BALENA BLU Si të ruani fëmijët?

Psikologia Lorela Garuli tregon gjithçka për këtë lojë të rrezikshme

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:-Lorela, çfarë është kjo epidemi apo virus virtual vdekjeprurës, me emrin “Balena Blu”?

Lorela Garuli, psikologe:Ka nisur si lojë në fakt, si një aplikacion online, por që është kthyer në një rrezik serioz. Duhet thënë dhe pranuar që tendenca të tilla të ngjashme ka disa, që qarkullojnë në internet dhe që po përhapin një “modë” të paarsyeshme, pa logjikë dhe kaq të gabuar ndër fëmijë dhe adoleshentë, duke pasur në thelb një rrugëtim të rrezikshëm, nënshtrimin ndaj provave, veprimeve ekstreme, dëmtimit të trupit, ndjekjen e ritualeve e praktikave pak satanike dhe sensit të protagonizmit. -Si funksionon kjo “lojë”? - Është paradoksale, sepse fëmija apo adoleshenti që merr pjesë në këët lojë nuk dallon dot më realitetin nga virtualja. Ndërkohë që loja qarkullon nëpër internet në mënyrë digitale e virtuale, veprimet që ndjekësit e kësaj loje kryejnë, janë shumë konkrete. Është një lojë perverse mund të thuhet, për nga mënyra e të konceptuarit, sepse në themel të gjithë kësaj, qëndrojnë forma të ndryshme të të bërit keq të vetes. Të bëhesh pjesë e lojës është shumë e thjeshtë, për fat të keq. Kushdo mund të ketë akses dhe ta shkarkojë. Komandat për lojën merren online.

-Cilwt personash bëhen pre zakonisht?

- Personat që kanë predispozitën më të madhe të bëhen pre e lojës, janë adoleshentë apo fëmijë të vetmuar, të cilët nuk socia- lizohen shumë dhe që kalojnë shumë kohë nëpër internet apo rrjete sociale. Adoleshentët në përgjithësi, për shkak të etapës së zhvillimit në të cilën ndodhen shpesh përjetojnë e afërt, me familjarët dhe mbyllen edhe më shumë në vetvete. Gjithashtu, si rrjedhojë edhe e ndryshimeve hormonale, ata shpesh kanë luhatje humori sepse janë akoma në kërkim të një identi - kosocial. Prandaj, adoleshentët përjetojnë shpesh ndjenja izolimi, depresioni, ulje të vetëvlerësimit. Këto janë disa nga veçoritë kryesore të personave që janë më të brishtë dhe më të rrezikuar për t’u bërë pjesë e lojës. Gjithashtu, kjo lojë nëpërmjet stadeve të saj, bëhet përherë dhe më këmbëngulëse duke kontrolluar aspekte të jetës së fëmijës apo adoleshentit. Në njëfarë mënyre, teston dhe aftësinë e fëmijës për të thënë “jo” dhe për ta ndërpresë, sepse njëri prej rregullave është që kush nuk i bindet administratorit, përjashtohet nga loja. Kjo do të thotë se fëmijët të cilët pranojnë më shumë gjëra e që nuk dinë të kundërshtojnë, kanë më shumë mundësi të bien pre. Grupmosha që rrezikon të bjerë pre është nga 9 deri 17 vjec.

-Çfarë i shtyn përdoruesit e internetit, ta shkarkojnë këtë lojë?

- Adoleshentët sigurisht që i shtyn kureshtja, përveç gjithë arsyeve të lartpërmendura, që kanë të bëjnë me faktorët që lidhen me personat më vulnerabël për t’u bërë pjesë e lojës.

-Ka nisur në Rusi dhe ka zbarkuar në pothuajse gjithë botën, ka prekur dhe Shqipërinë, e frikshme apo jo?

- Shumë e frikshme. Është një çmenduri. Por fatmirësisht ka më hetohet ky fenomen. Për pasojë, ai që e krijoi është nën masat e sigurisë dhe drejtësisë ruse. Bashkë me hetimin, më e rëndësishmja është që ky lajm është përhapur shumë shpejt dhe media po luan rolin e vet për ta parandaluar duke informuar dhe ndërgjegjësuar.

-Sa nivele ka kjo lojë dhe cili është niveli përfundimtar?

- Marrëzia me emrin “Balena blu” ka 50 nivele, përkatësisht një për çdo ditë. Ajo parashikon 50 prova, të cilat do të kryhen për 50 ditë me radhë. Nuk janë pak, por pothuajse 2 muaj, gjatë të cilëve fëmija apo adoleshenti i nënshtrohen një sërë provave që e dëmtojnë atë jo vetëm psikolo

Zgjimi në 4.20 të mëngjesit për të parë video me përmbajtje gozhdëve në trup, çarja e lëkurës me mjete të ndryshme në formën e një balene dhe gdhendja e f57, komunikimi me një tjetër lojtar përmes videobisedave në skype, çarja e buzës, shkaktimi i dhimbjeve nëpër trup, ngjitja dhe qëndrimi për disa kohë në tarracën e një ndërtese të lartë dhe në ditën e njëzetegjashtë sipas rregullit, kuratori i thotë fëmijës apo ado - jë jetën dhe ky i fundit duhet ta pranojë. Hapi i fundit fatal, hedhja nga një ndërtesë e lartë, që shkakton humbjen e jetës. I gjithë ky itinerar i çmendur duhet të zhvillohet në heshtje, pa i thënë askujt asgjë.

