Nani: Më pëlqen kur më thonë se ng jaj me g jyshen e tyre

Intervista - - FAQE 1 -

Xhaishri Talpade është një aktore dhe kërcimtare indiane me një karrierë të gjatë pas shpatullave. - in që në moshën 5 vjeç. Nga prindërit trashëgoi talentin për të kërcyer kërcimin tradicional Katak, i cili e ndihmoi të binte në sy të regjisorëve. Pas kësaj ajo kërceu në më shumë Ajo ka interpretuar në shumë prej dialekteve indiane, si edhe në anglisht, përkrah disa nga emrave më - ane, megjithëse nuk ka luajtur kurrë rolin e një protagonisteje. Ajo është Xheiprakash Karnataki, me të cilin ka një djalë, Svastikën.

Filmi titullohej Goonj Uthi ShehnaiEkoja e klarinetës dhe qe një sukses i madh. Prindërit e mi ishin kërcimtarë marathi (quhen banorët e krahinës së Maharashtrës), por unë isha e para mësuam kërcimin Katak. Më vonë, kur u rrita, kërcimtarja Gopi Kisheni më telefonoi dhe më tha se donte një nxënëse si unë. Ishte një kompliment i madh për mua!

kur ishit fëmijë?

- Po, kur isha e vogël luajta edhe fakt, unë isha nxenëse e mirë dhe doja të bëhesha doktoreshë, por fati vendosi ndryshe. Një regjisor kërkonte një vajzë të re për një skenë kërcimi Harmendar, që njihte tim atë, sugjeroi emrin tim. Im atë erdhi dhe më mori nga shkolla dhe më çoi drejt e një stu ishte Nanda (Karnataki, kunata e ardhshme e saj) dhe atëherë unë nuk e dija se bashkë me jetën profesionale po niste edhe jeta ime personale!

- Që prej atij momenti karriera juaj pati vetëm rritje?

- Kam pasur edhe momente të vështira, nuk ka qenë rruga e shtruar me lule. Ka pasur raste që më kanë - se protagonisti kishte aktoren e vet të preferuar për rolin dhe producenti nuk ishte i aftë të vendoste si donte vetë. Ka raste që kërcimtarët kryesorë nuk donin të kërcenin pëkrah meje, sepse kishin frikë se i lija në hije. njohur, producentët këmbëngulnin që të më merrnin. Kur u bëra e suksesshme nuk i mbaja inat kërcimtarëve që vepronin kështu, mbase kjo i bëri të kuptonin sa gabim kishin bërë dhe të më kërkonin falje.

- Keni ndonjë peng nga jeta prej aktoreje?

- Më kuptohet një herë kur Mohanxhi (regjisor) më mori mua si protago vonë ai mendoi se mua më përshtatej më shumë roli i një vajzeje moderne dhe për rolin e fshatares mori Rekhan (aktore e njohur Bollivudi). Ne ishim të gjithë të rinj atëherë dhe kjo mund të kishte ndryshuar fatin tim. Meg komedi, moderne, rurale, me kërcime perëndimore, etj, nuk m’u ofrua asnjëherë një rol protagonisteje. Ishte një ëndërr që mbeti e parealizuar. Cila aktore nuk do të luajë rol protagonisteje? Megjithatë, më gëzon fakti se ka plot që janë harruar, ndërsa unë mbahem mend ende!

- Ju keni intepretuar shumë edhe në kinematë rajonale. Në cilat?

- Po kam intepretauar në dialektin tamil, telugu, malajalam, kanada, marvari, panxhabi, harjanvi, sindi, bengali, oria, assami, garhvali, hindi, marathi, guxharati, boxhpuri dhe anglisht! Kjo është baraz me 500 Falë këtyre të fundit, kudo që shkoj, njerëzit e atij vendi kujtojnë se jam prej andej. Në fakt, im shoq më ngacmon shpesh duke më thënë se qeveria duhet të më japë një çmim për integrimin, duke marrë parasysh numrin e dialekteve në të cilët kam punuar!

- Mund të na thoni pse e shkruani emrin tuaj Xhaishri T? Ç’është kjo T misterioze?

