Armando Sadiku: Kjo është “kripa” e golave të mi!

Intervista - - FAQE 1 -

Një ndalje e mirë e topit, shikim periferik drejt portës, një goditje e saktë dhe topi që pushon në rrjetë. Armando Sadiku për shije i shton edhe pak “kripë” me festimin karakteristik. Sulmuesi elbasanas vazhdon të shkëlqejë me Kombëtaren dhe nuk ndalon së shënuari, nga kampionati i tij në Zvicër e deri te Kombëtarja. 26- vjeçari ka shënuar disa nga golat më të rëndësishëm për Shqipërinë, në fitoren 3 me 1 me Armeninë, në atë ndaj Rumanisë 1- 0 në “Euro 2016” dhe tashmë edhe me dy golat ndaj Izraelit. Elbasanasi qëndron me këmbë në tokë dhe është shumë i qetë, madje edhe në intervistën e tij për gazetën tonë shfaqet me këmbë në tokë.

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje bomber

Armando Sadiku: - ( Buzëqesh) Përshëndetje, faleminderit për intervistën.

- Armando, si ndiheni pas dy golave vendimtar kundër Izraelit?

- I liriuar të them të drejtën, shumë i liruar. Pas ndeshjes me Luksemburgun dhe për vetë presionin që kishte ekipi, duhej kjo fitore. Një trepikësh shumë i rëndësishëm edhe për të ardhmen në eliminatoret e këtij grupi.

- Duket se shënoni vetëm gola me shumë rëndësi, Armeni, Rumania dhe tashmë

- E vërtetë, më ka qëlluar të shënoj gola me peshë. Shënova në kualifikimin ndaj Armenisë me rezultatin 3- 1, në fitoren e vetme në “Euro 2016” ndaj Rumanisë dhe tashmë dy gola të rëndësishëm ndaj Izraelit. Ndihem me fat dhe i kënaqur normalisht. - Pse ishit në presion? - Ishim në presion, pasi vinim nga një humbje me Luksemburgun na uli moralin dhe na tronditi jo pak. Vinim nga 5 humbje radhazi dhe sigurisht që edhe ndeshja e fundit me Izraelin në “Elbasan Arena” ishte ende në memorie.

- Çfarë ndryshoi në harkun kohor të një jave?

- U bashkuam më shumë me njëri- tjetrin dhe folëm gjatë. Aftësitë futbollistike i kemi dhe jemi të vetdishëm, punuam më shumë nga ana psikologjike. Trajneri De Biazi bëri një punë të madhe me stafin e tij dhe në fund ja dolëm të gjithë bashkë të fitonim.

- E prisnit një fitore të tillë?

- Për të qenë i sinqertë, jo. E prisnim të fitonim, por jo me ato shifra.

- Na trego pak për shëni

- Te goli i parë mora topin nga Roshi, e pashë që s’kisha ku ta pasoja dhe duhet ta provoja. I bëra vend vetes dhe pashë hapësirat. E godita mirë dhe me forcë në diagonal, pasi e dija se portieri aty s’do e kapte, vetëm nëse do të gjente këmbët e mbrojtësit. Për fat kaloi mes shalëve dhe shkoi në rrjetë. Lirim i madh. Në golin e dytë ishte thuajse e njëjta gjë dhe vetëm se distanca ishte më e madhe. E dija se do të shënoja, isha mirë, isha në formë.

- I ke praktikuar më parë gola të tillë?

- Po, po i kam praktikuar. Vija nga një moment i mirë edhe nga kampionati zvicerian ku kisha arritur të shënoja jo pak dhe kjo më bënte te liruar. Në momentin që kam një hapësirë sado të vogël e provoi direkt goditjen. Nuk mendohem dy herë.

- Pastaj ai festim si “qeshia mbi tortë”, ose më saktë si “kripa mbi gjellë

- ( Qesh) E kamb bërë gjatë gjithë vitit te Lugano së bashku me Alioskin, partnerin e sulmit. Është një imitim i veprimit të guzhinierit të famshëm turk Nustret Gokçe. Ai është bërë viral dhe unë në një farë mënyre ja kam vjedhur këtë festim.

- A ishit i pakënaqur nga

zëvendësimi?

- Në atë moment çdo lojtar do që të luajë deri në fund. Në atë moment u mërzita, por më pas e kuptova zgjidhjen e trajnerit dhe si profesionist, nuk replikoj. Në kombëtare e rëndësishme është që të japim më të mirën për kombin.

