Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Gara e spermatozoideve Brenda testikujve spermatozoidet kanë festë, pinë, këndojnë, kërcejnë, thonë anekdota. Vetëm njëri prej tyre, që është vetëm në një cep, nuk merr pjesë në festë dhe bën ushtrime, vrap, ngritje peshash, përkulje, etj. Në një moment, të tjerët e thërrasin të vijë të pijë bashkë me ta.

- Miço, lëri këto tani dhe hajde të pish ndonjë gotë.

- Bëni ju qejf, bëni, kur të vijë Momenti, unë do të jem ai që do të arrij i pari tek veza dhe do ta pllenoj.

Para se të shtojë një fjalë tjetër, bie alarmi. Para tyre del një tabelë e madhe, e kuqe, që shkruan fjalën “Orgazmë” dhe dëgjohet një sirenë paniku (si ato të alarmit ajror). Të gjitha spermatozoidet i lënë ato që po bënin dhe vrapojnë të zënë vend tek starti, gati të derdhen në korridor. Ndizet drita jeshile dhe gjatë vrapit, të dehurit nxjerrin zorrët, më të fortët lodhen pas pak. Vetëm Miçua i lë të gjithë pas. Vrapi vazhdon dhe kamera tregon kokat e vrapuesve nga pas, zëra paniku gjithandej, mos shtyj këtej, ik pak më tutje andej dhe ja vrapit i vjen fundit, me Miçon që kryeson. Ai arrin tek dalja, nxjerr kokën e tij jashtë, ndalon papritur dhe, me fytyrë të prishur nga paniku, u bërtet të tjerëve që i afrohen pareshtur:

- Mbapsht, mbrapsht, ta marrë dreqi, felacion ishte! Këpucët e reja Një burrë shkon në një dyqan dhe ble një palë këpucë sheh aty afër një grua me një fund shumë të shkurtër. I afrohet dhe i thotë:

- Nëse të them çfarë ngjyrë mbathjesh ke veshur, do më japësh 1 mijë lekë?

- Në rregull - i përgjigjet ajo.

Ai vë këpucët poshtë fundit të saj dhe i thotë: - Të kuqe! Ajo habitet dhe i jep atij 1 mijë lekët.

Ditën tjetër ai e sheh përsëri dhe i thotë:

- Nëse të them edhe sot se çfarë ngjyre i ke mbathjet, pa të parë, do më japësh 2 mijë lekë? - Po - i përgjigjet ajo. Kështu ai vë këpucët lustra - Të verdha. Kështu ajo i jep 2 mijë lekët, por mendon që ditën tjetër të mos veshë fare mbathje, për të parë se çfarë do t’i thotë. Ditën e tretë që e sheh, i thotë asaj:

- Nëse e gjej edhe sot se çfarë ngjyre i ke mbathjet që ke veshur, do më japësh 5 mijë lekë? - Po, - i përgjigjet ajo. I vë këpucët poshtë fundit të saj dhe thërret i zemëruar:

- Ta marrë djalli, vetëm tre ditë i kam veshur këto këpucë dhe u bënë si p…!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.