- Shumë vetë janë zbavitur me T-në e mbiemrit tim. Emri i i vajzërisë është Xhaishri Talpade, pasi u martova u bë Xhaishri Karnataki. Kur shumë Xhaishri të tjera dhe Talpade dukej si i vështirë për t’u thënë, kështu që zgjodha vetëm T-në. Ajo krijonte kureshti dhe ndihmoi të rritet popullariteti im!

- Megjithë shkëlqimin e botës së kinemasë, ju mbetët një vajzë e thjeshtë.

- është e vërtetë, ëndrra ime ishte të krijoja familje, gjë që u realizua kur u martova me Xhaiprakashin. Më parë Mina dhe unë kishim vëllezër më të vegjël për të cilët duhet të kujdeseshim, si edhe prindërit. Unë duhet të përmbushja përgjegjësitë e mia para se të krijoja vetë familje. Meqë Xhaiprakashi dhe unë kemi një profesion, njerëzit menduan se ishte një martesë dashurie. Në fakt, ai ka punuar me shumë me time motër, Minën. Ishte një guru i përbashkët që na sugjeroi të martoheshim. Kur Xhaiprakashi foli me të ëmën dhe të motrën, ato ranë dakort menjëherë, sepse më njihnin mirë. Nuk do ta besoni, por ne u fejuam po atë darkë! Megjithatë, im shoq ishte i kuptueshëm dhe na la kohë të mjaftueshme të njihnim njëri-tjetrin para se të martoheshim, më 1989. Në atë kohë kuptova edhe ndikimin e imazhin tim në ekran. (qesh). Pak pas martese, ai më njohu me një kushërirën e tij. Ajo më pa, e mori atë veçmas dhe i pëshpëriti: “Me atw je martuar?! Ajo do ta nxjerrë nënën tënde nga shtëpia!”.

- Dy vjet më vonë lindi djali. Çfarë ndryshoi mëmësia tek ju?

- E kuptova se ai ishte prioriteti im, aktrimi kaloi në vend të dytë. Kështu bëra një pauzë që të kujdesesha për të. një serial të tijin, më ofroi një rol në të dhe më vonë edhe në një tjetër.

- - nixhisë në serialin “Si ta quaj këtë dashuri?” Sa ngjani ju me Nanin?

- Kur pashë rolin për herë të parë ai ngjante ndryshe nga ata me të cilët isha mësuar deri atëherë, si kërcimtare. Mund të them se spektatorët nuk kanë pasur kurrë mundësi të njohin Xhaishrinë e vërtetë. Ka disa aspekte që janë të ngjashme mes meje dhe Nanit, si për shembull, momenti kur Lavania vjen në shtëpi për të bashkëjetuar me Arnavin dhe Nani nuk është dakort. Edhe Xhaishria ka të njëjtën mendje me Nanin për këto gjëra (qesh). Një tjetër ngjashmëri është se në serial tregohet edhe ana ime e qeshur dhe gazmore, ashtu si jam në realitet. Unë sillem mirë me njerëzit dhe gjithmonë i ndihmoj ata që kanë nevojë, por njëkohësisht jam kundër njerëzve fallco. Për këtë rol fansat më kanë mbushur me prova dashurie.

- Keni të njëjtën marëdhënie me Svastikën, djalin tuaj, si Nani me Arnavin?

- Sigurisht që po, për Svastikën jam e ëma, shoqja, motra dhe gjithçka, sepse ai është djali im i vetëm. Ai gjithashtu është një djalë i lumtur dhe gazmor. Në këtë kohë kur modernizmi po ndryshon traditat, ai ende i ka ruajtur ato. Ai nuk del nga shtëpia pa marrë bekimet tona, të prindërve të tij. Ai është një bekim i vërtetë për ne.

- Çfarë ju shtyu të pranonit rolin e Nanit?

- Kur ata më treguar rolin e Nanit, vura re se ajo ishte një grua shumë strikte, që ishte kundër gjithçkaje që nuk përputhej me vlerat e saj. Mua më pëlqeu ana e saj komike, e kujdesshme për fëmijët e saj, bile edhe ajo strikte. Përveç kësaj, kisha luajtur edhe më parë në një serial rolin e një nëne strikte, bile më shumë se Nani.

