Humanist dhe atdhetar

Intervista - - POEZI -

Ne kryelartë jemi për ty, që shumë nga dhembjet tona more; ndaj do kujtohesh me dashuri, për punët e tua aq njerëzore. Xhafer Majko, mjek i shquar, dritësoi vitet e shkuar. Me stetoskop kurdoherë, nuk u kursye një herë. Shpirt human dhe atdhetar fjala i çelte behar. Buzagaz, i papërtuar, veç dhembje kishte shëruar. Nuk u step, nuk u lodh kurrë, melhemi për tësëmurë. Xhafer Majko, zemërprushi, s’u nda një çast nga Lekdushi. Lekdushi-fshati me emër, djalin e vet e mban në zemër. Një fjalë andej vete-vjen: “Si Xhafa këtu më s’gjen!” I kishte lezet kuvendi, bir i dashur i atij vendi. Thuri fabula, dha studime, me aq shumë përjetime. Si doktor në Tepelenë, Shpejt u kthye në legjendë. Fjalëmatur, punëshumë, lum ai që lë pas gjurmë. Në Labëri dhe më gjerë, kujtohet ky mjek me vlerë. IZET S.ÇULLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.