Në anën tënde

Intervista - - POEZI -

U bë kohë që ti ke ikur Zhdukur me kohën në vitet rradhë. Dhe unë çdo natë dritën mbaj fkur Mos të të shoh, aty përballë ! E si një zog që pushton era Mua më lidh kujtimi yt !... E çfarë që mbyllet drita, dera ‘’Kujtimet s’kanë nevoj për sytë ‘’ ! E pikërisht, kur sytë janë mbyllur Qerpikët lagen nga lotë të hirt’... E ti aty, buzëqeshje e hidhur Sa m’a lëndon plagën në shpirt ! Jo larg nga unë, zgjodhe një vënd Të shkosh, të vish sa hërë të duash. Luan me shpirtin tim që dhëmb Dhe me d’jeni vazhdon të luash... Rrëmbema shpirtin qaramanë Vërtitma thikën plagës së ftohtë. Veç mos qëndro në atë «anë». Aty ku s’munda, të vij dot ! BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.