Engin Ëztyrk: Roli i parë ku s’quhem Selim

Intervista - - FAQE 1 -

Engin Ëztyrk ka lindur më 28 shtator 1986 në qytetin turk të Eskishehirit. I ati është me orig nga Selaniku. Ai ka luajtur 8 vjet Engin zgjodhi profesionin e të atit Ankara konservatorin shtetëror kohe ai punonte edhe si banakier. Në vitin 2010 ai debutoi me rolin e Selimit në telenovelën Fat - - qëri e lartë”.

- Idenë e parë e kam pasur gjatë një shfaqje teatrale në Eskishehirit, në vitin 2008, kur mendova se do të ishte më mirë të isha në skenë, sesa në sallë me spektatorët. Kuptova se kishte një gabim në skenar dhe i thashë vetes sime “po të isha unë, do të kisha interpretuar kësh

- Cili ishte plani B nëse nuk do të pëlqente aktrimi?

- Unë nuk kam plan B, ose më saktë nuk e mendoj planin B pa u përpjekur në maksimum për A-në. Vetë ideja e të menduarit të planit B më bën të them me vete se nuk mendon aq sa duhet për A-në.

- Si u përgatite për rolin e princit Selim II tek “Sulltani i Madhërishëm”?

- torikë. Nuk kam qenë shumë i fortë në histori gjatë shkollës, kështu që m’u desh të plotësoja mungesat. Në to nuk kishte shumë informacion për Selimin. Sidoqoftë, u përqëndrova tek Selimi, familja dhe politika e tij dhe e gjeta veten duke analizuar gjithë perandorinë otomane. Kuptova se, nëse bën kërkime në një subjekt që të intereson vërtet, atëherë historia të bën për vete. Në shkolla e mësojmë historinë në mënyrë mekanike “Kush kanë qenë sulltanët e perandorisë dhe sa vjet kanë udhëhequr ata?”. Ne nuk studiojmë dobësitë, pasionet dhe fuqitë e tyre, duke harruar se ata kanë qenë njerëz të zakonshëm si ne të gjithë.

- Mendon se ke gjëra të përbashkëta me Selimin?

- Ekziston gjithë pyetja “Nëse do të isha unë” në aktrim. Ia kam bërë vetes këtë pyetje dhe përgjigja është se unë, po të isha në vend të tij, do t’i jepja prioritet jetës private në vend të dëshirës për fron dhe intrigës.

- Në serial ti krijoje një dyshe të mirë me Merve Bollurin (sulltanesha Nurbanu)

- Po, është e vërtetë, ne krijuam një lidhje me Merven dhe me të shumë, me orë të zgjatura dhe rrinim shumë orë bashkë. Vjen një moment që kjo krijon afërsi dhe miqësi mes nesh.

- Me cilën nga gratë e famshme të së shkuarës do të kishe rënë në dashuri?

- Mata Hari është e vetmja grua që më ka lënë mbresa, jo aq me bukurinë, sesa me historinë e saj. Do të kisha pasur dëshirë ta takoja dhe me siguri që do të kisha rënë pre e saj...

- Cila është këshilla më e mirë që ke marrë deri më sot në profesionin tënd?

- Një ditë, profesori ynë na tha në klasë: “Mos iu fusni aktrimit nëse doni thjesht të bëni gjoja”. Kjo është e vërtetë, që të jesh aktor nuk duhet të bësh gjoja, duhet të jesh i sinqertë. - Ç’kuptim ka fama për ty? - Është shumë e bukur, e ëmbël dhe eksituese si rinia, por një ditë vjen plakja. Fama, emri dhe njohja mbarojnë në një moment, nuk duhet të verbohesh prej tyre.

- Roli yti parë ishte ai i Selimit në serialin Fatmagyl, ku ti luaje rolin e një përdhunuesi. Si u ndjeve me këtë rol?

- lim mendohej të hiqej, por pastaj u la dhe ajo ngjalli shumë kritika. Kjo skenë zinte vetëm 10 minuta në 81 episodet e kësaj telenovele. Kritikat për këtë skenë nuk më prekën aspak, tashmë jemi mësuar me kritika të tilla në vendin tonë. Mund të them se nuk jam ndjerë keq prej tyre.

