamatvonesat ligjore që më takon me ligj dhe që rrjedhin nga një deklarat noteriale dhe 3 gjyqe të pakontestueshme. Pra, i dashur avokat, a ka të drejtë gjykata të hetojë dhe të konstatojë fajin dhe vetëm fajin dhe detyrimin nëse ekziston apo jo që më ka mua paditësi, duke mos cënuar dhe ndryshuar bazën ligjore të padisë pa kërkesën e palëve?

- Përshëndetje Zoti Genci, ju falenderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati Alban Duraj përgjigjet”! Të jem i sinqertë me ju, nuk jam shumë i qartë për sa i përket rastit tuaj, në mënyrë që të jepja një përgjigje sa më profesionale do më duhej të lexoja vendimet e mëparshme të gjyaktave, kërkesë padinë dhe vendimet e gjykatave për sa i përket kamatvonesave.

Megjithatë, lidhur me pyetjen tuaj mund t’ju sqaroj se: heqja dorë nga trashëgimia mund të bëhet brenda 3 muajve nga çelja e trashëgimisë dhe kur trashëgimtari shtë jashtë shtetit, jo më vonë se 6 muaj. Për trashëgimtarin që në kohën e çelje së trashëgimisë nuk ka lindur, afati i heqjes dorë nga trashëgi - jes. Afati i heqjes dorë nga trashëgimia pezullohet për shkaqet që vlejnë për parashkrimin e padisë.

Bazuar në nenin 341 e vijues të Kodit Civil parashikohet se: Trashëgimtarët përgjigjen për detyrimet që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore në përpjestim me pjesët e tyre, gjer në vleftën e pasurisë trashëgimore që kanë marrë. Quhen detyrime që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore, ato të trashëgimlënësit, shpenzimet e varrimit të tij dhe shpenzimet që nevojiten për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë trashëgimore, deri sa ajo t’u kalojë trashëgimtarëve përkatës.

Kur në një trashëgim, një ose disa prona të paluatjshme janë të rënduara me hipotekë, secili trashëgimtar ka të drejtë të kërkojë që këto prona të lirohen nga hipoteka para se të bëhet formimi i pjesëve trashëgimore. Megjithatë, trashëgimtari që e ka shlyer detyrimin që rrjedh nga hipoteka e vënë mbi një send të paluajtshëm në pjesën trashëgimore të tij, ka të drejtën e kthimit ndaj trashëigmtarëve të tjerë, në proporcion me pjesët e tyre.

Pra, në rastin tuaj trashëgimtarët përgjigjen për detyrimin e trashëgimlënësit vetëm me pasurin e trashëguar. Nëse jeni i interesuar për të marrë një përgjigje më profesionale jeni i mirëpritur të kontaktoni me Studion Ligjore “Duraj” së bashku me materialet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.