- Sa e vështirë ishte për ju të kalonit nga një gjendje emocionale në tjetrën, nga strikte në gazmore, e prapë, tradicionale dhe shumë të tjera?

- Artistët në përgjithësi vrojtojnë reagimet e njerëzve në situata të ngjashme dhe i aplikojnë ato më pas në rolet e tyre. Vrojtimi është shumë i dobishëm dhe pas gjithë këtyre viteve eksperiencë mund të them se kam vrojtuar mjaftueshëm për të portretizuar rolet e mia.

- Fansat e pëlqyen Nanin dhe e krahasojnë atë me gjyshet e tyre. Edhe ne ju përgëzojmë për realizimin e shkëlqyer të rolit.

- Unë ndjehem e lumtur kur dikush në afrohet dhe më thoë se ngjaj me gjyshen e tyre. Jam e befasuar nga dashuria e fansave për serialin dhe që prej asaj kohe të gjithë më thërrasin Nani. Ndjehem e - sonazhin tim.

- Cilin personazh tjetër të se- rialit admironi më shumë?

- Më pëlqeu shumë personazhi i Kushit, pasi ndryshon shumë. Ajo është zbavitëse, e guximshme, e ëmbël, e thjeshtë dhe e dashur.

- Na thoni pak ç‘u bë me Lakshmin (dhinë), sepse ajo u zhduk nga ekranet tona!

- Oh, Lakshmi im! Sa më ka duruar e shkreta! (qesh). Ka njerëz që më afrohen dhe më pyesin për të. Në fakt, pas njëfarë kohe ajo u sëmur dhe ne menduam se nuk duhet t’i mundonim kafshët e gjora kaq shumë, kështu që reduktuam kohën e daljes së saj në ekran. Mua më pëlqente shumë Lakshmi, ajo ishte zbavitëse dhe e prapë. Nganjëherë ajo ulej në prehrin tim, pastaj kërcente mbi tavolinë dhe të gjithë duhet t’i shkonim nga pas. Për çudi asaj i dukej prehri im i rehatshëm, mbase u mësua apo e kuptoi se unë isha Nani (qesh).

- Ju ende ngjallni admirimin e njerëzve kur kërceni. Si u ndjetë kur kërcyet dy herë në serial, me këngët “Oh, la, la” dhe “Biçu”?

- M’u duk sikur po përjetoja momentet më të bukura të rinisë sime. Kërcimi është një dhuratë e Zotit për mua, por u çudita kur më propozuan të kërceja në këtë moshë. Megjithatë, të gjithë e pëlqyen kërcimin dhe kjo më kënaqi.

- Njerëzve u pëlqeu edhe ngacmimi reciprok mes jush dhe Mamixhisë (intepretuar nga Utkarsha Naik). Edhe ju ju pëlqeu po aq sa neve?

- Po, na pëlqeu të dyjave. Meqë të dyja jemi nga Maharashtra, zakonisht bisedonim në gjuhën marathi mes nesh. Ne kishim një marëdhënie grindeshim kurrë, ishim të kënaqur, ndanim ushqimin, kujdeseshim, gatuanim dhe i bënim rrengje njëri-tjetrit.

- Ju keni thënë edhe që Baruni (Arnavi) tregohet shumë i rreptë në serial, por në realitet është një djalë i dashur dhe gazmor. është e vërtetë?

- Po, shumë e vërtetë. Një herë ai më fshehu celularin dhe bënte sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por unë e dija që vetëm Baruni mund ta bënte këtë. I kërkova të ma kthente, por ai ma ktheu me të qeshur se nuk e dinte ku ishte. Ai është një djalë i ndrojtur, por në sheshxhirim na bënte të qeshnim të gjithë me të. Po të njëjtën gjë bënte edhe Akashi.

- Seriali ka patur sukses edhe jashtë, për shkak se të gjithë luanin mirë. Si ndjeheni ju për këtë?

- Jam shumë e lumtur që mora pjesë në një projekt të tillë të suksesshëm. është një kompliment i madh kur një aktor zë vend në zemrën e fansave. Shumë njerëz nuk shkojnë dot në kinema, por serialet mund t’i shohin nga televizori, se të gjithë kanë televizorë tani. Falenderoj producentët dhe kanalin televiziv që më bënë pjesë të këtij seriali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.