- Një tjetër moment ishte irritimi me Memushajn që

- ( Qesh) Po, u mërzita, por një moment loje. Ndoshta ishte një veprim i nxituar. Mendova se kishte hapësira më të madhe te unë, pasi në atë rast dilja vetëm dhe mund të shënoja. Memushaj e pa më të arsyeshme të pasonte në krahun tjetër. Skema nuk doli dhe u mërzita pak.

- Nuk festuar kur ai shë

- Isha në stol dhe po pija ujë. Të gjithë u ngritën nga stoli, unë s’e bëra në atë moment, por kjo s’do të thotë që se festova golin e tij. U gëzova për të dhe për ekipin që katapultoi fitoren.

- Një “hakmarrje e ftohtë” është cilësuar nga mediet

- Jo, jo nuk bie dakord. Nuk është hakmarrje e ftohtë, pasi ne luajtëm 11 kundër 11 dhe nuk e kishim arbitrin me vete. Ndryshe nga ata që në Elbasan ne luajtëm 9 kundër 14 vetëve duke përfshirë edhe arbitrat. Nuk ka si të jetë e njëjta hakmarrje. Ndjej keqardhje, pasi tashmë duhet të kishime dhe 3 pikë më shumë në renditje. Jemi më lart se ato.

- Vendi i tretë është i yni tashmë, në këtë grup pretendon më shumë?

- Nuk është i garantuar, pasi ka akoma shumë ndeshje dhe janë 12 pikë në lojë. Me Spanjën dhe Italinë është maksimumi, por kjo s’do të na ndalë për të kërkuar akoma më shumë. Do të bëjmë maksimumin.

- De Biazi u largua. Duhej të largohej?

- Unë nuk marr përsipër të komentoj zgjedhjen e askujt dhe veprimin e askujt. Unë di të them se kam pasur fat që kam punuar me trajnerin Xhani De Biazi dhe ka bërë shumë për mua dhe kombëtaren.

Me De Biazin kemi realizuar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Arritëm të renditeshimi të 22- ët në botë në renditjen e FIFA- s për ekipet kombëtare.

Kthyem faqen nga një ekip i vogël, në një ekip të barabartë me të mëdhenjtë duke luftuar për pikë me to. Shumë emocione dhe shumë përvoja jetësore me të.

I jam mirënjohës dhe do e vlerësoj gjithmonë, se u zgjata shumë, por më kapluan emocionet.

- Ju dërgoi ai mesazh për largimin e tij? - Po, ai më dërgoi mesazh. - A mund të na tregoni pak nga ai?

- Jo, jo, janë tepër personale dhe nuk do ishte e drejtë ta bëja.

- Si ishte eksperienca e dytë me Tramexanin te Lugano?

- Besoj se keni dëgjuar për suksesin që kishim. Nga vendet e fundit duke rënë nga kategoria shkuam në Europë. Meritë shumë e madhe e tij. Ishte kënaqësi të ribashkohesha me të. E ndjej veten me fat. I uroj më të mirën në eksperiencën e re me Sionin.

- Mund të kemi ndonjë bashkim tjetër?

- Nuk e di, futbollit s’i dihet asnjëherë.

- Keni mbyllur periudhën e huazimit te Lugano dhe tashmë do të ktheheni përsëri te Zyrihu, apo jo?

- Jam lojtar i Zyrihut dhe jam në kontratë me atë klub. Të shohim si do të shkojë. Zyrihu tashmë është ngjitur përsëri në Kategorinë e parë aty ku i takon të jetë. Do të flas përsëri me drejtuesit e klubit dhe do të vendos për të ardhmen. - Oferta ke pasur? - Jam në Elbasan dhe po shijoj pushimet me familjarët e mi. Merret menaxheri im me to dhe më pas do të vendos.

- Po zgjedhjet do i “shijoni”, pasi jeni bërë pjesë e klipit të PS- së?

- ( Qesh) Kam marrë shumë kritika për atë klip. M’a kërkuan dhe e bëra me dashamirësi. Nuk besoj se bëra diçka të gabuar.

- Marrëdhëniet me femra si janë për Sadikun?

- Marrëdhëniet me futbollin janë më të mirë dhe më të forta, pasi kam një jetë që luaj dhe dashurohem gjithnjë e më shumë me futbollin ( Qesh).

- Diçka më shumë nga jeta juaj personale?

- Nuk mund të them asgjë, i kam mbajtur gjithmonë dhe dua t’i mbaj për vete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.