Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Fëmijë Kam parë në ëndërr sikur vëllai im dhe ish-gruaja e tij u martuan me një darkë familjare. Kunata ime ishte shtatzënë. Papritur asaj i erdhën dhimbjet dhe lindi një vajzë shumë të bukur. Ajo lindi aty, poshtë tavolinës ku ne po hanim darkën. Nuk pati asnjë problem dhe të gjithë duartrokisnim të kënaqur. Ndër shumë e bukur dhe inteligjente, bile i binte edhe pianos. Ju lutem më thoni ç’do të thotë, se kjo ëndërr

- E dashur vajzë! Ëndrra tregon se ju keni kohë që po përpiqeni të vini në jetë një projekt tuajin. Ai nuk u ka pëlqyer familjareve tuaj, sidomos vëllait, por në ditët në vazhdim, ju do ta realizoni projektin tuaj deri në fund. Pasi t’ua tregoni atyre, ata (bile edhe vëllai) do të ndihen shumë krenarë për ju. Kjo punë do t’ju sjellë një gëzim shumë të madh edhe juve, edhe familjes tuaj. Vajza e bukur në ëndërr është pikërisht projekti juaj i së ardhmes. Veshur në të zeza Pashë në ëndërr sikur isha veshur me te zeza dhe te shtëpia ime kishin ardhur gjithë ata njerëz. Të gjithë habiteshin se pse isha veshur me të zeza, por unë nuk ndihesha keq me ato rroba, përkundrazi isha e kwnaqur. Kisha vënë edhe një shami të zezë në kokë, por një gjë nuk kuptoja; pse kishin ardhur ata njerëz dhe pse më shikonin si të çuditur. Më doli gjumi e habitur. Ç’do të thotë?

E nderuar lexuese! Ëndrra, megjithëse në pamje të parë duket e trishtuar, parashikon ngjarje të bukura për ty. Jo gjithmonë rrobat e zeza ndjellin keq. Përkundrazi, do të të bëjnë një propozim të bukur, që do të të çojë drejt një lidhjeje zyrtare. Do të gëzohesh ti dhe familja jote. Njerëzit në shtëpi do të vijnë për të të uruar. Ne urojmë që kjo të të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithë të mirat! Po notoja Në ëndërr, sikur po notoja në një lumë të ndotur me barishte të egra që të çirrnin. Notoja me vështirësi dhe mezi merrja frymë. E dashura ime qëndronte në breg dhe më thoshte vazhdimisht: “Dil nga lumi se do mbytesh”, por unë nuk e dëgjoja, vazhdoja me kokën time. Ndjeja të ftohtë dhe dhimbje. Nga sikleti më doli gjumi. Blendi.

I nderuar Blendi! Ëndrra parashikon siklet, sëmundje. Me siguri ju prej kohësh vuani nga ndonjë sëmundje, por nuk kuroheni, sepse jeni kokëfortë, mendoni se gjithçka do të kalojë vetë. Është mirë të dëgjoni këshillën e vajzes që ju qëndron pranë. Duhet të shkoni sa më parë te mjeku, përndryshe, sëmundja që keni mund të bëhet më serioze. Lumi i ndotur është siklet, më saktë, sëmundje. Shërim të shpejtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.