- Në të dy serialet emri i personazhit tënd ishte Selim. Që të dy këta kanë zakonet e tyre të këqija dhe dobësitë e tyre. Ç’gjë tjetër të përbashkët kanë ?

- Të dy Selimët duket se janë negativë por janë edhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Tek të dy theksohen tiparet e tyre negative, por, sipas mendimit tim, ata kanë edhe anë pozitive. Për shembull, Selimi II nuk do të bëjë luftë. Ai pi vërtet, por ai nuk e bën këtë nga kënaqësia, thjesht do të harrojë botën në të cilën ndodhet. Ai nuk ka mundësi zgjedhjeje, ose bën atë që i thonë, ose e vrasin. Sulltan Mehmeti kishte një thënie që e njohim të gjithë: Një ditë, kur të vdesë sulltani, ai do të hipë në fron dhe do të vrasë të vëllezërit, ose njëri nga ata do të vrasë Selimin për t’i marrë fronin.

- Çfarë të pëlqeu më shumë tek roli i Keremit në serialin “Shoqëri e lartë”?

- Shoqëria e lartë është një komedi romantike, e shoqëruar me një dramë familjare. është një rol intensiv, jo i thjeshtë dhe i mbushur me emocione. Më pëlqen edhe që është ndryshe nga rolet e tjerë.

- Çfarë roli të doje të luaje tani?

- Gjithmonë kam dashur të luaj rolin e një vrasësi në seri, ose një djali me sindromën Daun, por kryesorja është që dua të vazhdoj të luaj!

- Ti je biond. Nga e ke prejardhjen?

- Unë kam lindur në Eskishehir, por im atë ka ardhur nga Bullgaria, ndërsa ime më nga Selaniku.

- E fut veten në kategorinë e “djemve të këqinj”?

- Nuk e konsideroj veten time të tillë, por nuk them as që jam ëngjëll. - Çfarë familjeje ke ti? - Unë i përkas një familjeje të shtresës së mesme, babai ushtarak, mamaja shtëpiake, kam edhe tre motra.

- Çfarë kujtimesh ke nga fëmijëria?

derisa u bëra 11 vjeç. Më kujtohet çdo cep i saj, ishin vite të buku vend i mrekullueshëm lojërash pak a shumë të të njëjtës moshë dhe ne fëmijët ishim moshatarë. Më kujtohet që nuk luanim dot as futboll, pasi bëheshin katër skuadra me fëmijë. Kam ende shokë të asaj periudhe...

- Kush të bën të qeshësh më shumë?

- Shoku im, Timuçin Eraslan Bashgyl. Ai është aktor dhe një djalë me shumë humor. - Çfarë të trishton më shumë? - Kujtimi i shokut tim Burak, me të cilin kisha një miqësi 10 vjeçare. Ai vdiq në një aksident automobilistik.

- Çfarë është gjëja në jetë, të cilën nuk e pranon dot?

- Unë jam i shenjës së Peshores dhe ajo që nuk pranoj dot është padrejtësia. Më vjen keq që ende përballemi me të çdo ditë.

- Ke arritur t’i kuptosh gratë?

- Fare! (qesh) Ajo që nuk kuptoj është fakti se pse ato duan të të ndryshojnë pasi të kanë pranuar njëherë ashtu si je.

- Çfarë të bën përshtypje tek një grua kur e sheh për herë të parë?

- Vetëbesimi. Nëse një grua ka vetëbesim, vështrimi, e ecura, stili i veshjes së saj ndryshojnë. Mund të thuash që vetëbesimi ndryshon aureolën e një gruaje. - Je xheloz? - Jam, por jo i sëmurë. Në fakt, xhelozia është e nevojshme për ta mbajtur ndjenjën gjallë... - A qajnë burrat? - Të gjithë ata që kanë ndjenja, qajnë, bile edhe kafshët.

- Cilin tipar pëlqeni më shumë tek vetja?

- Ndjenjën e drejtësisë. Në fund, është ajo që do të na shpëtojë. Të vjetrin e quanin sensi i “barazisë”.

- Kur mendon se mbaron rinia?

- Kur i jep fund përpjekjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.