Igli Zarka: Kurrë nudo veç skenës!

Intervista - - FAQE 1 -

Drama “Equus” vepër e autorit Petter Shaffer me regji nga boshnjaku Dino Mus një rivënieje në skënë me kërkesë të publikut. Protagonisti i dramës, një i ri në kërkim të lirisë, që i kërcënohet çdo ditë nga normat tradicionale shoqërore. Kjo shfaqje kishte elementë fantastikë, të cilët na e sollën në skenë aktorët e mirënjohur të skenës shqiptare, ku protagonist ishte i riu Igli Zarka. Zarka, ai që veshi petkun e Alan Strang, një djalosh me çrregullime mendore dhe emocionale, vjen me një rrë - kon ai normalen dhe anor- malen, atë çka Alan ndjell tek ai, çfarë i çon njerëzit të kthehen në “Alan”, dhe për më tepër, në fund të akteve, ai arriti të thyeje tabunë e nuditetit në skenë. Ai u shafaq nudo, për përpara publikut dhe suksesi i kësaj shfaqjeje ishte i jashtëzakonshëm. Igli thotë së përveçse në skenë nuk ka dalë askund tjetër nudo dhe se nuk beson se do e bëjë ndonjëherë.

Fabjola Kuburi:- Igli, ti je një djalë mjaft i ri në moshë dhe gjithsesi t’u besua roli i Alan Strang, një djaloshi me çrregullime mendore dhe

emocionale dhe që herë pas here vjen në vete. Ky ishte roli i parë si protagonist apo jo?

Igli Zarka:- Ky është roli i parë protagonist në Teatrin Kombëtar! - Mendon se more vëmendjen e duhur?

- Sa për vëmendjen ...besoj ti që më kërkove intervistë e di më mirë se sa mua . Nuk jam në dijeni të sasisë së vëmendjes mbi mua. - Ku dallohet çfarë është normale dhe çfarë jo? - Përceptimi për atë qe ështe “normale” është krejtësisht relativ. Varion nga konteksti social dhe historik i zhvillimit të një shoqërie.

- Si u përzgjodhe për këtë rol, ndoshta nuk kishte “vullnetarë” të tjerë që të nxirrnin për publikun hiret e tyre mashkullore ashtu siç e këkronte roli?

-Unë u përzgjodha nëpërmjet një audicioni ku konkuronin jo vetëm aktor nga Shqipëria por edhe Kosova e Mali i Zi. - Ti je aktori i parë që interpreton nudo në një skenë teatri, kjo ndodhi për të thyer tabunë apo …?

- Arsyeja e parë dhe e vetme e nuditetit në skenë buron nga krijimtaria e Peter Shaffer. Vetë autori e kërkon me domosdoshmëri që karakteri në dy nga skenat kyçe të veprës të jetë nudo. - Alan, të ndjell frikë, neveri apo çfarë? -Liri, thelbi i ekzistencës së Alan. Liria për të qenë vetëvetja. - Çfarë mendon se na çon, në çrregullime të tilla emocionale, si të Alan-it?

-Shoqëria dhe familja. Dy pikat kyçe që ndikojnë në rritjen dhe formimin e karakterit të një individi.

- Unë e kam parë

këtë shfaqje dhe jam mrekulluar, dukej gjithçka perfekte deri në detaje, por ti vetë kë ndjerë vështirësi gjatë shfaqjeve?

- Sigurisht që po. Detyra ime si aktor është që të përballem me vështirësitë e rolit dhe të bëj të pamundurën për t’i kaluar këto vështirësi.

- Zakonisht thuhet për artistët që rolet qëndrojnë me ta për një kohë të gjatë. Do të jetë e njëjta gjë edhe për ty me Alan?

- Alan do ngeli në memorie si hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për karrierën time por jo i fundit.

- Nudoja e aktit të dytë e Alanit ishte për t’u quajtur guxim, tronditëse dhe artistike për shkak se e kishte masën e ngarkesës psikike sa për ta ç’meritur njeriun. Sa Alan je ti?

- Çdo individ fsheh brenda vetes një Alan Strang ose të paktën detaje nga karakteri i tij. Kjo besoj ishte dhe arsyeja e impaktit që Alan pati në publik.

- Në ç’moshë u bëre i vetëdijshëm për talentin që të karakterizonte?

- Në fakt akoma nuk jam i vetëdijshëm për atë çfarë më karakterizon. Rruga e zbulimit të vetëvetes është e gjatë dhe e pafundme .

- Beson se njerëzit e bukur kanë edhe një shpirt të bukur sepse ajo që ata janë, pasqyrohet edhe jashtë?

-Një njeri e bën të bukur shpirti. Asgjë më shumë se kaq por kjo gjë është relative pasi vetë koncepti i të bukurës ndryshon për çdo person. - Ka limite një aktor? -Sigurisht që ka. Jo vetëm një aktor por njeriu në thelb ka limite. -Të është shtuar suksesi me femrat pas Equus?

-Njerëzit janë më shumë kurioz të dijnë se çfarë fshihet pas djalit që luajti Alan Strang. Nuk kam patur kurrë probleme komunikimi. -Kishe dalë edhe më parë nudo, në plazh përshembull?

-Kurrë dhe s’besoj se ka për të ndodhur ndonjëherë.

- Ç’mendon për natyrizmin, domethënë për nuditetin në vende të tjera përveç skenës?

-Është liri e gjithësekujt të bëjë zgjedhjet e veta.

- Cili është reagimi i shokëve të afërmve që s’kanë lidhje me teatrin pas nudos në skenë?

Po i të dashurës dhe i femrave të tjera që njeh, shoqe, mikesha?

- Askush nuk u fokusua tek nuditeti përveç gazetave dhe gazetarëve.

- Një femër do të të bënte për vete me një trup të bukur të zhveshur apo me sigurinë në vetvete?

- Shpirti është i vetmi çelës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.