Mentor Haziri: I pavendosur jetoj se me cilën do

Intervista - - FAQE 1 -

Është një ndër këngëtarët që po të dëgjosh qoftë edhe një këngë të tijën, të lë shije muzikore vështirë për t;u harruar. Nëse thua Mentor Haziri ke thënë muzikë të mirë dhe këtë ai e ka vërtetuar në ço sjellje të tijën në muzikë. “Survivor” është këngë më e re e tij, një klip që të rrënqeth dhe një histori personale…Ky është Mentor Haziri!

Fabjola Kuburi:- Mentor, ti je një këngëtar që ke vënë baza në tregun muzikor me grupin “Kthjellu” dhe sot nëse thua Mentor, ke thënë muzikë e mirë… Ka qenë e vështirë për ty të arrish deri këtu?

Mentor Haziri:- Asgjë nuk është e lehtë, absolutisht kam bërë përpjekje të njëpasnjëshme të jem këtu por e kam bërë me dashuri kur kihet parasysh që të këndosh mirë tek ne nuk është që vlerësohesh tashmë, po vijnë në shprehje looku, tekstet vulgare etj.

- Ç’është në gjendje të transmetojë kënga jote e re “Survivor”?

- Kënga “Survivor” është tregimi im si refugjat gjatë luftës në Kosovë është komplet e përshkruar se si jam përndjekur nëpër male me tërë familjen time nga paramilitarët serbë dhe ku kam përfunduar i ndarë nga ata në kampet e refugjatëve në Maqedoni.

- Çfarë është kjo mani për të kënduar në gjuhë të huaj?

-Kjo mania si duket i kapi tashmë shumicën, unë diku nga 2010 kam kënduar anglisht ku edhe kam lançuar videon e parë shqiptare në MTV.

-A është një realitet frymëzues ky që po jetojmë?

- Muzikalisht nuk do thoja që është frymëzues pasi tashmë edhe mediat fatkeqësisht iu kanë nënshtruar servilizmit dhe transmetojnë gjithçka që ju vjen në redaksi.

- Cilat janë kriteret e mjaftueshme për ta konsideruar një këngë të denjë për t’u lançuar?

- Së pari a është muzika e vlefshme për t’a transmetuar, prandaj është teksti se çfarë po u përcjell audiencës sidomos asaj të resë, që e dëgjojnë më së shumti e dëgjojnë muzikën. Fatkeqësisht në TV tani, po transmetohet gjithçka.

- Suksesi, më pas, nuhatet me instiktin?

- Suksesi vjen, por nëse punon fort dhe i qëndron besnik asaj që bën.

- Cila prej këngëve të tua ka qenë dashuri me dëgjim të parë?

- Nuk dua të bëj shumë dallime, por kënga që e kam bërë me Alban Skënderaj para 10 viteve ka nuhatur dashurinë, atëherë e patëm bërë bashkë në kopshtin tim të shtëpisë atë këngë.

- Do të vijosh të jesh i hapur ndaj bashkëpunimeve? - Nëse ja vlen, pse jo?! - Ka paksa nota melankolie të lehtë në këngët e tua… Pse?

- Melankolia nuk duhet të mungojë në këngë sepse ajo është emocioni është energjia që e transmeton fabulën e këngës.

“Vetëm një herë” thua ti në një këngë... Çfarë do të kishe dashur të bëjë edhe njëherë të vetme?

- Nuk e di, ndoshta disa gjëra, ndoshta shumë gjëra.

- Është e lehtë të mbash gjallë vëmendjen e atyre që kanë ardhur për të të dëgjuar në një mbrëmje?

- Për mua është e lehtë pasi këndoj live me grupin dhe kam mundësi për të komunikuar me ta në çfarëdolloj mënyre.

- Në planin emocional, si është kjo periudhë për ty? - Mirë, super. -Bën gjithnjë atë që thotë zemra apo një pjesë të mirë të vendimmarrjeve ia beson arsyes?

- Është një kombinim mes asaj që më thotë zemra dhe po ashtu edhe arsyes.

- Nëse në një restorant shkruan: “Mirë se vini në Parajsë” çfarë pret të gjesh në të?

- Shumë problem kjo pjesë. (Buzëqesh) Aty pres atë që nuk do jetë ashtu sepse shumica e restoranteve që janë kualitative nuk kanë as emër, janë shumë private e punojnë vetëm me rezervime, prandaj nuk i besoj shumë këtyre shoë off restoranteve.

- Tre veprimet e fundit që bën para se të dalësh nga shtëpia? - Dush, parfum, ushqim. - Botën e lëviz zilia, krenaria, inati apo dashuria?

- Do doja shumë që t’a ud- hëhiqte dashuria por ja që janë të gjitha prezente dhe ndoshta nuk do ishte interesante qoftë edhe sikur vetëm njëra ta udhëhiqte.

- Ajo që çmon më shumë nga bota që të rrethon?

- Janë shumë gjëra po më shumë çmoj sinqeritetin, dashurinë, punën e palodhshme dhe energjinë pozitive nga të tjerët.

- Komplimentet i merr më tepër si…!

- Punëtor i palodhshëm, këngëtari më i mirë dhe karagjoz. - Nga kush i pranon kritikat? - Nga të gjithë për ato të përgjithshmet, kurse ato që më interesojnë më shumë kam dëshirë ti pranoj nga njerëzit profesionistë.

- Në ç’rast e ndjen veten të mbërthyer nga kurioziteti?

- Kam qejf të jem kurioz gjatë gjithë kohës.

- Çfarë zgjon tek ti stina e verës?

- Dashurinë për natyrën, unë dal çdo ditë me biçikletë maleve dhe ndjesia që përjetoj në natyrë sidomos gjatë verës është shumë inspiruese.

- Çfarë ta sjell ripërtëritjen e shpirtit dhe të mendjes?

- Pozitiviteti, kreativiteti, natyra, dashuria.

- Në jetë ke ecur me qëllime të caktuara?

- Qëllime profesionale po prapë se prapë duhet ta pranojmë jetën edhe ashtu si vjen. - Mentori përballë femrave… - Ende i pavendosur me cilën do jetoj (qesh). - Ato përballë teje? - Njëlloj. - Femra është për ty… - Krijimi hyjnor i dashurisë njerëzore.

- Ç’ndjesi të ngjall përcaktimi “djalë seksi”?

- Nuk e di, unë nuk jam model dhe nuk e kam qejf të më thërrasin ashtu sepse dua të përcaktohem për atë që jam, pra artist.

- Ç’notë do t’i vije aftësisë tënde joshëse? - 15 (qesh) - Diçka që do të doje të ndodhte tani, si me magji?

- Paqe, dashuri në gjithë botën si dhe muzikë live në Shqipëri.

mendjen tënde?

- Janë shumë, do i zbulojmë me kohën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.