Maya: Ja, pse zgjodha Qetsorin!

Intervista - - FAQE 1 -

E duan të gjithë, i madh e i vogël, të gjithë kërcejmë me këngët e saj, ajo bën atmosferën e një koncerti të shpërthejë e një dasme të shkundet në vallë e kërcime. Maya Aliçkaj, sapo ka sjellë “Ti ngadalë” një realizim i Sëart Company dhe tekst&muzikë të Adi Hilës. Maya, na tregon gjithçka rreth këtij produkti të ri muzikor, madje edhe arsyen se pse zgjodhi të ketë në klipin - runaj.

Fabjola Kuburi:- Maya ja ku u ritakuam përsëri dhe si gjithmonë vjen me risi të bukura, të veçanta është ky produkt i ri?

Maya Aliçkaj:- Ti ngadalë mos më pyet me kaq nxitim, ja kështu është kënga e re. ( Buzëqesh) -Pse “Ti ngadalë” ? - Sepse nuk duhet të nxitohemi, të mendohemi përpara se të nëse bëjmë gabime të kërkojmë falje. Të kërkosh falje është forcë karakteri dhe i gjithë mesazhi im vërtitet rreth kësaj çështjeje. E gjithë ideja është që në çift nuk duhet të ketë krenari të tepruar por sidoqoft njëri prej tyre duhet të kërkoj falje, të ketë mirëkuptim se po e mbajtën të dy hundën përpjetë nuk bëhet më bashkë çifti. Në këtë rast femra është ajo që i lutet mashkullit prit ngadalë, ta diskutojmë njëherë këtë problem.(Buzëqesh)

-Kjo është demonstruar edhe në klip?

- Po, në klip jam unë që po e ndjek djalin me makinë, veprim ky që ndodh shumë rrallë në çifte, nuk ndo- dh fare ose ndodh por nuk tregohet. (Buzëqesh)

-Klipi është realizuar goxha mirë, çfarë synove të sjellësh me këtë klip?

-Synimi im ka qenë që të vij sa më afër publikut me thjeshtësi, jashtë luksit, jashtë mondanitetit. Është hera e parë që unë sjell një klip kaq sportiv, ishte një ideim i të gjithë bashkëpuntorëve të klipit dhe doli shumë i frytshëm. Para se të ër klipin doja të ër këngën sepse klipi ka një fabul që duhet përcjellë te publiku dhe në atë mënyrë që erdhi ashtu doja ta sillja dhe unë. Publiku ka nevojë që ta shikoj atë që unë këndoj. Klipi ka shumë rëndësi por kryesorja është të këndosh. Kënga duhet të jetë e bukur, të këndohet bukur, këto gjëra sigurisht që nuk na mungojnë. (qesh) - Ku e realizove klipin e ri? - Klipi u realizua nga Sëart Company, të cilët i falënderoj për profesionalizmin. Xhirimet janë bërë pas stadiumit Dinamo, në një lagje të vjetër me tulla të kuqe, shtëpi të thjeshta, madje nuk kishim vajtur për të xhiruar në shtëpi brenda, por nëj zotëri na ftoi dhe realizuam skenën. U bë gjithçka shumë origjinale, prandaj mendoj se u prit edhe mirë nga publiku.

- Ky origjinalitet të bën ty kaq të pëlqyer?

- Besoj se po, origjinaliteti dhe thjeshtësia nuk mund të imitohen. I kam virtyte të miat, virtyte të lindura por që mua më pëlqen shumë që arrij t’i mbaj. Që të jesh origjinale, duhet të kesh aftësi, që të nxjerrësh në pah origjinalitetin duhet të jesh positive dhe të çon përsëri tek pjesa e aftësisë.

- Kë dikë të veçantë për të falendëruar për këtë - jekti?

Duhet t’i thoja në fund këto falënderimet por ja që ti s’të lë.(Buzëqesh) Falënderimi i parë shkon për kompozitorin dhe autorin e tekstit Adi Hila, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer.

- Ti në klip, ke edhe një personazh të njohur për publikun madje shumë të dashur mund të - tuesin e BBA2, Qetsor Ferrunaj, një zgjedhje jo rastësore apo jo?

- Përzgjedhja e Qetsorit, sigurisht që nuk ishte rastësore. Siç thashë, një këngë që të kompletohet do një fabul, një interpretim në klip që syri i publikut të kënaqet dhe sigurisht që ta vlerësojë. Qetsori, ishte i duhuri, pëlqehet nga publiku, përveçse është ka qenë edhe moderator i emisioneve të ndryshme, kështu që nuk ishte një fytyrë e panjohur. Qetsori interpretoi me gjeste atë që unë thoja me zë dhe ia doli shumë mirë. Plus, që kemi edhe lidhje familjare, është djali i kushërirës time, kështu që këtë ndihmë e kam nga nipçja im.(Buzëqesh)

- Qetsori njihet si njeri me bagazh kulturor por edhe si njeri karizmatik. Më trego ndonjë skenë të cilën ti sa herë

- Oh, sa ka, por që më shumë janë të tipi familjar, që nuk mund t’i them në publik, janë shaka private. Janë gjëra të bukura por që gjithsesi mbeten private.

- Nuk i ndahesh kompozitorit Adrian Hila, çfarë gjen tek ai që është i preferuar yt?