-Sa raste ka që kanë mbyllur nivelin 50 me vetëvrasje?

- Konsiderohen rreth 157 raste që fatkeqësisht kanë arritur në nivelin e fundit të lojës, në vetëvrasje, kryesisht në Rusi, por loja është përhapur dhe në SHBA, Britani, Francë, Brazil. Por vetwvrasje dhe tentativa kemi patur edhe nw Shqipwri dhe nuk dihet nwse ka ndikuar kjo lojw, apo jo…

-Ti si psikologe, mendon se kjo lojë është krijuar për të eleminuar të rinjtë, një lloj lufte të heshtur, por që vret shumë njerëz?

- Nuk mendoj që është krijuar me këtë qëllim, por është krijimi i një mendjeje jo të ekuilibruar psikologjikisht. Kjo lojë haptazi quhen forma të krimit kibernetik.

-Si i kontaktojnë viktimat këta të quajtur “kuratorë”? Si komunikojnë me ta?

- Mekanizmi është i thjeshtë. Pas çdo niveli, çdo dëmtimi, plage, çarje nëpër trup, pjesëmarrësve u kërkohet që t’i dërgojnë foto kuratorit, në mënyrë që të jenë të besueshëm që po i kryejnë siç duhet ritualet.

- Ka kthim mbrapa, çfarë metodash përdorin që t’i mbajnë nën kontroll?

- Përdoren dënimet, qw do të thotë se kuratori apo administratori mbikëqyr vazhdimisht atë që merr pjesë në lojë nëpërmjet nxitjes për kryerjen e veprimeve vetëdëmtuese shtesë, në rast se “lojtari” nuk po e kryen sic duhet një nivel të caktuar. Nëse nuk ndjek me përpikmëri rregullat dhe nivelet, përjashtohen nga loja.

- Të vizatosh balenën, të presësh me mjete të forta pjesë të trupit, të dëgjosh muzikë de- presive, të çohesh që me natë për të shkuar në vende të pabanuara ose në varreza, si ka mundësi që ka akoma karaktere që

- Mendja e “mbrapshtë” e cila e ka konceptuar, është ajo e një djali në Rusi. Po të shikojmë pak historikun e tij të fëmijërisë dhe klimën në të cilën ai është rritur, do të kuptohet se është fjala për dikë jo shumë të shëndetshëm psikologjikisht. Djali rus që ka krijuar dhe përhapur lojën, është rritur vetëm me të ëmën, e cila punontë për orë me radhë dhe ai kalonte shumë kohë vetëm duke parë e lexuar, në mënyrë të pamonitoruar. Kjo do të thotë, se ky shpikës i lojës e ka ditur shumë mirë të gjejë “prenë” e vet. “Balena blu” që tërheq në vorbullën e saj shumë të rinj, ka pikësynim pikërisht ata që jetojnë dhe ushqehen më shumë me botën virtuale dhe që përpiqen të ndërtojnë identitetin e vet jashtë skemave të zakonshme dhe realitetit. Loja për ta paraqet emocion, duke i mbushur mendjen gjithashtu se janë të fortë dhe dinë të fshehin dobësitë, kur në fakt është thjesht një shprehje mazokizmi të sëmurë.

-Si përhapet kjo lojë, përveç internetit?

- Mesa dimë, deri tani përhapet nëpërmjet internetit ose adoleshentët mes njëri-tjetrit.

- Si duhet të sillen prindërit që të parandalojnë këtë për të mos përfunduar në tragjedi?

- “Balena blu” na rikthen për të disatën herë në vëmendje çështje që lidhen me sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në internet. Siç e përmenda, është një formë e krimit kibernetik. Fakti që është pozitiv sepse rrit kujdesin e prindërve për të monitoruar jetën virtuale të fëmijëve të tyre. Për hir të së vërtetës, është e vështirë që praktikisht prindi të jetë në dijeni të gjithçkaje që fëmija bën në kompjuter apo celular, por në rastin e “Balenës blu” është shumë e thjeshtë dhe e dukshme, sepse dhe karakteristikat e lojës nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Shenjat fshihen. Është shumë e rëndësishme, para, që prindi të njohë simptomat le të themi dhe të jetë i vëmendshëm. Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Si me fëmijën, ashtu dhe me personat që marrin pjesë në edukimin e fëmijës.

Prindi duhet të tregojë interes dhe kujdes, jo vetëm për të parë - mijës, por dhe atë psikologjik. Të komunikojë me mësuesit apo psikologen e shkollës, të bëjë denoncimet përkatëse nëse konstaton gjëra të cuditshme online që mund të jenë rrezik potencial për fëmijën e tij apo nëse dyshon për forma të krimit ose bullizmit kibernetik, duke iu drejtuar policisë së shtetit, duke telefonuar “Alo 116” dhe kontaktuar me Agjensinë Shtetërore Shqiptare për Internet të Sigurt. Fenomene të tilla duhen parandaluar dhe luftuar me të gjitha strukturat dhe elementët e mundshëm të shoqërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.