Janex: E dua hajdut me eksperiencë

Intervista - - FAQE 1 -

Shumëkush e mban mend si Xhejn Kumrija, vajza që bashkë me të motrën ishin të kudondodhura përsa u përket aktiviteteve muzikore. Nën emrin e projektit “Janex Trio” ato arritën të korrnin sukses dhe të sillnin një frymë të re në tregun muzikor shqiptar. Tashmë, Xhejn këndon solo, dhe si duket ka premisa për të thyer më fuqishëm në tregun ndërkombëtar. Përse jo, kur ajo ka një bagazh të rëndë artistik, dhe gjithmonë sjell risi për muzikën shqiptare, në aspektin vizual dhe tingullor. Për gazetën - tin e saj më të ri, jetën e saj të re midis Shqipërisë dhe SHBA, dhe të ardhmes, që sigurisht duket e ndritur.

Klajd Heta:- Xhejn, përshëndetje! Nga po na shkruan momentalisht?

Janex:- Momentalisht po ju shkruaj nga një autobus, në New York!

- “Mermaids” titullohet projekti yt më i ri. Dy fjalë për të para se të kalojmë në detaje të tjera?

- “Mermaids” e kam kompozuar diku rreth 6 muaj më parë. Projekti u la përgjysmë në studion e “Tull Productions”, përpara se të nisesha për në SHBA, nga ku dhe u përfundua. Ndërkohë, në bisedë e sipër me mikeshën dhe kolegen time, Fioralba Kryemadhi, mendova ta përdorim si projektin e rradhës, meqë tematika ishte deri diku qëllim i përbashkët.

- Prezente vokalisht, në mungesë vizualisht. Përse ti nuk do ta quaje këtë “një videoklip të çuar dëm”?

-Aspak i çuar dëm! Absolu ime mbase do kishte tërhequr më shumë audiencë, sikurse çdo artisti tjetër, por jo domosdoshmërisht! Mendoj se shkrirja e disa arteve sëbashku është formula më tërheqëse drejt një produkti origjinal. Si në rastin konkret, pjesëmarrja e aktores Vjosa Malokaj në këtë projekt muzikor.

- Xhejn, kënga formulohet mbi një ritëm dhe melodi ende të pamësuar për publikun shqiptar, dhe ti vazhdon sjell këtë stil. Cili është qëllimi yt?

- Do thoja që po mundohem, po në fakt s’po mundohem. Thjesht po bëj atë çfarë ndjej. Dhe në fakt, ndonjëherë më bën përshtypje që njerëzit tashmë e kanë cilësuar si një stil timin, gjë për të cilën më vjen mire, dhe pse unë mendoj që jam pak bipolare kur vjen puna tek zhanret muzikore. Kur nis kompozoj, nuk e nis asnjëherë me një zhanër të përcaktuar… e lë të rrjedhë! Të nesërmen, gjithnjë surprizohem nga ajo që kam krijuar një natë apo një ditë më pare. Do ta quaja “Efekti i Pushtimit të Frymëzimit” (qesh). Qëllimi sigurisht është të lë gjurmë, mbase në ndonjë të ardhme. S’do të më pëlqente të shuhesha si një qiri gjatë natës.

sirenat ekzistojnë?

- Në këtë projekt, “Mermaids” kam vendosur të quaj femrat, pasi kjo këngë prek natyrën femërore, forcën, dobësinë, lirinë, pasiguritë e siguritë. A besoj tek sirenat? Deri diku besoj në mitologji.

- Kaloi një vit, dhe nuk u paraqite në asnjë festival. Zgjedhje, apo vendim bazuar mbi pakënaqësi të shkuara?

- Aspak e lidhur me këtë të fundit! Ka qenë totalisht zgjedhje për të fokusuar energjitë mbi projektet aktuale dhe ato të së ardhmes.

- Çfarë mund t’i japësh krijimeve të tua muzikore, atë që nuk ia jep dot një kompozitor tjetër?

- Asgjë më shumë e asgjë më pak se Xhejnin.