- Shumë nga ajo që unë kërkoj. QË në ësh kemi nisur bashkë dhe kjo nuk ka qenë rastësore sepse ne jemi nga i njejti vend dhe kemi studiuar në Akademinë e Arteve bashkë, kështu që e dimë se çfarë duam profesionalisht nga njëri-tjetri. Kjo është edhe një gjetje rehatie. Në të ardhmen, sigurisht që do bashkëpunoj edhe me kompozitorë të tjerë sepse larmishmëria sjell pozitivitet. Gjithsesi, jo për t’i bërë reklamë Adi Hilës, sepse puan e ë, ai të krijon një mundësi bashkëpunimi shumë të mirë, të dëgjon dhe vlerëson mendimin tënd.

- Pra, ti jep kontributin tënd në gjithçka, në klip, në këngë, në veshje, në ideim fabule?

- Absolutisht, unë jap kontributin ideor, jam kërkuese sepse dua të arrihet ajo që unë kam ndërtuar në mendjen time. - E arrin gjithmonë këtë? - Nuk quhet e mbaruar nëse nuk rezulton siç e kam skalitur unë. (Buzëqesh)

- A gjeti vend në publik, klipi i ri?

- Po dhe të them të vërtetën ndi- hem e vlerësuar. Kur nis një projekt,asnjëherë nuk e di se si do pritet në public, je gjithmonë skepktike. Pret me padurim pritjen e publikun dhe për hir të së vërtetës, ky klip u prit mirë. Pati impakt në klikime, shikime në youtubë, edhe pse nuk është treguesi kryesor, përsëri mbetet tregues. Por mpashë goxha interesim, më shumë se në klipet e tjera, ndoshta prej faktit se marrëdhënia e njerëzve është rritur shumë me internetin.

- Ke marrë kritika?

- Jo, deri tani jo. Përveçse disa dislike-ve që kam marrë në youtube, por që dikush kishte shkruar: “Të marrshin të keqen këto që të kanë bërë dislike se e kanë nga xhelozia”, më shumë qesha me komentin. Sigurisht që do ketë edhe mospëlqime, por rëndësi ka që përqindja e pëlqimeve është shumë e madhe.

- Emrat e mëdhenj të muzikës kanë një slogan “Kam punuar unë për emrin dhe tani po punon emri për mua”. Vlen edhe për ty?

- Unë kam punuar gjithmonë për emrin dhe gjithmonë do punoj për të. Është e vërtetë që pas kaq viteve punë emri ka rëndësinë e tij por unë punoj për të bërë një emër të mirë në publik. Ndonjëherë jam në mëdyshje të bëj këngë të re apo jo, por është publiku vetë që ma kërkon dhe unë nuk ka si të mos i përgjigjem atij, që më ka mbështetur në çdo hap dhe vazhdon të më mbështesë.

-Si e bën dallimin publiku, mes një këngëtareje të mirë dhe një tjetre më pak të tillë?

- Kur këndon live, vetmë nëse publiku të dëgjon me veshët e tij si këndon atëherë të jep edhe vlerësimin dhe bën edhe seleksionimin. Ti mund të bësh këngë shumë të bukura por që në live ngec dhe ngel e paplotësuar. Kjo është ideja.

- Në ktë pikë ti mund të quhesh e bekuar?

- Po, në këtë pikë ndihem e bekuar, sepse këtë e kanë treguar duartrokitje, kërkesat e shpeshta për koncerte dhe evente të tjera.

- Kur sjell shpesh klipe, konsumon imazhin apo je më afër publikut?

- Praktikisht është kështu, këngëtarët sjellin shumë, krijojnë shumë. Unë nuk jam nga ato që sjell këngë çdo dy muaj, dy herë në vit qameti tre ose kur përmbledh ndonjë album. Shqipëria është vend që ka efekte të ë që zhduken shpejt. Krijojnë këngëtarët, sjellin gjëra të reja, telvizionet tranmsetojnë shumë këto këngë pastaj vijnë të tjera. Unë mundohem të mos ndikohem shumë nga tregu, por duhet edhe të jesh pak kontemporane dhe të respek- tosh kërkesat e tregut muzikor. Mundohem që minimalisht, mos bëj siç bëjnë të tjerët por edhe mos dal shumë nga kornizat e mija, mundohem të gjej një barazpeshë.

- Ti këndon shumë jashtë trojeve shqiptare. Si të presin atje?

- E vërtetë, jashtë jam e ftuar më shumë për koncertë dhe organizime të mëdha. Gjatë gjithë periudhës të dimrit unë jam e angazhuar jashtë, këto koncertë shtrihen në Amerikë Greqi, Kanada, Itali, rrallë nëpër Disporë,deri në Irlandë, por më të shpeshta janë në vendet që përmenda pak më lart.

- Cili është koncerti më i bukur që ke marrë pjesë?

- Nuk të bëj dot dallim, kam më pak të bukura, kur ka më pak pjesëmarrje për një arsye apo nëj tjetër, por që në përgjithësi të gjitha kanë qenë shumë të bukura.

-Si i shikon komplimentat që të vijnë, si të vërtetë apo se duhen bërë? PËr çfarë të komplimentojnë më shumë?

-Të them të vërtetën komplimentet i kam pa fund nga njerëzit dhe të gjitha janë shpirtërore, sepse nuk janë të detyruar por që e thonë sepse e ndjejnë një gjë të tillëjanë për zërin, për dashurinë që i dhuroj publikut, moskursyerit tim në skenë, jam popullore, nuk refuzoj kërkesa për këngë të tyre të zemrës. - Si do e mbyllim këtë intervistë? - Duke i falënderuar të gjithëve ju që më bëni pjesë tuajën më vlerësime, kam akoma shumë rezerva që do t’i sjell në kohën e duhur, jam ende në kërkim për më të mirën dhe çdo herë përpiqem që të sjell maksimumin e kohës. Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.