Ik

Intervista - - POEZI -

Ik. Në gjoksin tënd mos më pushto, përpara teje ndihem shumë e dobët, mos e harxho,me gjëra të kota kohën. Pastaj, edhe të duash, ç’ti pushtosh erës? kthei fytyrën, ëmbël të puthi, të ndjerës, Bëja kabull, kur vjen me furtunë, mbarsur me shi, derdhet mbi ty, përpjekjet s’bëjnë gjithnjë punë, gjethet e vjeshtës i sjell der’ aty. Ta mbyll në një shishe të vulosur, E pafuqishme atë vrrull t’ia ndal, si do t’ia bëj me të as vetë se di. Ti, kollaj fare, mund ta çosh në djall, lëre dreqin të fryje, ti duart mos i shtri.

DIANA ZHITI .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.