- “Shadoës and Lights” vazhdon të ketë sukses! Dimë që së fundmi kënga është përfshirë në

- “Shadoës and Lights” dhe “Someday” kanë qenë dy këngët e preferuara të producentëve të “Mund të më quash Xhon” nga cilët mundësuan dhe realizimin e videoklipit “Ëannabe”.

- Ndalemi pak tek motra jote, Elisa. Nuk interpretoni më bashkë, por ajo së fundmi është vlerësuar me

- E vërtetë. Do të kisha dashur shumë të isha aty atë ditë. E prisja, madje jo sepse është motra ime, por sepse mbizotëron një talent dhe një zë unik për moshën që ka. Për mu gjithë kompeticionin! Shumë nuk e njohin ende, por jam e bindur që do njihet shumë shpejt, madje më shumë se unë! (qesh)

- Xhejn, ti jo vetëm je shkëputur nga motra, por je shkëputur dhe nga Shqipëria. Ç’po ndodh me “ëndrrën Amerikane”?

- Sidoqoftë, jemi shkëputur është diçka e lehtë për t’u ndjekur, por gjërat e lehta janë të mërzitshme. Kështu që, “mëngët përveshur për ditë të arta”, apo “gishtat e kryqëzuar”!

- SHBA gjithmonë është konsideruar si “një botë tjetër”. E vëren ndryshimin nga Shqipëria?

-Ndryshim drastik, do të thoja. Realiteti është krejt ndryshe si shumica andej mund ta paramen - lim u ndjeva si në shtëpi, më pas u ndjeva çuditshëm, pasi isha midis dashurisë dhe urrejtjes, ndërsa tani mendoj që po e dua Amerikën çdo ditë e më shumë.

- Shqipërinë e kritikojmë, por shpeshherë pa të dot s’bëjmë! Të vërtetën: të merr malli ndonjëherë?

-Do gënjeja po të thoja Jo! Është mëse normale. Atje kam ndërtuar veten, kam ndarë momente me ulje-ngritje, pavarësisht se janë shumë gjëra që do kisha dashur të ishin ndryshe, dhe pse kam besimin e mirëqë do ndryshojnë me kalimin e kohës. Mëmëdheu mbetet mëmëdhe!

- Mendon t’i tërheqësh dhe dy motrat e tua në SHBA? - Çdo gjë në kohën e vet. - Artisti apo artistja që së fundmi po të inspiron për projektet e tua të ardhshme?

- Kam kohë që inspirimin e gjej në njerëz të prekshëm, duke u nisur nga vetvetja, përditshmëria, më rrethojnë e tek ajo që përjetoj.

- Muzika komerciale apo ajo me motive të theksuara Ballkanase është pjesë e tregut, duam apo s’duam ne. Përse shumë artistë mendojnë që kjo lloj muzike nuk duhet t’i përkasë Shqipërisë?

-Nuk mendoj që shumë artistë mendojnë aq gjatë. Megjithatë, ashtu si thua dhe ti, duam apo s’duam, është bërë pjesë e jona, dhe pse nuk jam dakord me territorin që kjo gjë ka zënë me masivitetin e saj, pasi artistët duhet të jenë diversë, dhe jo të gjithë kopje kush më pak e kush më shumë të njëri-tjetrit.

momentalisht, dhe a po mendon transformimin e rradhës?

- Meqë e nisa me humor, duhet të sheqerosej dhe pak nga fundi, pse jo?! Modeli, në proces!

-Ngjyra aktualisht është në shpëlarje e sipër nga “smoky blue” që bëra para dy javësh. Po mendoj të normalizohem pak, të paktën për disa ditë!

- Tani që stili yt muzikor i përket një melodie paksa më eksperimentale dhe më pak akustike, e ke lënë ndopak pas dore kitarën?

- Të jem e sinqertë, e kam lënë pak pas dore. Por në momentin që marr kitarën në dorë, do dalë patjetër ndonjë baladë. Janë tingujt e telave të kitarës që gjithmonë bashkohen me ato të zemrës, për një arsye të caktuar, të panjohur.

- Si një personazh publik shqiptar, të të ngacmojmë pak dhe të të pyesim nëse ta ka vjedhur njeri zemrën?

- Jam në pritje të ndonjë hajduti me eksperiencë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.