Deljana Topulli: Jam kangur i vërtetë

Intervista - - FAQE 1 -

Për “Kangur” është folur shumë këto ditë në kronikat e medias vizive, në median e shkruar por edhe nëpër rrjete sociale. Çfarë është “Kangur”, kush e realizon, pse të gjithë aktorët duan të jenë pjesë e tij. Një aktorja Deljana Topulli, e cila na tregon gjithçka rreth këtij projekti por jo vetëm…!

Fabjola Kuburi:- Deljana, - gur”,,,çfarë është?

Deljana Topulli:- Kangur është nga projektet më të fundit të regjizorit Luan Kryeziu, një serial i cili ka nisur xhirimet dhe fatmirësisht po shkojnë shumë mirë dhe unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të madh.

- Si u përzgjodhe për të qenë pjesë e tij?

- Për të qenë pjesë e “Kangur” u zhvillua një audicion prej gati 500 aktorësh. Unë falënderoj shumë regjizorin Luan Kryeziu i cili më përzgjodhi dhe më besoi një rol vërtet me shumë peshë në këtë serial.

- Cili është saktëisht roli yt

në “Kangur”?

- Siç thashë kam një rol me peshë, kam rolin e “udhëzueses” dhe do një përgjegjësi e punë shumë të madhe nga ana ime për t’u realizuar por unë do bëj më të mirën time bashkë me ndihmën e regjizorit dhe të aktorëve me të cilët kam marrëdhënie.

- Të jesh në kast xhirimi bashkë me Mehdi Malkën, Irgen Çelën, Klea Hutën, Eva Muratin e shumë emra të njohur të artit shqiptar, të bën një aktore të mirë apo shumë të mirë? - Padyshim që të bën një aktore të mirë por edhe shumë të mirë kur luan me Mehdi Malkën apo Gëzim Rudin të cilët kanë eksperiencë artistike shumë më të madhe.

-Ke realizuar kaq shumë personazhe, tek “Kripmjatëzat” më pas tek “Al Pazar” tani tek “Kangur”! Të ndodh të të bëhen lëmsh në kokë batutat e tyre?

- Ndonjëherë edhe të bëhen lëmsh por s’ka gjë më të bukur. (Qesh) Gjithsesi, një aktor i mirë i ndan mirë rolet nga njëri-tjetri.

-Nëse do të shkëpusje nga një tipar për secilin prej roleve më pikante që ke luajtur, ku ngjan me to?

- Rolet janë të ndryshme dhe tipari që ngjason është i ndryshëm por që ti përgjithësoj, mendoj se tipari kryesor është shkathtësia.

-Sa zbavitëse dhe të lodhshme janë xhirimiet në krahasim me provat e shfaqjeve?

- Janë të dyja njëlloj, shumë të lodhshme dhe shumë zbavitëse por secila në llojin e vet.

-Çfarë sjell për publikun shqiptar ky serial? Sa do të zgjasë ai?

-Është një dramë, e cila paraqet mënyrën shqiptare të të jetuarit në ditët e sotme dhe sipas regjizorit ngjarjet herë me satirë e intrigë, me shumë të papritura dhe përmes gjërave që shpesh i dimë dhe nuk i themi për shkak të arsyeve të caktuara. Besoj se do zgjasë goxha, ky është synimi ynë.

-Dukesh natyrë shumë interesante. Ti, si do ta përshkruaje veten?

- Siç dukem edhe jam. Ja po shtoj dhe tip karizmatik, energjik, e dashur dhe ndonjëherë përhap dhe panik kot. (Qesh)

-Dihet tashmë problematika e aktorëve të rinj: Vendet e punës! Ti, në këtë aspekt, ke qenë mirë. E ndjen veten me fat?

- Fatmirësisht kam qenë mirë por kjo është vërtet një problematikë shumë e madhe në Shqipëri. Jam me fat që kam qenë e angazhuar çdo sezon me punë.

-Paguhesh më mirë për sh

mbrapa me pagesat por theksoj që ka dhe nga ato teatro që paguajnë mirë dhe janë korrekt si teatri i Metropolit.

-Në shumë raste, aktorët zgjidhen për të prezantuar evente të ndryshme. Të pëlqen ideja?

- Nuk është ide e keqe, por mua nuk është se më jep ndonjë asosacion të veçantë si gjetje.

-Pas mbarimit të shkollës, çfarë duhet të bëjë një aktor që të jetë “i pranueshëm” për tregun?

-Te jetë i aftë! Pastaj se funksionon pak keq Shqipëria s’është faji i aktorëve.

-Sa të vështirë e ke patur të bësh vendin që ke sot në art?

-Absolutisht shumë të vështirë por e kam bërë me pasion dhe ndihem shumë mirë për këtë, akoma duhet shumë punë.

- Cili është roli që përpiqesh të luash në gjithë këtë rrëmujë artistike?

-Përpiqem të jem kjo që jam pa u bërë qëllim në vetvete “demek” jam artiste (qesh)

- Televizioni është një mashtrim i madh apo një e vërtetë e madhe?

-Pyetje e vështirë! Them se i ka të dyja.

- Ekrani, skena të kërkon gjithnjë në formë, si në xhirime, si në shfaqje... Në këtë kontekst, ndodh të jesh gjithmonë në gjendjen e duhur emocionale apo gjithmonë arrin ta krijosh atë? Nëse po, në ç’mënyrë?

-Normalisht që s’je gjithmonë në gjendjen e duhur, ndonjëherë ke halle të mëdha të tipit: je keq psikologjikisht, ke familjarë sëmurë ose rast vdekjeje e megjithatë ty të duhet ta fshish këtë gjendje dhe të futesh në gjendjen e personazhit sido që të jetë ajo gjendje. Kjo arrihet duke besuar rolin dhe duke u përqëndruar vetëm tek personazhi.

- Je vërtet aq “take it easy” (merre lehtë) sa ç’paraqitesh?

-Jam por ka raste që nuk të shërben kjo puna e “merre lehtë se stresi është shumë i madh në disa situata”.

- Cili është treguesi më i mirë për vlerat që posedon një aktor?

-Vetëm skena i tregon vlerat e i xhirimeve.

- Për çfarë nuk do të kishte vend në shpirtin tënd artistik?

- Shpirti artistik është gjithmonë i mbushur plot. Nuk e di tani çfarë do mund të hiqja.

- Cilat janë pikat e tua të dobëta?

- Pika ime dobët është që prekem shpejt, domethënë qaj për gjërat më të vogla dhe që duken si më kot. - Po pasionet më të mëdha? - Pasioni më i madh padyshim

- A e kthen ndonjëherë kokën pas për të bërë krahasime?

- Po e kthej, se pasaj po si krahasova nuk i rregulloj dot.

- Ku e shikon Deljana veten, ta zëmë pas një viti?

- Akoma duke u trasmetuar “Kangur-i” kaq di të them se pastaj si dihet.

- Ma mbyll këtë intervistë si një “kangur” që je…!

- Siç mban kanguri të vegjlit e tij të mbrojtur dhe me vete, ashtu do ta mbaj unë gjithmonë familjen time. Jam një kangur i vërtetë në këtë prizëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.